• Feed RSS

Informacione per Nënë Terezën.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.
Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Republika e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlande. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruaj dy tri rreshta per juve. Lamtumire, e deshiroj qe Zoti t’ju jap gjithcka qe ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjerat më të përzemerta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria nuk heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa.”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Disa nga çmimet dhënë në vite Nënë Terezës:

Çmimi Damian Dutton
1962 – Çmimi Ramon Magsaysay
1973 – Çmimi Templeton
1978 – Çmimi Balzan
1979 – Çmimi Nobel për Paqe
1980 – Çmimi Bharat Ratna
1985 – Çmimi Medal of Freedom
1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.

Medaljet Urdhri “Nënë Tereza”

Urdhri “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.
Medalja humanitare “Nëna Terezë” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë dekoratë bëhet nga presidenti i Kosovës.
Wikipedia, Enciklopedia e Lirë, Gusht 2010
Inflacioni eshte nje nga problemet me te rendesishme ne ekonomi. E thene thjesht inflacioni eshte shpejtesia e rritjes se cmimeve te te mirave dhe sherbimeve. Inflacioni njehsohet me CPI (Consumer Prices Index) ose me RPI (Retail Prices Index). Secila nga keto drejtohet nga cmimet e qindra gjerave mbi te cilat ne shpenzojme duke perfshire buken, biletat e kinemase apo shishet e birres dhe gjurmon se si ndryshojne keto cmime me kalimin e kohes.

Nga nje perspektive tjeter Inflacion kemi kur nje forme e caktuar valute fillon te kete me pak vlere me kalimin e kohes. Shkaktaret kryesore jane perceptimi i vleres nga njerezit dhe principi ekonomik i ofertes dhe kerkeses.

 Shpejtesia e ndryshimit te inflacionit shprehet me perqindje. Nese CPI eshte 3%, kjo do te thote qe mesatarisht cmimi i produkteve dhe sherbimeve qe ne blejme eshte 3% me e larte se vitin e meparshem 


Ose e thene ne fjale te tjera do te na duhej te shpenzonim 3% me shume per te blere te njejtat gjera qe bleme 12 muaj me perpara.
RPI perfshin kosto te tilla si vlera e interesit te hipotekes apo taksa te tjera. Dhe kto perbejne vecse nje fraksion te vogel te ndryshimeve mes CPI dhe RPI.
Ndryshimi kryesor eshte se edhe pse perdorin te njejtat te dhena  e llogarisin inflacionin duke perdorur formula te ndryshme.
Formula qe CPI perdor merr parasysh qe kur rriten cmimet, disa njerez do drejtohen nga alternativa me cmim me te ulet. Pershembull do ndrojne nje marke biskotash me te shtrenjte me nje tjeter. Kjo gjithmone rezulton ne nj vlere CPI me te ulet se RPI afersisht ne te gjitha rastet.

INFORMACION PER PLANETET.




Planetet jane trupa qiellor te erret qe rrotullohen reth nje ylli.Ne sistemin tone diellor njihen nente planete:Merkuri, Aferdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, dhe Plutoni.Planetet nga Merkuri deri te Saturni kane qene te njohur qe nga kohet e lashta, sepse mund te shikohen me sy te lire.Urani u zbulua nga Herschel me 1781,kurse eksistenca e Neptunit u parashikua nga Verrier dhe Adams dhe u verifikua nga Galle me 1846.Ne 1930 Tombaugh zbuloi Plutonin.Te gjithe planetet me perjashtim te Merkurit dhe Aferdites kane satelite nje ose me shume.Te gjithe planetet rrotullohen ne menyre te drejte me orbita eliptike reth diellit sipas ligjit te Keplerit.
Kliko per ta zmadhuar!
Merkuri eshte nje nga planetet me afer diellit.Ka nje distance prej diellit midis 46 dhe 69 milion km.Kryen nje rrotullim te plote rreth djellit per 88 dite deri ne 115 dite.Ky ndryshim i kohes se rrotullimit reth djellit eshte shkak i planeteve te tjere qe e ndryshojne terheqjen planetare te merkurit.Largesia midis Tokes dhe Mekurit eshte midis 79 dhe 218 milion km.Diametri i tij eshte 4850 km afersisht 38% diametri i tokes.Masa e planetit eshte 3 x1023kg.Eshte nje planet qe nuk ka atmosfere dhe arrin dhe kalon nje temperature prej 500ºC masksimale dhe -210 ºC minimale.Nga vezhgimet e ndryshme eshte vene re se Merkuri ka nje siperfaqe shume te ngjashme me ate te henes, dmth te mbuluar nga shume kraterash meteoresh.
Kliko per ta zmadhuar!
Aferdita ose sic quhet ndryshe Venusi eshte nje nga planetet me te ngjashem me Token.Aferdita eshte planeti i dyte pas Merkurit, per nga largesia me diellin.Ky planet reflekton reth 69% te dirtes diellore qe mer, ka nje mase sa 81% sa ajo e Tokes, diametri eshte reth 12100 km dhe nje terheqje gravitazionale 88% sa ajoe Tokes.Ky planet e kryen rrotullimin reth diellit per 224 dite dhe rrotullimin reth boshtit te vet per 243 dite.Ka nje atmosfere te dendur me nje presion 90000 milibar dhe me nje temperature reth 465 ºC.Pjesa me e madhe e atmosferes se ketij planeti perbehet nga CO2 reth 96%, vendin tjeter e zene azoti, oksigjeni molekular, SOdhe CO.
Kliko per ta zmadhuar!
Toka bashke me Merkurin, Aferditen dhe Marsin perbejne grupin e planeteve tokesor, per shkak te ngjashmerive dhe te ndertimit te brenshem.Rezja e Tokes eshte saktesisht 6356 km ne pol dhe 6378 km ne ekuator, dmth planeti ka nje forme disi te shtypur.TerheqjaKliko per ta zmadhuar!gravitacionale eshte mesatarisht 9,8m/s2.Prezenca e nje qendre metalike ne toke dhe Kliko per ta zmadhuar!rrotullimi reth vetes jane shkak i lindjes se nje fushe manjetike te dobet por qe mund te zbulohet me nje gjilpere manjetike.Distanca mesatare e tokes nga dielli eshte reth 150 milion km.Teorit mbi origjinen e tokes jane te lidhura me teorit mbi origjinen e sistemit djellor ne pergjithsi.Mosha e tokes mendohet se eshte reth 3 miliarde vjet.

Kliko per ta zmadhuar!
Marsi eshte planeti i katert per nga largesia nga djelli dhe eshte me i aferti me token.Leviz me nje orbiteMarsi me oqeane! eliptike dhe ka nje distance mesatare nga djelli reth 227 milion km, dhe nje rrotullim te plote reth djellit e kryen per nje kohe 1,88 vite.Diametri i marsit eshte 6787 km dhe masa e tij eshte 0,107 here sa ajo e tokes.Terheqja gravitacionale eshte 38% sa ajo e tokes dhe shpejtesia e daljes nga marsi eshte reth 5 km/s.Marsi rrotullohet reth vetes per nje kohe reth 24h37'.Marsi ka dy satelite ne forme shume te parregullt te cilet kane nje largesi nga marsi reth 9000 km dhe 24000 km.Marsi ka nj siperfaqe shume te cregullt e cila karakterizohet nga male shume te medhenj qe arrin lartesine mbi 26km dhe siperfaqa gjithashtu eshte e bombarduar nga shume meteor dhe krateri me i madh qe ndodhet ne mars eshte me nje diameter prej 2000 km dhe quhet Hellas.Temperatura mesatare e planetit eshte reth -50ºC, dhe atomosfera eshte e rralle dhe perbehet nga reth 96% prej CO2 pastaj permban edhe azot argon,oksigjen, avuj uji.
Jupiteri eshte planeti i peste i sistemit diellor dhe me i madhi nga te gjithe.Masa eKliko per ta zmadhuar! jupiterit eshte sa dyfishi i te gjithe planeteve te vene bashke, dhe eshte 318 here me e madhe se masa e tokes, dhe nje terheqje gravitazionale reth 2,54 here me te madhe se te tokes.Edhe pse jupiteri ka nje distance shume te madhe nga toka reth 590-965 milion km , eshte nje nga planetet me te ndritshem dhe mund te shikohet ne qiellin e nates.Perberja e jupiterit eshte prej hidrogjeni metalik.Temperatura mesatare e jupiterit eshte reth -160ºC .Ky planet rrotullohet reth vetes shume shpejt sa qe nje rrotullim e kryen per nje kohe reth 10 ore.Ka nje atmosfere shume te dendur me re qe arrijne nje shpejtesi reth 360km/h.Ne kete planet me 22 dhjetor 1995 ra kometa Shoemaker-levy.Kometa hyri ne atmosferen e jupiterit me nje shpejtesi reth 60km/s duke shkaktuar shperthime energjitike nga 25000 megaton.Jupiteri ka 16 satelite qe rotullohet reth tij dhe kater satelitet me te medhenj jane Io, Europa, Kalisto, dhe Ganimede.Nje rrotullim te plote reth djellit ky planet e kryen afersisht per reth 4.33 vjet.
Saturni eshte planeti i gjashte i sistemit diellor i njohur qe nga lashtesia per Kliko per ta zmadhuar!njerezimin.Saturni leviz rreth djellit me nje periode prej 29 vjetesh.Largesia nga toka eshte 1200-1650 milion km.Diametri i tij ekuatorial eshte 120660 km me nje diference prej 12070 km nga diametri polar.Ky ndryshim eshte shkak i shpejtesis te madhe te rrotullimit rreth vetes, te cilen e kryen per 10 ore e 14 min.Ka nje mase 95 here me te madhe se ajo e tokes dhe terheqja gravitazionale eshte reth 1,15 here me e madhe se ajo e tokes.Atmosfera e saturnit eshte e ndertuar prej metani, amoniak, dhe hidrogjen.Por perbersit kryesore te Saturnit jane hidrogjeni dhe heliumi.Temperatura mesatare e planetit eshte -180ºC.Ky planet leshon nje energji 2,4 here me te madhe se ajo qe thith nga dielli.Planeti eshte i rrethuar ne planin ekuatorial nga unaza te ndara ne 7 fasha.Ky planet ka 18 satelite, midis te cileve eshte edhe Titano, Teti, Rea.
Urani eshte planeti i shtate i sistemit diellor. Atmosfera e uranit ka nje trashesi prejKliko per ta zmadhuar! 11000km dhe nje temperature prej -210ºC dhe nje presion prej qindra atmosferash.Perioda e rotullimit rreth vetes eshte 17 ore.Atmosfera e tij prebehet nga metan hidrogjen dhe uje, te cilet ne siperfaqen e uranit ndodhen nen nje presion prej 2 milion atmosferash duke formuar nje gjendje te lengen.Reth tij orbitojne 15 satelite.Largesia nga dielli eshte reth 2870 milion km.
Neptuni planeti i tete i sistemit diellor u zbulua me 1846 nga Galle dhe d'Arrest mbiKliko per ta zmadhuar! bazen e llogarive te bera nga Verrier mbi vezhgimin e planetit Uran, orbita e te cilit devijonte nga ajo e llogaritur.Ndodhe ne nje largesi nga dielli reth 31 here me larg se toka dhe kryen nje rrotullim te plote reth tij per 164 vjet, dhe nje rrotullim reth boshtit te tij per 18 ore.Eshte i rethuar nga re te gazta qe perbehen prej metani, amoniak , hidrogjen dhe helium.Ne neptun fryjne era qe arrijne 1000km/h.Ky planet ka 8 satelite si Tritone me i madhi, Proteo, Despina, Naiade,Nereide,Thalassa,etj.Masa e neptunit eshte 17 here me e madhe se masa e tokes dhe ka nje diameter prej 48400km.Temperatura mesatare ne siperfaqene tij eshte -220ºC.
Plutoni eshte planeti i fundit i sistemit diellor i zbuluar me 1930.Distanca e tij nga dielliKliko per ta zmadhuar! eshte reth 5900 milion km.Karakteristika kryesore e ketij planeti eshte se orbita e tij kryqezohet me orbiten e neptunit dhe plutoni qe nga 1979 deri me 1999 ka qene brenda orbites se neptunit.Kjo gjendje ka shtyre shume ekspert te mendojne qe ne te kaluar plutoni ka qene nje satelite i neptunit i cili ka pase dale nga fusha gravitazionale e neptunin per arsye akoma te panjohura.Plutoni eshte nje nga planetet me te vegjel te sistemit diellor me nje diameter prej 2320km dhe nje terheqje gravitazionale 10 here me te vogel se ajo e tokes.Ne siperfaqen e tij ka metan te ngrire dhe nje temperature -230ºC.Ky planet ka vetem nje satelit karonte dhe eshte i vetmi planet qe rrotullohet ne drejtim antiorar reth djellit dhe nje rrotullim te plote reth tij e kryen per 224 vjet kurse reth vetes per 6 dite e 9 ore.
Kliko per ta zmadhuar!Dielli eshte ylli qendror i sistemit tone djellor.Eshte nje sfere e gaste qe leshon energji ne forme elektromanjetike dhe korpuskulare.Kete energji djelli e prodhon me ane te mekanizmit te perzierjes termonukleare.Diametri i diellit eshte 1,392 milion km dmth 109 here me i madh se diametri i tokes.Ka nje mase prej 2 x 1023 kg ose 750 here me te madhe se masa e te gjithe trupave te sistemit djellor.Terheqja gravitacionale eshte 274m/s2 dmth 28 here me e madhe se ajo e tokes, dhe ka nje shpejtesi daljeje prej 617km/s.


Nëse unë jam pre-diabetik ose kam diabet, a më duhet mua ta lë duhanin? PO! Duhani rrit rrezikun e problemeve serioze të shëndetit të lidhura me diabetin. Njerëzit që janë pre-diabetikë janë që tashmë në një rrezik të madh të sëmundjes së zemrës. Duhani e përkeqëson këtë akoma dhe më shumë. Ju mund ta përmirësoni shëndetin tuaj duke e lënë atë. Lënia e cigares në çfarëdolloj moshe do të përmirësojë shëndetin tuaj, por sa më herët që ju të hiqni dorë aq më mirë do të jetë për ju.

Pse është kaq e vështirë për ta lënë?

Duhani përmban nikotinë, një nga substancat më problematike të njohura. Ajo shkakton varësinë fizike dhe psikologjike dhe e bën zakonin e pirjes së duhanit shumë të vështirë.

Si ndikon duhani në shëndetin tim?

Duhani prek shëndetin tuaj në shumë mënyra. Ai mund të:
  • Rrisë rrezikun e atakut të zemrës dhe sëmundjes kardiovaskulare, krahasur me joduhanpirësit që janë pre-diabetikë ose që kanë diabet.
  • Rrisë nivelin e glukozës në gjak. Duhani mund të rrisë rezistencën e insulinës dhe të stimulojë hormonet e stresit. Të dyja rrisin nivelin e glukozës në gjak dhe e bëjnë më të vështirë menaxhimin pre-diabetikdhe të diabetit.
  • Rrisë rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, kancerin e gojës dhe të fytit.
  • Të kontribuojë tek nervi dhe dëmtimi i venave të gjaku-t.
  • Të bëjë që enët e gjakut të ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e oksigjenit që arrijnë indet e trupit. Kjo është për shkak të shumë komponimeve të dëmshme të duhanit dhe tymit të thithur.
  • Rrisë rrezikun e disfunksionit erektil (e njohur edhe si impotencë).
  • Rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve serioze në këmbë dhe dëmtimeve në veshka.
  • Rrisë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve dhe mishrave të gojës.
Duke lënë duhanin, ju mund të zvogëloni rrezikun tuaj ndaj një sërë kushtesh të rrezikshme për jetën, duke përfshirë kancerin e gojës dhe të fytit, mushkërive, atakut në zemër, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të syve dhe dëmtim të nervit tuaj dhe enëve të gjakut. Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të përmirësuar glukozën tuaj në gjak.

Si të ulësh rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

  • Mos pini cigare;
  • Mbani kolesterolin, trigliceridet dhe presionin e gjaku-t brenda normave të rekomanduara;
  • Ndiqni një të ushqyer të shëndetshëm dhe mundohuni të mbani peshën e trupit sa më  normale që të jetë e mundur;
  • Bëni aktivitet të rregullt fizik;
  • Mbani nivelin e glukozës në gjak brenda normave të rekomanduara;
  • Flisni me doktorin në lidhje me ilaçin e aspirinës. Kjo mund të ndihmojë njerëzit që janë në një rrezik të lartë.

Pse njerëzit pinë duhan?

Njerëzit pinë për shumë arsye. P.sh. pirja e duhanit mund të:
  • Bëjë një person që të ndjejë që ato kanë më shumë energji. Kjo sepse nikotina mund të veprojë si një stimulant.
  • Ndihmojë një person që të ndihet më në formë.
  • Sjell dëshirë për momentin.
  • Ndalojë urinën.
Nëse ju jeni përpjekur për ta lënë, por jeni rikthyer tek duhani sepse e kishit shumë të vështirë, ju akoma keni mundësinë që ta lini atë në mënyrë të suksesshme.

Si mund ta lë unë?

Është e zakonshme për duhanpirësit që të përpiqen për ta lënë shumë herë përpara se të vendosin për ta lënë atë përfundimisht. Planifikoni përpjekjet tuaja për ta lënë dhe  merrni mbështetje nga doktori, qendra e lënies së cigares dhe miqtë tuaj dhe familjarët, të cilët mund të rrisin mundësitë tuaj për sukses.

Këshilla për lënien e duhanit

  • Mos pini cigare në shtëpinë tuaj. Keni më shumë mundësi që të keni sukses.
  • Hidhni poshtë cigaret, çakmakët dhe tavllat e duhanit nga shtëpia dhe makina juaj.
  • Nëse njerëzit që jetojnë me ty pinë cigare, sugjeroni që edhe ato ta ndalojnë pirjen e duhanit ose ta pijnë jashtë shtëpisë. (Mbani mend që fëmijët vuajnë nëse ju e pini cigaren brenda).
  • Punoni sesi ju mund të përballoni vendet dhe situatat që ju bëjnë juve që të pini.
  • Bëni plane: konsideroni alternativat e gjërave që ju mund të bëni në vend të pirjes së duhanit kur ju ndjeni dëshirën për të pirë. Gjithsesi, mundohuni ti rezistoni tundimit për të pirë kafe, çaj ose kola. Në fakt, është mirë për të pirë sa më pak kafeinë, pasi trupi do të mbajë më shumë kafeinë kur ju ta lini. Në vend të saj, provoni ujin ose lëngje me përmbajtje të ulët kafeine.
  • Mbani mend se çdo dëshirë zgjat vetëm pak minuta.
  • Përdorni këtë metodë: SHMANGNI duhanin–MERRNI frymë thellë–PINI sa më shumë ujë–BËNI diçka tjetër.
  • Flisni me familjarët dhe miqtë tuaj sesi mund t’ju ndihmojnë dhe kurajojnë për ta lënë.
  • Trajtojeni veten me lekët që keni kursyer. Puna juaj meriton që të shpërblehet!

Të kuptuarit se pse ju pini

  • Nëse mendoni se cigarja ju jep juve më shumë energji, shikoni në gjëra të tjera për të rritur nivelin e energjisë tuaj. Kjo mund të përfshijë bërjen e më shumë aktiviteti fizik, të ngrënit shëndetshëm, duke fjetur më shumë gjumë, shmangien e mërzisë, p.sh. duke bërë një aktivitet të ri që ju nuk mund ta bënit ndërkohë që pinit cigare.
  • Në qoftë se të paturit e një cigareje në dorën tuaj ju bën të ndiheni më të qetë,  mendoni për mënyra të tjera për tu ndjerë më të relaksuar. Ju mund ta provoni duke mbajtur një “top stresi” në dorën tuaj, duke dëgjuar muzikë, duke bërë diçka aktive, të tilla si duke shkuar për një shëtitje. Më e rëndësishmja, mendoni për arsyet që ju ndiheni të stresuar. Përpiquni të gjeni mënyra për tu marrë me to apo ta diskutoni me mjekun tuaj. Gjithashtu referojuni Menaxhimit të Stresit dhe fletëve të informacionit të diabetit.
  • Nëse juve ju shijon pirja e cigares, mundohuni të mendoni për përfitimet e lënies së duhanit (shihni më poshtë) dhe gjërat që ju mund të bëni në vend të saj.
  • Shumë njerëz pinë cigare në mënyrë që të reduktojnë të ngrënët e tyre dhe mendojnë se ato marrin peshë nëse heqin dorë. Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me marrjen e peshës, konsideroni rritjen e aktivitetit fizik dhe flisni me doktorin tuaj ose një dietolog të akredituar për mënyrën sesi të ulni marrjen e peshës.

Përfitimet e mospirjes së duhanit

Lënia e duhanit mund që të:
  • Zvogëlojë rrezikun tuaj të atakut në zemër dhe sëmundjes kardiovaskulare;
  • Zvogëlojë rrezikun tuaj të kancerit;
  • Zvogëlojë rrezikun e problemeve me enët e gjakut dhe rrezikun e mpiksjes së gjakut;
  • Zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kataraktit dhe sëmundjes së rëndë të syve;
  • Pëmirësojë ndjenjën tuaj të shijimit;
  • Lehtësojë kollitjen;
  • Përmirësojë aftësinë tuaj për të marrë pjesë dhe shijuar aktivitetin fizik (pa patur probleme frymëmarrjeje);
  • Shpëtojë ju dhe rrobat tuaja nga era e tymit të duhanit;
  • T’ju japë një ndjenjë kontrolli dhe pavarësie pa pasur nevojë që të mbështeteteni tek cigaret për t’u ndjerë të lehtësuar;
  • Të ruani paratë tuaja dhe/ose t’ju lejojë juve për ti shpenzuar ato për gjëra të tjera që pëlqeni.
Cfare eshte dielli ?
Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë  të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga tetë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko - romake. Dielli është ylli në qëndër të sitemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë.
Shenja astronomike e diellit është .

Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.

BlogRoll

Popular Posts