• Feed RSS
Pana eshte nje lloj i ajkes se qumeshtit.
Pana ka përkthimin në shqip ajkë ose mazë.Por shumë nga ne mund të ngatërrohen me këtë përkthim. Eshtë e vërtetë që pana është pjesa e ajkës së qumështit, por nuk mund ta marrim në kushtet e shtëpisë duke zier thjesht qumështin. 


Pana është një nënprodukt i qumështit që karakterizohet nga përmbajtja e madhe e yndyrës. Ajo nxirret nga qumështi me një proçes centrifugimi që ndan molekulat e yndyrës nga pjesa tjetër e lëngshme e qumështit. Në një litër qumësht nxirret rreth 35 gramë yndyrë.
Pana gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Ekziston pana e freskët e cila ka një skadencë të shkurtër. Mund ta përdorim si për receta të ëmbla ashtu dhe për ato të kripurat. Kur e rrahim me rrahësin elektrik, bëhet si shkumë dhe e përdorim për ëmbëlsira të ndryshme. Këtë lloj pane mund ta përdorim edhe pa e rrahur duke e shtuar në shumë salca për makarona e jo vetëm.
Ekziston pastaj edhe pana e kuzhinës që është e konservuar dhe ka një skadencë disa mujore. Këtë lloj pane mund ta rrahim me rrahësin elektrik, e përdorim vetëm në receta të kripura.
Në Shqipëri ky nënprodukt i qumështit njihet më shumë me emrin pana sesa ajkë ose mazë. Për këtë arsye edhe ne kur shkruajmë përbërësit e recetave e shkruajmë me emrin pana.

Obeziteti. Cfare Eshte?

Shume njerez vuajne nga obeziteti, por qe ta parandalojme ate apo ta tejkalojme duhet te mesojme ne fillim se cfare eshte obeziteti.

Cfare eshte obeziteti ?Semundja e shekullit te XXI.
Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt.
Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe te obezitetit, përdorim Body Mass Index ( BMI ).
BMI = Pesha / Gjatesia2 ( Kgr/m2 )
Nje person klasifikohet mbipeshe kur BMI eshte midis 25 – 30 ndersa si obez nese eshte ≥ 30.
Per shembull nje person qe eshte 97kg dhe gjatesi 1,76, ka BMI 31,3…eshte obez !

Klasifikimi
BMI
Nënpeshe
<18 br="">Peshe normale
18,50 - 24,99
Mbipeshe
25,00 – 29,99
Obez
>30
Klasifkimi i te rriturve ne baze te BMI
Cfare eshte obeziteti ?
Cfare eshte obeziteti? Semundja qe vret.










Nga vjen obeziteti?

Etiologjia e obezites eshte shumefaktor, por shkaku themelor eshte ngrenja e tepert...Obezita mund ti ndodhe te gjitheve. Megjitheate disa grupe jane me shume ne rrezik te behen te obez. Faktore te tjere qe lidhen me obezen jane :
• Stresi, lodhja, trishtimi
• Mosha
• Disa ilace
• Çrregullime hormonale
• Nderprerja e pirjes se duhanit ( kjo nuk do te thote qe te pini duhanin, perkundrazi )
• Mbajta e kileve te teperta te shtatzanise
• Trashëgimia
Cfare semundje dhe problme shendetesore shkakton dhe rendon obeziteti ?

Obeziteti eshte nje situate shume renduese per shendetin dhe eshte e lidhur me shume semundje :
• Zemra ( infrakt ne zemer )
• Sistemi i eneve te gjakut ( tensioni i gjakut, athirosklirosis )
• Sistemi I frymemarrjes ( syndrome kufizues, apnea ne gjume )
• Sistemi hepato-temth ( gure ne melci, dhjamth ne melci )
• Hormone dhe funksionet metabolike ( diabet, kolisterol etj )
• Funksioni i veshkave
• Nyejt dhe muskujt
• Lekure
• Rrezik kirurgjikale
• Crregullime riprodhuese dhe funksione seksuale
• Crregullime psikollogike dhe sjellje shoqerore …etj
Si mundet njerezit obezit te humbasin kilet e teperta ?

E para duhet te vendosin me siguri qe duan te humbasi kilet, ti nenshrohet nje seri analizave laboratike te gjakut ( p.sh kolisterol, hormonale etj ) per te indetifikuar shkakun e obezites dhe pastaj ti drejtohet nje dietologu i cili do pergatisi nje diete ne nevojat dhe zakonet e pacientit

Ndihme te madhe mund te ju ofrojne keto rregulla – keshilla :

• Ndiqni nje diete me te gjitha grupet e ushqimeve e bazuar me rekomandimet e dietes mesdhetare. Perjashtoni ushqime qe kane shume yndyra dhe sheqer.

• Zgjidhni dhe perdorni produkte me pak sheqer ( produkte light ). Pakesoni sheqerin e thjeshte, sheqerin ne embelsirat, pijet me gaze, lengjet nektar. Sa me rralle ne dieten tuaj aq me mire.

• Zgjidhni dhe perdorni qumesht dhe kose me pak indyre 1,5 – 2 %

• Mos perdorni produkte me shume kripe per shembull : snack, arra dhe bajame me kripe , sallamra dhe djathe te kriposura. Shume kripe lidhet me tensionin e larte, me semundje zemre etj

• Perdorni 5 rracjone fruta dhe perime cdo dite te fresketa e te kohes. 1 rracjon frute = 1 molle ose portokalle ose dardhe mesatare. 1 rracjon perimesh = 1 flixhane nes kafeje domate ose kastravec etj

• Vaji kryesor per gatesen tuaj duhet te jete vaj ulliri. Mos perdorni shume gjalpe dhe vajra te tjera. Konsmoni peshke 1-2 here ne jave te cilet kane omega3

• Perdorni «drithë» qe kane fibra. Drithë ( carbohydrates) me fibra jane makaronet, orizi, patate, pulse por te gatuara me pake vaje

• Pakesoni konsumimin e alkoolit

• Te beni stervitje cdo dite. 20- 30 min ecje ju ndihmon te keni nje peshe ideale.

• Pini uje…shume uje 8 – 10 gota te pakten cdo dite
Ilacet dhe operacionet jane efektive per trashjen ?
Ilacet qe perdoren per trajtimin e obezites fshehin shume rreziqe per shendetin e njeriut. Nuk ndihmojne per uljen e yndyres te trupit, perkundrazi sjellin probleme.
Operacionet kirurgjike eshte metoda e fundit per trajitmin e obezites dhe duhet te kene BMI ≥ 35 por jane te lidhura me semunderi dhe vdekshmeri

Dieta me e mire dhe e vetmja me rezultate reale dhe te perhershme eshte dieta e ekuilibruar qe furnizon trupin me kalorite e duhuara duke kombinuar te gjitha ushqimet por me sasi te vogela !!!

BlogRoll

Popular Posts