• Feed RSS

HEPATITI B; Përcaktim, Statistika, Rrezikshmëria

Rreth Virusit të Hepatitit B (HBV)
Hepatiti B është një nga infeksionet serioze më të zakonshme të mëlçisë në mbarë botën, i cili shkaktohet nga virusi i hepatitit B. Virusi i hepatitit B hyn në trup dhe udhëton në mëlçi nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Në mëlçi, virusi i ngjitet qelizave të shëndetshme të mëlçisë dhe shumohet. Ky shumim i virusit shkakton më pas një përgjigje nga sistemi imunitar i trupit. Njerëzit shpesh nuk janë në dijeni se janë infektuar me hepatit B në këtë fazë.
Mëlçia është baza kryesore e shumëzimit viral të hepatitit B, por gjithashtu është prezent në gjak dhe në lëngje të caktuara të trupit. Kur një person merr fillimisht Hepatitin B, thuhet të ketë një infeksion akut.
Infeksioni i hepatitit B mund të çojë në cirrozë (dhëmbëzim të mëlçisë), kancer të mëlçisë ose dështim të mëlçisë në qoftë se nuk është diagnostikuar dhe menaxhuar.
hbv_map_about_update2
– Dy miliardë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me hepatit B në nivel global.
– Rreth 600 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të pasojave të hepatitit B.
Hepatiti B ka prevalencë më të lartë në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Lindore. Shumica e njerëzve në këto rajone infektohen me virusin e hepatitit B gjatë fëmijërisë (WHO Hepatitis B Fact Sheet).
Normat e larta të infeksioneve kronike janë gjetur edhe në Amazon dhe pjesët jugore të Evropës Lindore dhe Qendrore. Në Lindjen e Mesme dhe nënkontinentin Indian, rreth 2-5% e popullsisë së përgjithshme ka infeksion kronik (WHO Hepatitis B Fact Sheet).
Grupe të tjera me rrezik të lartë të infektimit nga hepatiti B përfshijnë Indigjenët Australianë, njerëzit që marrin pjesë në aktivitet seksual me rrezik të lartë dhe njerëzit të cilët injektojnë droga.
Në vendin tonë (Shqipëri), Hepatiti Viral që takohet më shpesh është Hepatiti Viral A dhe B. Ne hyjmë ndër vendet me prevalence më të lartë për format A dhe B të hepatiteve. Nga studimet e seroprevalencës, të ndërmarra në vite nga ISHP, llogaritet se në vendin tonë rreth 320.000 – 480.000 individë të jenë infektuar nga Hepatiti Viral B, me një prevalencë që shkon nga 7-9%, si dhe rreth 30.000 persona me Hepatit C, me një prevalencë që shkon nga 0.5 në 1.5%.
Prevalenca nga Hepatiti C është shumë më e lartë në disa grupe të popullatës, si meshkujt që kryejnë seks me meshkujt, apo përdoruesit që marrin droga me injeksione. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2011, incidenca e Hepatitit Viral është 54.00 për 100.000 banorë, (moh.gov.al).
Rastet me hepatit B dhe C janë shumë të shpeshta edhe në Kosovë. E veçanta është se të prekur ka edhe në moshat e reja. Sipas statistikave të nxjerra në Kosove rezultojnë rreth 60 % prej të prekurve janë femra, kurse meshkuj 38%, kryesisht të moshës 16-66 vjeç.
Vdekjet nga kanceri primar i mëlçisë janë në rritje më shpejt se çdo shkak tjetër i vdekjes nga kanceri, dhe Hepatiti B kronik i patrajtuar është një kontribues i madh i kësaj. Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mëlçisë vdesin brenda një deri në dy vjet – shumica në muajin e parë pas diagnozës.
Liver_Cirrhosis 

Çfarë ndodh kur infektohesh nga hepatiti B?

Menjëherë pasi virusi HBV hyn në trup, ai infekton qelizat e mëlçisë të quajtura hepatocytes. Në përgjigje të këtij infeksioni, sistemi imunitar synon virusin dhe hepatocytet e infektuara bashkë me të. Kjo shkakton inflamacion të mëlçisë (hepatit).
HBV mund të shkaktojë hepatitin akut, që do të thotë inflamacion afatshkurtër të mëlçisë; sistemi imunitar është në gjendje për të pastruar trupin nga virusi, zakonisht brenda gjashtë muajve nga infektimi me virusin.
Megjithatë, HBV mund të bëhet një infeksion kronik. Kjo do të thotë se sistemi imunitar nuk është në gjendje që ta asgjësojë virusin brenda gjashtë muajve pas infektimit. Me fjalë të tjera, virusi vazhdon të riprodhohet në mëlçinë e personit për muaj e vite pas infeksionit. Kjo mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë dhe kancerit të mëlçisë. Për më tepër, dikush me infeksion kronik HBV mund të transmetojë virusin tek të tjerët.
Disa të rritur të infektuar me HBV kanë më shumë gjasa për të pastruar virusin gjatë fazës akute të infeksionit se të tjerët. Për shembull, pacientët të cilët kanë përgjigje imune të dëmtuar, ata që janë shëruar nga transplantet e organeve, apo janë duke kaluar nëpër kimioterapi ose dializë për problemet e veshkave, apo që marrin terapi steroide për të shtypur sistemin imunitar, ose që janë HIV pozitiv, kanë më shumë gjasa për të zhvilluar HBV kronik se pacientët me përgjigje normale imunitare.
Fatkeqësisht te foshnjet dhe femijët numri i të infektuarëve që zhvillojnë infeksion kronik është i lartë. Rreth 90% e të porsalindurve zhvillojnë Hepatit B kronik, ndërsa rreth 50% e fëmijëve nuk zhvillojnë infeksion kronik.
Individët që rimarrin veten nga Hepatiti akut do të zhvillojnë antitrupa mbrojtës. Pas infeksionit të parë me virusin, trupi di të mbrojë organizmin nga një rimarrje e HBV. Themi se ata bëhen imun ndaj virusit të hepatitit B. Ndërsa ata që nuk mund të eleminojnë virusin edhe pas 6 muajsh infeksion, virusi zakonisht qëndron në mëlçi dhe gjak për të gjithë jetën. Këta individë diagnostikohen me hepatit B kronik.
Edhe pse shumica e individëve me hepatit B kronik bëjnë një jetë të zakonshme, ata janë gjithmonë në rrezik për zhvillimin e e sëmundjeve serioze të mëlçisë gjatë jetës së tyre. Virusi në mënyrë të fshehtë dhe të vazhdueshme sulmon mëlçinë për shumë vite pa u vënë re nga njeriu.
__________________________________________
Referencat
– WHO regional Reference Laboratory for Hepatitis B, Victorian Infectious Diseases Reference Laboratory, Melbourne, Victoria, July 2014.
– World Health Organisation (WHO) (2014). Hepatitis B Factsheet.
– MacLachlan JH, Allard N, Towell V, Cowie BC. The burden of chronic hepatitis B virus infection in Australia, 2011. Aust N Z J Public Health 2013;37(5):416-22.
– http://agjencia.info/2011/02/21/hepatiti-c-si-mund-te-parandalohet
– http://evropaelire.org/content/article/25142418.html

BlogRoll

Popular Posts