• Feed RSS

Karantina perdoret per te ndaluar perhapjen e semundjeve ngjitese. Karantinat jane per njerez apo grupe te cilat nuk kane simptomat por jane ekspozuar ndaj semundjes. Karanatina i mban ato larg te tjereve ne menyre qe te mos perhapet infektimi tek te tjeret ne menyre te pavetedijshme.

Karantina mund te perdoret ne: 

- Rritje e papritur e numrit te rasteve te semundjeve.

- Epidemi, kur merr perhapje shume here me te gjere.

- Pandemi, kur merr permasa me te gjera se epidemia, ne pergjithesi globale ne nature dhe infekton akoma me shume njerez. 

Kur dikush karantinohet nuk është e thënë që të jetë infektuar me koronavirus. Karantinat përdoren për të ndaluar lëvizjen e njerëzve, të cilët mund të jenë të ekspozuar ndaj sëmundjes. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka rekomanduar një periudhë prej 14 ditësh për karantinë, kjo bazuar edhe në kohën e inkubacionit të virusit.

CDC rekomandon që në karantinë të qëndroni në dhomën tuaj, të mbani një maskë nëse rrethoheni nga njerëz, të mos përdorni të njëjtat enë, peshqirë dhe çarçafë me të tjerët dhe të mos dilni jashtë.

Për të ndaluar shpërndarjen e virusit, duhet të mbani një distancë nga njerëzit, të ndaloni së takuari ata kur nuk është e nevojshme dhe të lani duart shpesh. Madje CDC rekomandon që të ndalohet kontakti me kafshët derisa të kuptohet se si ndikon një virus i caktuar në lidhje me të.

Sfida më e madhe në karantinë, padyshim është mungesa e lëvizjes. CDC përcakton rregulla të forta që kërkon moslargimin nga shtëpia, përveç rastit kur duhet të shkoni tek mjeku. Koncepti i karantinës nuk është i ri, pasi është përdorur që në shekullin e 17.

Ku qëndron ndryshimi mes karantinës, izolimit dhe distancës shoqërore?

Izolimi përdoret për të ndarë një rast të konfirmuar me virus nga popullsia, në mënyrë që ta kalojnë pa e përçuar virusin.

Ndërkohë distanca shoqërore është një taktikë që i ndan njerëzit dhe ul rrezikun për infeksion. Bëhet fjalë për ndalimin e grumbujve të njerëzve deri tek ndalimi për të përqafuar miqtë.

Kur duhet të vetëkarantinoheni?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që qytetarët që kthehen nga provinca kineze e Hubeit, epiqendra e koronavirusit, të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Ekspertët rekomandojnë që të qëndroni në shtëpi nëse keni qenë në një vend që ka pasur raste me koronavirus. Në të kundërt duhet të pyesni mjekun. Për këtë arsye qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion numrin 127 për çdo rast të tillë.

Si të përgatiteni?

Nëse jeni në shtëpi, mediat amerikane shkruajnë që duhet të keni ushqim. Ekspertët tregojnë që duhen marrë disa nga gjërat e rëndësishme, por bëjnë thirrje që të mos ketë furnizime të jashtëzakonshme pasi karantina nuk zgjat gjithë jetën.

SHUMË qytete në lashtësi mbroheshin nga mure masive. Nëse armiku krijonte sikur edhe një të çarë të vogël në mur, rrezikohej i gjithë qyteti. Trupi ynë është pikërisht si një qytet i rrethuar me mure. Sa më shumë kujdes të bëjmë për t’u mbrojtur, aq më të shëndetshëm do të jemi. Le të shohim pesë faktorë që na ekspozojnë ndaj sëmundjeve. Gjithashtu do të shohim si të mbrohemi sa më mirë brenda mundësive.
INTERVISTA/ Flet mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni

Hepatiti C është një sëmundje inflamatore e mëlçisë, e cila mund të përhapet shumë lehtë. Mënyra më e shpeshtë e transmetimit janë transfuzionet e gjakut. Kjo është një sëmundje që shpesh herë është “e heshtur”, dhe pa shenja klinike, por që mund të jetë dhe fatale për jetën e pacinetit. Në një intervistë për “Shëndet Plus” mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, shpjegon se si shfaqet, cilët janë faktorët e riskut dhe si mund të mbrohesh nga kjo sëmundje:


Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting) ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.


ÇFARË TË HAMË
Kjo pyetje na shqetëson e shoqëron sa herë duhet të blejmë ushqime, sepse blejmë bukë dhe ajo është plot konservantë kimikë dhe ngjyrues. Blejmë djathë e gjizë dhe ngopemi me niseshte e vaj palme. Vaji i palmës mund të ndodhet edhe tek majoneza, produktet e pastiçerisë apo vaji i etiketuar “vaj vegjetal”. Blejmë kos dhe ai nuk thartohet, sepse është me konservantë apo/dhe antibiotikë.

 Blejmë fruta dhe perime dhe ato janë plot kimikate (hormone, pesticide, nxitës artificial të pjekjes etj.) dhe disa herë me ngjyrues. Blejmë mish dhe është me hormone. Blejmë pula dhe mishi i tyre është me antibiotikë. Blejmë sallam dhe ai është me konservantë, hormone, nitrit, ngjyrues etj. etj.
Si përfundim, në ushqime kemi shtim të përdorimit të kimikateve organike dhe fallsifikim të tyre nëpërmjet zëvendësimit të përbërësve natyrale me komponime organike dhe kimike, shpesh të huaj për organizmin dhe të dëmshme për të.

BlogRoll

Popular Posts