• Feed RSS
PAK HISTORI

Sot mund ta quajme kompjuterin nje mrekulli elektronike me fuqi "mbinjerezore".Sekreti eshte se ai arrin te ruai nje sasi teper te madhe informacioni dhe te perpunoje ate shume shpejt dhe sakte. Kjo mrekulli eshte krijuar dhe punon sipas disa parimeve te pergjithshme teper te thjeshta. Kompjuterat e sotem nuk ngjajne fare me ata te fillimit, por fale punes se njerezve te apasionuar per shkencen, ata u persosen dhe sot jemiketu. Ndertimi dhe perfeksionimi  i Kompjuterit eshte frut i zhvillimit te shoqerise njerezore. Qe nga lashtesia e deri ne ditet e sotme, shoqeria njerezore ka njohur nje zhvillim te mahnitshem te teknologjive te prodhimit te mirave materiale, te mjeteve te transportit, te pajisijeve ne sherbim te njerezimit etj. Sot ne te gjitha fushat e veprimtarise njerezore as qe mund te mendohet puna pa kompjuter. Ne vitin 1822: Charles Babbage dha idene e nje makin qe mund te kryente nje teresi veprimesh dhe ti nxirrte ato te shtypura automatikisht. Ai ndertoi nje model te vogel te quajtur Makina Diferenciale. Babbage nderohet si Babai i Kompjuterit.
Hapi i pare drejt kompjuterit modern, qe shenoi shkeputjen mga modelet automatike mekanike te makinave te njehsimit, u krye me 1944. U quajt Mark I, makina e konceptuar dhe e ndertuar nga nje grup shkencetareshte Universitetit te Harvardit qe, ne vend te ingranazheve mekanike, perdorte rele elektromagnetike dhe numratore mekanike.
Me pas, perpjekjet e shume studiuesve i perqendruan ne zevendesimin e pjeseve mekanike me elektrike. Problemi i menjehershem qe lindi ishte se si do perfaqesoheshin numrat elektrikisht, nderkohe qe ne pajisjet mekanike ato precaktoheshin nepermjet ingranazhit. Ky problem u zgjidh me futjen e sistemit te numerimit me baze 2 te Zhorzh Bulit(Sistemi Dyjor ose Binar). dhe intepretimit me ane te tij te dy gjendjeve te qarkt elektrik: "kalon rryme", "nuk kalon rryme". Sistemi dyor i perdorur u quajt dhe gjuha e kompjuterit. Kjo gjuhe eshte perdorur qe ne eksperimentet e para dhe vazhdon akoma te perdoret edhe sot ne kompjuteret modern. Dy vjet pas Mark I, makina njehsuese qe pasoi ishte teresisht elektronike dhe u quajt ENIAC (Electronic Nmerical Integrator And Calcluator).
Me 14 shkurt te 1996 ne Filadelfia te shtetit Pensilvania (USA) u perkujtua 50 vjetori i ndertimit te ENIAC
dhe ne cermonine perkujtimore te zhvilluar ne kete rast , kjo date u cilesua si "Linja e Epokes se informacionit.

BlogRoll

Popular Posts