• Feed RSS

Birra: Larja e flokut me birre, do ta beje ate te bute dhe te shndritshem. Birra tradicionale (e vertete) do te funksionoje me mire.Thuhet se birra permban proteina te cilat ndihmojne ne forcimin dhe rritjen e flokut.Perzieni birren me mjalte dhe uje per ta bere me pak te forte dhe me mbas shplajeni flokun me uje te ngrohte.

Pasta e dhembeve: Eshte e vertete qe pasta te djeg por ajo e pastron fytyren nga pucrrat duke i thare ato per shkak te efektit te peroksidit te benzinolit qe gjendet ne paste.

Mjalti: Eshte perdorur qe ne kohet e vjetra, jo si ushqim, por si nje produkt bukurie. Ai ka veti ta ushqeje lekuren, largon papasterite, eshte antibakterial, duke lemuar dhe rregulluar nivelet e yndyres. Funksionon per te gjtha llojet e fytyres, por vecanerisht per lekuren e thate, te ndjeshme dhe me probleme.

Salca e domates: Nese doni te ktheheni perseri ne bjonde duke hequr nuancat e platinit, perdorimi i salces se domates do te beje pune. Sherben si nje anti-oksidant dhe mund te neutralizoje nuancat e jeshiles per shkak te pigmentit te kuq ne te.

Aspirina: Per te zhdukur zbokthin nga floket tuja, perzieni 2 ose 3 aspirina me shampon tuaj normale. Shampot kundra zbokthit permbajne acid salicilik i cili eshte prezent edhe te aspirina, duke kryer keshtu te njejtin funksion.

Kripa: Kripa e detit mund te perdoret ne fytyren e njome si nje metode natyrale per ta rinuar ate dhe per te hequr qelizat e vdekura te lekures. Nese perdoret rregullisht, lekura juaj do te duket e paster dhe e shendetshme. Perzieni kripen me mjalte apo me vajera esenciale per te patur nje arome me te embel.

Speci djeges: Konsumoni nje vakt pikant ose i ferkoni buzet me spec djeges. Kjo do te shkaktoje fryrjen e buzeve duke ju shmangur ne kete menyre shpenzimet per nje nderhyrje estetike.

Caji: Shume njerez besojne se caji mund te relaksoje syte e lodhur dhe te enjtur. S'ka nevoje per qumesht apo sheqer - vetem 10 minuta nga koha juaj. Tanina ne caj ul fryrjen dhe diskolorimin.

Kastraveci: Copat e kastravecit jane perdorur qysh ne kohet e hershme per te freskuar fytyren dhe ulur enjtjen e syve per shkak sepse ato permbajne uje. Ato permbajne gjithashtu acid askorbik, vitamine C te cilet ndihmojne ne zbutjen e acarimeve te lekures.

Luge e zakonshme: Vendosni nje luge te zakonshme ne frigorifer perpara se te flini dhe vendoseni mbi syte tuaj kur te ngriheni ne mengjes per 10 minuta. Ftohtesia e metalit do te heqe pamjen e syve te lodhur.

Vaji i ullirit: per floke te thate dhe te demtuar, perdorni vaj ulliri te perzjere me vajra esenciale. Ai forcon fijet e flokut duke i dhene atij me shume shkelqim. Per floke shume te demtuar, perdorni nje perzjerje te vajit te ullirit,pak leng nga arra e kokosit, mjalt, dhe shtoni 2 kokrra veze. Masen e pergatitur vendoseni ne floke dhe lereni per gjithe naten. Rezultatet do te jene te shkelqyera.

Limoni: Nje cope limon ju ndihmon per te zbardhur pjeset e erreta te trupit tuaj, por mos e perdorni nese keni fytyre te thate dhe te ndjeshme. Duke shtrydhur pak leng limoni mbi rrenjet e flokut tuaj te lyer, do ti beje ato me te celeta dhe te shndritshme. Limoni nuk ka nevoje te ekspozohet ne diell per te vepruar, pasi acidet qe ai permban punojne vete per pastrimin e flokut apo te lekures.

Patatja: Priteni pataten ne copa te holla dhe mbulojini syte me to per 10 minuta. Thuhet se vetia e patates eshte qe te zbardhe rrathet e zinj te syve. Patatja permban nje enzime te quajtur katekolase e cila perdoret ne produktet kozmetike si zbardhues fytyre.

Caji i kamomilit: Midis shume perdorimesh,ai eshte i efektshem edhe me flokun e demtuar. vendosni pak caj kamomili (ne temperature dhome) ne floket tuaj dhe lereni per 2 ose 3 minuta. Perseriteni kete veprim disa here per te pare ndryshimin.Kamomili cel cdo ngjyre floku,vecanerisht kafen e hapur dhe ngjyren bjonde.

Majoneza: Perdoret gjeresisht per t'ju dhene flokeve shkelqim. Kjo veti e ka bazen tek perberesit e saj: veza, uthulla dhe vaji.
Secili nga produktet mund te perdoret vetem per t'ju dhene volum, shkelqim dhe hidratim flokut tuaj, ose mund ti perdorni te treja duke perdorur majonezen. Masazhojeni flokun dhe mbajeni masen per gjate gjithe nates. Shplajeni me kujdes flokun me uje te ftohte.   
Shkaqet kryesore të sterilitetit te mashkulli
1.   Mosekzistenca e spermatozoidëve në lëngun spermatik, gjë e cila ndodh në dy raste kryesore:
a) Kur shkatërrohen gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet, si rezultat i ndonjë sëmundjeje, megjithëse ndodh rralë që testikujt e fëmijës të zhvillohen pa prezencën e gypave prodhues të spermatozoidëve. Edhe mund të ndodhë, por shumë rrallë. Ajo që është më e përhapur, është se prishja e gypave të spermatozoideve në mënyrë dytësore si pasojë e ndonjë sëmundje ndodh zakonisht në moshat 15-30 vjeç, dhe sëmundja më e rrezikshme prej këtyre është infeksioni i gjendrës së pështymës (shytave). Megjithëse shytat para fazës së pubertitetit zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë infeksion në testikuj, por mundësia e prekjes së njërit apo të dy testikujve është e madhe kur ndodh sëmundje virale pas moshës së pubertitetit. Kurse sëmundjet e tjera më pak të rrezikshme që mund të çojnë në prishjen e qelizave të spermatozoideve, janë sëmundje të tilla si Tuberkulozi, Gonorrea, Lija (Sifilisi). Mbyllja e kanaleve bashkuese ndodh më shpesh me prezencën e këtyre tre sëmundjeve.
b) Kur spermatozoidet janë të pafuqishme për t’u liruar nga testikujt, edhe pse në formë mund të jenë normale. Bllokimi i gypave seminifere që prodhojnë spermatozoidet është shkaku kryesor për këtë.
2. Numri i pakët i spermatozoideve në lëngun spermatik.
Është e vështirë të përcaktohet numri i mjaftueshëm i spermatozoideve për të ndodhur shtatzania, për arsye se kjo varet nga shumë faktorë. Numri më i ulët i spermatozoideve brenda normave normale në një ml. lëng spermatik përcaktohet me rreth 40 milion spermatozoidë, por me kusht që lëvizja e tyre të jetë normale, dhe megjithatë nuk mund të përcaktohet numri më i ulët i mundshëm për mundësinë e shtatzanisë, por sa më shumë të ulet numri i tyre, aq më shumë ulet mundësia për pjellori, dhe nëse numri i spermatozoideve ulet në 10 milion në një ml., mundësia e shtatzanisë është thuajse e parealizueshme, por megjithatë, nuk humbet totalisht.
3. Kur numri i spermatozoidëve është i mjaftueshëm, por ato nuk lëvizin ashtu si duhet. Spermatozoidet e rritur karakterizohen për bishtin e tyre që i ngjan shkopit, i cili i shtyn ato përpara në formë spirale dhe me shpejtësi, dhe kjo është e domosdoshme për spermatozoidin që ka për të përshkuar një distancë të gjatë deri te veza për ta pllenuar atë. Sipas specialistëve, lëvizja e spermatozoidëve është më e rëndësishme se numri i tyre për të qenë i mundur pllenimi.


Infertiliteti tek femrat
1) Problemet me ovulacionin:Këto janë shkaku më i shpeshtë. Ovulacion d.m.th shkëputja e një qelize (veze) nga vezorja për tu fertilizuar.Problemet me menstruacionet mund të jenë një shenjë e problemit me ovulacionin.Por edhe gratë që nuk kanë probleme me menstruacionet mund të kenë probleme me ovulacionin.
2) Dëmtimi i kanaleve të mitrës (tuba uterina):Nëse këto kanale janë të bllokuara plotësisht apo pjesërisht pengojnë takimin e sperms me vezën. Prej problemeve që dëmtojnë kanalet mund të përmendim infeksionet e organeve gjenitale, endometriozis, operacionet e kësaj zone, shtatzania ektopike etj.
3) Endometriozis:Endometriozis është ekzistenca jashtë mitrës e indit që rrethon pjesën e brendshme të mitrës.
4) Faktorët e mitrës dhe e qafës së mitrës (serviksit):Polipet (copëza mishi që dalin prej mitrës ao qafës së saj ), problemet me formën e mitrës, enfeksoinet e ndryshme, cilësia e mukusit (sekrecion që prodhohet prej gjendrave qafës së mitrë).
5) Mioma :Është tumor i mirë i cili në varësi të vendodhjes, numrit apo madhësisë mund të bëhet shkak për infertilitet.
6) Problemet imunologjike:Këto probleme kanë lidhje me antikorpet (antitrupat) që sulmojnë qelizat e sperms apo të vezëve dhe i dëmtojnë ato. Kurimin e kanë të vështirë.


Cfare eshte Fertilizimi in Vitro?


Disa teknika se si kryhet fiv. Mikroinjeksioni ( icsi ) Mikroinjeksioni eshte nje zhvillim i mevonshem i fertilizimit in vitro. Ashtu si ne IVF, edhe ne kete rast vezet e maturuara perfitohen nga gruaja pas stimulimit hormonal. Me pas, nje spermatozoid i vetem futet brenda nje pipete ne nje mikroskop special dhe menjehere injektohet ne veze. Kjo procedure eshte quajtur injeksioni introcitoplasmatik i spermatozoidit, ose shkurt (ICSI). Kjo metode eshte e suksesshme sidomos nese shkaku i infertilitetit eshte mashkulli, p.sh.
Nese ai prodhon vetem pak spermatozoid ne spermen e tij ose speramtozoidet e tij nuk jane ne gjendje te levizin aq sa duhet. Mikroinjeksioni kopjon procesin natyral te penetrimit te spermatozoiditit ne veze. PESA dhe TESE test. Aplikohen nese nuk ka spermatozoide nga ejakulacioni, p.sh. ne rastet e ndonje bllokimi te paoperueshem te tubit spermatk ose pas nje operacioni tumori. PESA ka te beje me aspirimin e spermatozoideve nga epididimusi, kurse TESE me marrjen e spermatozoideve nga testikujt. Keto procedura kane avantazhin e nje suksesi te larte ne marjen e spermatozoideve pa qene e nevojshme kirurgjia e testit. Ne me shume se 75% te rasteve, spermatozoidet mund te gjenden. Te dyja procedurat PESA dhe TESE jane te kombinuara me mikroinjeksionin. KRIOprezervimi (Ngrirja e vezeve) Pas stimulimit hormonal, ne mund te marrim nje mesatare prej tri deri ne dhjete veze. Kjo eshte e keshillueshme, pasi jo te gjitha vezet jan e te pershtatshme per fertilizim. Maksimumi tre veze te fertilizuara per cikel menstrual duhet te futen ne uterus, keshtu qe kufizohet risku per shtatezani te shumta. Kur spermatozoidet kane penetruar me shume se tre veze, por nuk ka ndodhur akoma bashkimi i kromozomeve, atehere ne mund t’i ngrijme keto qeliza nese ato duken te pershtatshme per kete. Veza dhe spermatozoidi nuk jane konsideruar si embrion nese informacioni trashegues i nenes dhe babait nuk eshte shkrire ne nje. Me pak fjale nuk kemi akoma nje fillim jete. Vezet mund t’i shkrijme ne ciklet menstruale te mevonshme dhe menjehere pa shkrirjes futen ne uterus. Kjo metode eshte majft komode dhe redukton koston padsi gruaja nuk eshte e detyruar ti nenshtrohet stimulimit hormonal Kjo procedure eshte provuar dhe ka dale me sukses, por mundesia per te ngelur shtatezene eshte me vogel sesa procedura me veze jo te ngrira, sepse jo te gjitha vezet qe shkrihen mund te zhvillohen. Lexo me shume per fertilizimin in vitro ketu
Cfare ndikon ne suksesin dhe deshtimin e Fertilizimit in vitro. Cili është suksesi i procedurës IVF? Mundësia e suksesit ndryshon sipas shkakut të infertilitetit dhe moshës së nënës, por zakonisht, në një tentativë ai është 45-55%. Domethënë, afërsisht gjysma e çifteve që provojnë këtë metodë, arrijnë shtatzëninë. Suksesi i fertilitetit rritet nëse provat janë të shumta. Faktorët e suksesit apo dështimit Faktorët kryesorë që ndikojnë në shtatzëninë e mundshme (dhe lindje të gjallë ) në normat e IVF janë sugjeruar që të jetë mosha e nënës , kohëzgjatja e infertilitetit ose subfertiliteti dhe numri i ovociteve. Mosha e gruas optimale është 23-39 vjet në kohën e trajtimit . Stresi Në një studim suedez 2005, 166 gra janë monitoruar duke filluar një muaj para cikleve të tyre IVF , dhe rezultatet nuk treguan korrelacion të rëndësishëm mes stresit psikologjik dhe rezultatin IVF . Studimi arriti në përfundimin me rekomandimin për klinikat që ajo mund të jetë e mundur për të reduktuar stresin e përjetuar nga pacientët IVF gjatë procedurës së trajtimit duke informuar ata për këto përfundime . Ndërsa stresi psikologjik i përjetuar gjatë një cikli mund të mos ndikojë në një rezultat IVF , është e mundur që përvoja e IVF mund të rezultojë në stres që të çon në depresion . Vetëm pasojat financiare te IVF mund të ndikojnë në ankth dhe të bëhet e madhe . Biomarkerat Biomarkerat që ndikojnë në shanset e shtatzënisë e IVF përfshijnë : Numri i folikujve antral , kur jane ne numer te larte japin norma më të larta të suksesit . [ 27 ] Nivelet e hormoneve anti - Mullerian , me nivele të larta tregojnë shanset më të lartë të shtatzënisë Faktorët e cilësisë së spermës për ofruesin e spermës . Gratë me vezore specifike me gjenotipet FMR1 ku perfshihen het-norm/te ulura ulin në mënyrë të konsiderueshme shanset e shtatzënisë në IVF . Niveli i progresteronit në ditën e induksion e maturimit përfundimtar është i lidhur me norma të ulëta të shtatzënisë në cikle IVF në femra pëson stimulim ovarian përdorur analoge GnRH dhe gonadotropinat . Në këtë kohë , në krahasim me një nivel progesterone më poshtë 0.8 ng / ml , një nivel në mes të 0.8 dhe 1.1 ng / ml i jep një përqindjen e mundësive të shtatzënisë prej rreth 0.8 , dhe një nivel në mes të 1.2 dhe 3.0 ng / ml i jep një përqindjen e mundësive të shtatzënisë së në mes të 0.6 dhe 0.7 . Faktorë të tjerë Përcaktuesit e tjerë të rezultatit të IVF përfshijnë : Pirja e duhanit, zvogëlon shanset e IVF prodhimin e një lindje të gjallë me 34 % dhe shton rrezikun per deshtim te shtatzanisë IVF me 30% . Indeksi i masës trupore ( BMI ) mbi 27 shkakton një rënie 33 % në gjasat që të ketë një lindje të gjallë pas ciklit të parë të IVF , në krahasim me ata me një BMI mes 20 dhe 27 . Gjithashtu , gratë shtatzëna që janë të shendosha kanë normat më të larta të dështimit të fëmijës , diabeti gestational , hipertension, thromboembolism dhe problemet gjatë dorëzimit , si dhe duke çuar në një rritje të rrezikut anomalitë fetale kongjenitale . [ 32 ] Ideal masë trupit indeksi është 19-30 . Salpingectomy ose mbyllje laparoskopike Tubali para rrit trajtim IVF shanseve për gratë me hydrosalpinges Suksesi me shtatzëni të mëparshme dhe / ose lindje të gjallë rrit shanset Numri i embrioneve te transferuara në ciklin e trajtimit . Disa studime sugjerojnë gjithashtu se sëmundje autoimune mund të luajë një rol në uljen e normat e suksesit IVF duke ndërhyrë me implantimin e duhur të embrionit pas transferimit . Aspirina është përshkruar për gratë me qëllim të rritur shanset e konceptimit me IVF , por nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se në fakt ajo punon . IVF më pak e suksesshme te femrat e mbipesha Sa më e plotë të jetë femra aq më shumë probleme ajo mund të ketë të mbetet shtatzënë dhe të ketë fëmijë përmes fertilizimit in-vitro, ose IVF. Një studim amerikan i realizuar kohë më parë, ka gjetur se femrat e mbipesha ose obeze ishin më pak të prira të mbeten shtatzënë përmes metodave të fertilizimit se sa femrat me peshë normale. Po ashtu, edhe në rastet kur kanë mbetur shtatzëna, femrat e mbipesha kanë pasur gjasa ta humbin fëmijën më shpesh. Edhe studime të mëhershme kishin nxjerrë përfundime të ngjashme, por asnjëra prej tyre nuk dëshmonte se çdo kilogram shtesë është drejtpërdrejt përgjegjës për problemet reproduktive të këtyre femrave. Edhe pse e kanë dëshmuar se të qenit e mbipeshë ose obeze nuk është mirë për IVF-në, studiuesit ende nuk e dinë se sa e keqe është kjo dhe në çfarë mënyre ndikon.
Lexo Cfare eshte Fertilizimi in vitro (IFV)
Kosova gjendet në qendër të të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje dhe brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vëtëm rreth 100 km. • Pozita gjeografike: Ballkan, Evropa Juglindore. • Koordinatat gjeografike: 43 16 N, 41 53 S, 21 16 E, 19 59 W. • Sipërfaqja: 10,887 km2 • Kufijtë tokësor: 700.7 km (Shqipëria 111.8 km, IRJ e Maqedonisë 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km, Serbia 351.6 km) • Pika më e ulët: Drini i Bardhë 297 m (pranë kufirit me Shqipërinë) • Pika më e lartë: Gjeravica 2,565 m • Burimet natyrore: nikeli, zinku, plumbi, linjiti, magnezi, qymyri, bakri, ari etj. Majat më të larta të maleve • Gjeravica (Regjioni Pejë) 2.656 m • Bistra (Regjioni Ferizaj) 2.640 m • Marjash (Regjioni Pejë) 2.530 m • Luboteni (Regjioni Ferizaj) 2.496 m • Kopraniku (Regjioni Pejë) 2.460 m • Mali i Strellcit (Regjioni Pejë) 2.377 m • Mali i Lumbardhit (Regjioni Pejë) 2.335 m Lumenjtë dhe Liqenet e Republikes se Kosovës Lumenjtë kryesor të Kosovës dhe gjatësia e tyre ne territorin e saj: • Drini i Bardhë 122 km • Sitnica 90 km • Lumbardhi i Pejës 62 km • Morava e Binçës 60 km • Lepenci 53 km • Ereniku 51 km • Ibri 42 km • Lumbardhi i Prizrenit 31 km Liqenet kryesor të Republikes se Kosovës janë: • Gazivoda (Komuna Zubin Potok) 9.10 km2 • Radoniqi (Komuna Gjakovë) 5.96 km2 • Batllava (Komuna Besianë) 3.27 km2 • Badovci (Komuna Prishtinë) 2.57 km2 . statistikat vitale të ekonomisë • GDP: 4 miliardë dollar (2007) o GDP shkalla e rritjes reale: 2.6% (2007) o GDP për kokë banori: 1.800 dollar (2007 o GDP - ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60% • Fuqia punëtore: 832.000 (2007). 21.4% të angazhuar në bujqësi • Shkalla e papunësisë: 43% (2007) • Shkalla e inflacionit: 2% (2007) • Buxheti: o Të hyra: 1.364 miliard dollar o Shpenzime: 1.008 miliard dollar (2007) • Energjia: o Prodhimi: 3.996 miliard kWh (2006) o Shpenzimi: 4.281 miliard kWh (2006) • Eksporti: 110 milion € (2006) o Partnerët e eksportit: BE (25.8%), Serbia (18.9%), Shqipëria (11.4%), Maqedonia (8.8%), Zvicra (6.4%), etj. o Mallrat që eksportohen: Materiale të papërpunuara (38.7%), Mallra tëpërpunuara (28.8%), Makineri e pajisje transporti (8.1%), etj o Importi: 1.3 miliardë € (2006) o Partnerët e importit: BE (30%), Maqedonia (19.7%), Serbia (14.6%), etj. o Mallrat që importohen: Mallra të përpunuara (20.3%), Makineri e pajisje transporti (17.8%), Ushqime dhe kafshë të gjalla (17.5%), Lëndë djegëse (16.6%), Produkte kimike (10.6%), etj. • Ndihma ekonomike: 324 milion dollar (2007) • Borxhi i jashtëm: sipas Bankës Kombëtare të Serbisë 1.2 miliard dollar, por Kosova ka pranuar rreth 900 milion dollar (2007) Tregu i punës në Kosovë Kosova ka një popullsi relativisht të re në moshë. 29,0 % e popullatës në moshë pune është e punësuar, kurse 23,3 % është e papunë. Shkalla e papunësisë (përqindja e të papunësuarve në fuqi punëtore) është 44,9%. Tregu i punës në Kosovë karakterizohet me normë (shkallë) të madhe të papunësisë si dhe me numër të madh të punëkërkuesve të regjistruar. Dy të tretat e të gjithë punëkërkuesve të regjistruar janë të pakualifikuar. Shumica e punëkërkuesve të regjistruar i përkasin grupit të moshës, në mes 25 dhe 39 vjeç. Në vitin 2007, numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 334.595 persona. Vetëm 1.5% e tyre janë me universitet apo shkollë të lartë të kryer. Megjithatë Kosova, është një parajsë për hapjen e mundësive të punësimit, sepse interesimi për punë është shumë i madh. Demografia Artikulli kryesor: Demografia e Kosoves • Numri i popullsisë: 2.126.708 (2007) • Grupet etnike: Shqiptarët 92%, Serbët 5.3%, të tjerët 2.7% (Turq, Boshnjak, Goran, Ashkali, Rom, Egjiptian) • Feja: Myslimane 92%, Krishtere-katolike 2%, Krishtere-ortodokse 6% • Gjuhët: Shqipe 92%, Serbe 6%, Boshnjake e Turke 2% }

BlogRoll

Popular Posts