• Feed RSS
Ne Mesopotami (ne greqisht toke midis dy lumenjve) u zhvillua nje prej qyteterimeve me te hershme. Historia e saj njohu shume luftera te pergjakshme, popullsi te ndryshme luftuan per territore dhe zevendesuan njera-tjetren.
Perendite e Mesopotamise ishin te shumta, pasi cdo popull qe sundoi per nje kohe te caktuar solli me vete dhe perendite dhe besimet perkatese.

Keto perendi kishin thuajse te gjitha pamje dhe ndjenja njerezore, dashuronin, vuanin, grindeshin, kishin familje dhe femije. Por, ndryshe nga njerezit e thjeshte, ato nuk vdisnin, por sundonin perjetesisht boten e njerezve.
Ne Mesopotami linden qytetet e para ne historine e njerezimit. Sumeret, nje prej popullsive te kesaj zone, themeluan disa 'qytet-shtete' te vogla, te qeverisura nga nje mbret, te pavarura nga pikpamja administrative dhe ekonomike.

Qyteti ishte vendi ku sovrani duhet te shfaqte pushtetin e tij dhe, per kete arsye, u ndertuan pallate te bukura dhe tempuj madheshtore, te mbrojtura nga mure te forta.





Zigurati

Zigurati i Urit, kushtuar perendise Nannar, Irak

Ne qender te qytetit ngrihej nje kulle e shenjte, e quajtur zigurat, e perbere nga tarraca te mbivendosura qe ngjiten lart. Me kohe ziguratet u bene gjithmone e me te larta, ne majen e tyre ndodhej sanktuari i Zotit, ndersa me poshte gjendeshin magazina, dyqane e 'biblioteka', ne te cilat ruheshin mijera pllaka te gdhendura me hieroglife. Ziguratet ndertoheshin me tulla balte, ngaqe vendi nuk kishte gure. Ndertuesit zbuluan se po te perzihej balta me fije kashte perftohej nje material shume i qendrueshem dhe lehtesisht i transportueshem.
Zbulimet arkeologjike kane nxjerre ne drite edhe pallate madheshtore, te cilat ne fillim nuk ndertosheshin ne ndonje plan te sakte, por me vone asiro-babilonasit dhe perset u dhane nje pamje me te rregullt dhe te planifikuar.

Skulptura

Artistet sumere krijuan bizhuteri te mrekullueshme ne gure te cmuar, si dioriti, qe paraqesin mbreter dhe perendi. Por, asiret dhe babilonasit ishin vecanerisht te afte ne realizimin e bazorelieveve, qe zbukuronin muret dhe oborret e sallave e pallateve me skena luftimesh dhe kortezhe, qe parakalojne  si ne nje film ne paretet e mjediseve me te rendesishme. Bemat heroike te sovreneve dhe skenat e gjuetise se luaneve ishin dy prej temave me te dashura te ketyre basorelieveve. Subjektet paraqiteshin zakonisht me kembet dhe koken ne profil e me bustin perballe. Keshtu mendohej se paraqitej me me shume vertetesi trupi i njeriut dhe vihej me shume ne dukje veprimi qe ai kryente. Duhen permendur gjithashtu edhe skulpturat imponuese, qe rueanin portat e mureve dhe sallat e fronit ne pallatet asire. Ato paraqesin dema me koke njeriu, perbindesha pozitive, me mjekren dhe floket e rregulluara me kujdes.



Piktura

Tempujt dhe pallatet ishin zbukuruar edhe me piktura te rafinuara. Per fat te keq deshmite e tyre jane shume te rall. Prej tyre dalim ne perfundimin se teknika e tyre i ngjan afreskut dhe se subjektet e paraqitura ishin procesionet e ndryshme, betejat, skenat e gjahut, qw u thurnin lavde fitoreve te sovranit
cfare eshte interneti, interneti cfare eshte, eshte cfare interneti
Cfare eshte interneti
Lidhja me Internetin, Konfigurimi i tij.
Cfare eshte Interneti?   Interneti eshte nje bashkesi rrjetash te shumellojshme te shperndara ne te gjithe ruzullin tokesor. Rrjetat jane te lidhura me njeri tjetrin dhe realizojne shkembimin e informacionit ndermjet tyre.

BlogRoll

Popular Posts