• Feed RSS

GJENDET MEKANIZMI I KUJTESES NE TRU
Shkencëtarët kanë gjetur një mekanizëm të panjohur më parë përmes rënies së fuqisë së nyjeve nervore të trurit (sinapseve), një proçes i cili çon në krijimin e kujtesës dhe ruajtjen për një kohë të gjatë të saj. Rritja apo rënia e fuqisë ndër sinapse sjell ndryshime në kujtesë. Ky ndryshim fuqie ndodh gjithashtu edhe përgjatë zhvillimit të trurit.
Pas eksperimenteve të bëra mbi minj nga Insitituti Mjekësor Howard Hughes (HHMI) dhe Universiteti Brown doli se nyjet dobësohen pasi krijohen proteina të reja në atë vend apo kthehen menjëherë në proteina të tjera proteinat që kanë ardhur tek këto nyje për përpunim.
Ky mekanizëm është një mënyrë e përshtatshme e trurit për të shprehur ndryshimet e tij por jo vetëm kaq, ai është njëkohësisht edhe një mekanizëm thelbësor i zhvillimit të një truri normal.
Që më parë dihej që sinapset kishin një mekanizëm që krijonte proteina por nuk dihej që ky mekanizëm ndryshonte edhe vetë sinapset.


PROBLEMET E ZEMRES
Një studim i ri provon se sa më i shëndetshëm të jetë njeriu në moshë të re, aq më e qëndrueshme do të jetë gjendja e tij shëndetësore dhe më i pakët rreziku nga problemet e zemrës.
Studimi, i botuar në numrin e fundit të Revistës së Shoqatës Mjekësore Amerikane, analizoi gjendjen shëndetësore të 4 mijë e 500 të rinjve nga mosha 18-30 vjeç për 15 vjet radhazi.
Gjenda shëndetësore u përcaktua nga përgjigja e sistemit kardiologjik dhe atij të frymarrjes gjatë përdorimit të një aparature për stërvitje: "Një ndër përfundimet kryesore të studimit ishte se të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë, me kalimin e kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për tu prekur nga sëmundja e zemrës. Ata që bënin një nivel të ulët ushtrimesh fizike kishin 3-6 herë më shumë gjasa të vuanin nga tensioni i lartë, diabeti dhe probleme të metabolizmit se sa pjesëmarrësit që bënin ushtrime rregullisht. Ndërsa ata që bënin fare pak stërvitje fizike kishin 40 për qind më shumë shanse për nivele të larta kolesterine". Dr. Carnethon është autore e studimit mbi rrezikun e problemeve koronare tek të rinjtë. Ajo thotë se pjesëmarrësit që përmirësuan gjendjen fizike gjatë studimit, ulën njëkohësisht rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Pra mesazhi është i qartë: Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike. Ata që filluan fiskulturën dhe që ruajtën gjendjen e mirë fizike kishin rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshë të mesme.


 GJENI I RI
Shkencëtarët njoftuan se kanë zbuluar një gjen, për të cilin thuhet se dyfishon rrezikun që një person të pësojë goditje në zemër, ose bllokim arteriesh.
Gjeni shkakton prodhimin me shumicë të një proteine të njohur me emrin leukotrine, e cila mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të gjakut. 

PASTA E DHEMBEVE.SI TE KEMI DHEMBE TE BARDHE ?

Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë, megjithëse reklamat thonë të kundërtën. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato.
Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Mos blini një pastë dhëmbësh që nuk përmban fluor. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Europë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm (pjesë për miljon). Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet. Por ajo që është me rëndësi tek një lloj paste dhëmbësh nuk është vetëm përmbajtja e fluorit por edhe aftësia e përmbajtjes së pastës për të lidhur kimikisht fluorin me emajlin. Pasta dhëmbësh me një aftësi të tillë janë p.sh. Dentosal apo Euro Shopper. Pasta dhëmbësh me aftësi të keqe janë p.sh. Vademecum dhe Stomatol. Dy lloje fluori mund të përdoren në një pastë dhëmbësh, fluorid natriumi (në anglisht quhet sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Që të dyja mbrojnë dhëmbët ndaj gërryerjeve por lloji i parë mbron pak më mirë. Që fluori të japë efektin më të madh në gojë duhet që dhëmbët të lahen dy herë në ditë, pas ngrënies së mëngjesit dhe pas ngrënies së darkës. Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqënëse është e tërë nata përpara. Dowen Birkhed që eshtë profesor në Shkollën e Lartë të Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës. Një shplarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në përspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasiqë rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen bakterie rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakteriepenguese. Per Ramberg që është gjithashtu i Shkollës së Lartë të Dentistëve në Goteborg thotë se triclosan-i u këshillohet vetëm atyre që janë duke iu lëshuar dhëmbët.
Ai thotë gjithashtu se furçja nuk duhet mëshuar fort dhe lëvizur me të shpejtë gjatë larjes së dhëmbëve. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën. Disa mund të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj lënde, prandaj mund të zgjedhin pasta dhëmbësh që nuk e përmbajnë atë si Zendium, Dentosal apo Biotene. Këto ishin disa nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga insituti suedez i provave dhe studimeve i ngarkuar me këtë detyre nga gazeta suedeze Dagens Nyheter. 

Semundja e sides (HIV, AIDS)


semundja e sides, cfare eshte sidaSemundja e sides eshte nje semundje qe shkaterron ngadale imunitetin e trupit. Pa keto mbrojtje te rendesishme, nje njeri me SIDE nuk mund te ruhet nga mikrobet ose kancer.
AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga te dy emrat kuptohet se AIDS eshte sindromi i fituar nga virusi i cili demton sistemin e immunitetit. AIDS eshte nje kolekcion i infektimeve dhe kancereve te ralla qe njerezve me HIV pozitiv mund te ju zhvillohen. Nese nje person me HIV semuret me njeren nga keto semundje te veçanta atehere do te thote se vuan nga AIDS. Shume nga keto organizma qe i shkaktojne keto semundje jane mjaft te zakonshme dhe relativisht te pademshme per personat me imunitet te shendosh. Megjithate, te personat me imunitet te demtuar keqesisht mund te shkaktojne semundje serioze dhe vdekje.


Simptomat e hiv

Pra cila jane simptomat e hiv? Infeksioni i qelizave te bardha te gjakut nga virusi. Pas kontraktues me virusin e HIV, shume njerez te zhvillojne simptoma te ngjashme me nje grip te pergjithshem. Kjo eshte zakonisht, ethe dhimbje koke,muskujve dhe dhimbje te pergjithshme, dhimbje stomaku, nyjet limfatike fryre. Kjo simptome si te gripit mund te zgjase nje jave ose dy, pastaj zhduken. Disa njerez, megjithate, jane plotesisht asimptomatike (nuk tregojne simptome). Kujdes nga simptomat e hiv , para se te jete teper vone.
 Burimi : Semundje.com (per me shume simptoma e hiv dhe hiv aids shqip)



Shiko gjithashtu: EVOLUON VIRUSI HIV

Informacion per ngrohjen globale

A sjell ngrohja globale temperatura me te larta?


Termi ‘ngrohje globale’  i referohet rritjes globale te temperatures.Disa rajone karakterizohen nga ngritje te medha te temperaturave 
per shkak te ngrohjes globale, por ne te kundert disa rajone te tjera 
kalojne nje ulje te temperatures.
>
 Arsyeja eshte se ndryshimi i klime
s nuk eshte vecse nje ngritje e temperaturave , ne fakte ajo eshte  nje
 fenomen me kompleks qe crregullon motin madje alternon edhe 
emigrimin e kafsheve. Termi ngrohje globale nuk e pasqyron 
plotesisht fenomenin qe permban.

Perse nevojiten proteinat?

Proteinat e trupit tone kane aftesi per te kryer shume funksione.Ato ndodhen ne prapaskenen e punes se madhe qe kryejne qelizat e trupit. Ne fakt ato jane te domosdoshme per te krijuar strukturen , funksionin, dhe mirefunksionimin e indeve dhe organeve tona. Disa shembuj te puneve specifike qe ato kryejne ne brendesi te qelizave tona perfshijne ndihmen ne tretjen e ushqimit, ndihmojne qarkullimin e gjakut dhe rrisin imunitetin tone ndaj semundjeve



Cfare jane proteinat?
Cfare Jane Proteinat ?
Cfare jane proteinat ? 


Proteina është përbërës kryesor organik i shumë indeve në trupin e njeriut, i cili formohet nga një rend i aminoacideve që janë të sistemuara nga sistemi jetësor.
Proteinat duhet të ndahën në pjesë përbërëse-amino acide brenda sistemit të tretjes në menyrë që trupi ti përdorë ato për qëllimet e veta.
Pra bashkimi i amino acideve formon proteinën dhe gjithashtu proteina mund të ndahet në amino acide.
Cdo funksion i qelizave të gjalla varet nga proteinat. Proteinat formojnë diku rreth 15 % të trupit dhe janë përgjegjëse për formimin e muskujve, eshtrave, ligamenteve, lëkurës, thonjëve dhe qimeve-flokëve. Po ashtu bëjnë trnasportimin e oksigjenit në qelizat e gjakut formojnë antitrupa, sistemin imun dhe gjithashtu shërbejnë për rregullimin e hormoneve dhe metabolizmit-sistemit të tretjes së ushqimit. Pra roli më i rëndësishëm i proteinës është të ndërtojë, ti mbajë dhe ti regjenerojë indet në trupin tonë, gjegjësisht ta formojë trupin tonë.Proteinat ndahen sipas vlerës biologjike që do të thotë se disa proteina që kanë vlerën biologjike më të lartë janë proteina të kualitetit të lartë dhe treten më shpejt në organizëm, ndërsa ato proteina që kanë vlerë biologjike të ulët janë proteina të kualitetit të ulët dhe treten më ngadalë në organizëm.
Proteina e hirrës - thartirat, ka vlerën më të lartë bilogjike pra është kualiteti më i lartë i proteinës dhe tretet shumë shpejtë në organizëm,
Proteina e kazeinës - proteina e qumeshtit ka vlerën mesatare biologjike dhe tretet më ngadale në organizmin e njeriut.
Proteina e sojës - bizelja, fasulja, arrat, kikirikat, etj. ka vlerën më të ulët biologjike dhe tretet shumë ngadalë në organizmin e njeriut.
Proteinat ndahen edhe në: proteinë të plotë dhe proteinë të mangët - e paplotë.
Proteina e plotë është ajo proteinë e cila përmban 9 amino acidet themelore pra është proteinë e kompletuar dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.
Proteinë të plotë përmbajnë: hirra, vezët, qumështi, djathi, jogurti, mishi i bardhë i pulës, mishi i peshkut, mishi i kuq (bifteku,proshuta),etj.
Proteina e mangët - e paplotë është proteinë e pakompletuar sepse i mungojnë 2 apo 3 amino acide nga 9 amino acidet themelore, pra nuk i ka të gjitha amino acidet themelore.
Edhe kjo proteinë është e dobishme për shëndetin e njeriut dhe ka mundësi të kompletohet, të bëhet proteinë e plotë.
Për tu kompletuar proteina e mangët dhe për tu bërë proteinë e plotë nevojitet që të konsumohet së bashku me proteinë të plotë.
Ushqimi duhet të përmbaje prej 15 deri 25 përqind proteina. Cdo njeriu gjatë ditës i nevojiten prej 0.8 deri 1 gram proteinë për kilogram të peshës trupore, ndërsa sportistëve për shkak të aktiviteteve fizike ju nevojitet një sasi më e madhe e proteinës diku prej 1.5 deri 1.8 gram për kilogram.Pra një person që peshon 80 kg. i duhen prej 64 deri 80 gram proteinë gjatë ditës. Sportisti që peshon 80 kg. i duhen prej 120 deri 144 gram proteinë gjatë ditës. Duhet cekur se nëse konsumojmë më shumë se 2 gram proteinë për kilogram të peshës trupore atëherë proteina e tepërt nuk do të ndihmon në rritjen e muskujve por do të përdoret si energji apo do të kthehet-ruhet si yndyrë në trupin e njeriut.Sa i përket rezervave të proteinës në trupin e njeriut, është vërtetuar se mbrenda një racioni ushqimor organizmi mund ti absorboj-thith diku prej 25 deri 35 gram proteinë, qka do të thotë se nëse përdorim më shumë se 40 gram proteinë brenda një racioni, proteina e tepërt do të kthehet-ruhet si yndyrë ose do të nxjerret jashtë përmes zorrës së trashë-jashtëqitjes.
Kjo tregon më së miri pse konsumimi i ushqimit gjegjësisht proteinës duhet të merret brenda 4 apo 6 racioneve ditore, pra cdo 2,5 - 3 orë.
Ushqimi që përmban përqindje të lartë të proteinës:
Ushqimi Sasia Proteina (gram)
E bardha e vezes 1 4
E kuqja e vezes 1 1.5
Mishi i bardhë i pulës 100 gr. 25
Mishi i kuq - bifteku 100 gr. 30
Proshuta 100 gr. 20
Peshku 85 gr. 25
Qumështi 250 ml. 8
Djathi 100 gr. 20
Kosi 250 ml. 9
Drithërat (bizelja, fasulja) 100 gr. 6
Lajthia 100 gr. 15
Arra 100 gr. 15
Kikirikat 100 gr. 25
Fara luledielli 100 gr. 20

Cfare eshte fotosinteza?

Bimet e kriojne vete ushqimin e tyre ,duke kapur driten e diellit nepermjet klorofilit. Proteinat dhe enzimat perdorin driten e diellit per te krijuar hidrogjen, elektrone dhe oksigjen. Oksigjeni clirohet gjate konvertimit te dioksidit te karbonit ne karbohidrate  ,ose ushqimin e bimeve. Cdo vit bimet konvertojne 1.012 bilion ton CO2 ne energji , kryesisht ne formen e ushqimit ose reservave. Fotosinteza eshte nje proces i paster , i plote dhe i pademshem . U deshen biliona vjet per bimet te fitonin kete aftesi.
Astronautët zbulojnë një yll 1 000 herë më të madh se dielliPARIS- Astronautët e Observatorit Evropian Jugor (ESO) fotografuan një yll hipergjigant të verdhë që e quajtën ''mjegullnaja e të verdhës së vezës'' për shkak të zemrës së saj shumë të rrumbullakët dhe shumë më të fortë se e bardha e saj.
''Pas këtij emri të çuditshëm (të regjistruar zyrtarisht si IRAS 17163-3907) ekzistojnë karakteristika të jashtëzakonshme: Ai është 1 000 herë më i madh se Dielli dhe shkëlqimi i tij është rreth 500 000 herë më i fortë'', theksoi ESO.
Pa specifikime shumë të mëdha, mjegullnaja, e vendosur rreth 13 000 vite larg nuk do të mund të shihej që nga Toka, madje edhe nëpërmjet teleskopëve shumë të mëdhenj (VLT) të ESO-s të vendosur në shkretëtirën e Atacamas, në Kili.
''Të verdhat hipergjigante'' janë një klasë yjesh kolosale dhe shumë aktive që prodhohen nga pluhurat dhe gazrat duke formuar mjegullnaja. Ato e pëfundojnë jetën e tyre në një shpërthim spektakolar, në formën e supernovave.

Si do te reagonin insektet ndaj nje rritje temperaturash?

Si fillim, me pak insekte do te ngordhnin ne dimer, qe do te thote me shume insekte se zakonisht. Rritja e temperatures mesatare do te thote ngrohja e motit do te behet me shpejte , si rrjedhoje insektet do te shumohen me shpejt se normalja. Temperaturat me te larta kane tendencen te pershpejtojne ciklin jetesor te insekteve. Kjo do te thote qe ato do te maturojne dhe do riprodhohen me shpejte duke e zvogeluar kohen midis brezave. Pasojat jane  perhapje me te gjere te semundjeve si Malaria dhe virusit te Nilit perendimor

Si ndikon temperatura dhe shtypja tek moti ne majen e nje mali?

Ajri dhe te gjithe gazrat behen me te ngrohte kur jane nen ndikimin e shtypjes. Pra sa me e madhe shtypja aq me i ngrohte eshte ajri. Kur nuk ka me shtypje ajri ftohet. Nje shembull konkret jane bombulat spraj , te cilat ftohen kur lirohet boja. Prandaj kur ajri ngrihet ne majen e malit , per shkak te lartesise zvogelohet shtypja dhe ai ftohet me shume.

Origjina e Matematikes




Origjina e Matematikes -  

Vetetima eshte rezultati i ndarjes se nje ngarkese brenda nje reje. Rete jane te perbera nga miliona thermija akulli dhe pika uji. Keto therrmija perplasen me molekula te lageshta qe kondesohen dhe nga ky proces lirohen elektrone. Keto elektrone grumbullohen ne fund te rese dhe e ngarkojne ate negativisht. Molekulat e lageshta tashme ne rritje , ne mungese te elektroneve ngarkohen pozitivisht dhe grumbullohen ne krye te rese. Kjo  krijon nje ndarje te ngarkeses qe ka nje fushe elektrike e cila eshte negative ne fund dhe pozitive ne krye. Ndersa perplasjet vazhdojne , fusha elektrike forcohet me shume dhe  siperfaqja e Tokes vihet nen rolin ngarkeses pozitive. Dhe kur keto ngarkesa behen te fuqishme mjaftueshem elektriciteti i grumbulluar shkarkohet drejt siperfaqes  se tokes , ne formen e vetetimes.

BlogRoll

Popular Posts