• Feed RSS
Truri është më i shpejtë se vetëdija

Njeriu merr një vendim dy milisekonda e gjysmë përpara se të jetë i vetëdijshëm mbi të. Ky mund të shihet në formën e një shtyse të vogël elektrike.
Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi
vullnet të lirë por tregon se ky vullnet i lirë nis me diçka të pavetëdijshme. Edhe Freud'i ka thënë se shumë nga ajo që bëjmë vjen nga pavetëdija.

Një shembull është
gjuha e folur. Ne nuk dimë nëse gjuha që përdorim është e rregullt nga ana gramatikore, se ku është folja apo emri, se a jemi duke përdorur një folje apo emër në fjalinë që po themi, mbi këtë jemi të pavetëdijshëm por ia arrijmë të merremi vesh me tjetrin pasi gjuha që flasim është njëfarësoj korrekte, ndonëse ndoshta jo në mënyrë të përsosur.
Truri ka një kore të jashtme që quhet
korteks cerebral. Ky është i ndarë në katër rajone. Njëri prej tyre është korja ballore (korteksi frontal). Ky merret me vullnetin e lirë, me veprimet, me kujtesën tepër afatshkurtër dhe është sintezë e proceseve më të larta mendore.
Truri rindërton gjithçka mbi të dhëna tepër të kufizuara. Të dhënat atje jashtë janë të plota por truri përdor vetëm një sasi të kufizuar të tyre. Kështu atij i duhet gjithnjë t'i plotësojë me hamendësime. Gjatë plotësimit bëhen gabime pasi truri ka kufirin e tij.

BlogRoll

Popular Posts