• Feed RSS
Ujëvarët e Mirushës

Zona e kanionit të lumit Mirusha karakterizohet me vlera të veçanta natyrore, të cilat para shumë vitesh kanë qenë pikë karakteristike për shfrytëzimin turistik‐rekreativ të tij, për popullatën lokale dhe komunitetin në përgjithës
i.

Parku “Ujëvarat e Mirushës”, është një ndër zonat më të bukura dhe më interesante të natyrës së Kosovës,i cili shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, në territorin e komunave Klinë dhe Malishevë.
Parku gjendet në jug të maleve Gremnik, në të dy anët e rrjedhës së lumit Mirusha, që nga fillimi i kanjonit deri afër derdhjes së tij në lumin Drini i Bardhë.
Përgjatë territorit të parkut kalon lumi Mirusha, i cili gjatë
rrjedhës së tij krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene, të cilat së bashku krijojnë një fenomen morfo‐hidrologjik.
Lumi Mirusha është një ndër lumenjtë më të bukur të Kosovës, ku në rrjedhjen e poshtme kalon nëpër kanjonin e lumit Mirusha.

Hidromorfologjia 

Gjëja më kryesore dhe më interesante e këtij fenomeni natyror të Mirushës, janë ujëvarat dhe liqet. Këto
dukuri natyrore janë krijuar në rrjedhën e mesme dhe fundore të lumit Mirusha me një gjatësi 650 m. Në
bazë të formës dhe madhësisë këta liqe ndahen në tri grupe:
1. Liqejtë e epërm 1 ‐ 8,
2. Liqejtë e mesëm 9 ‐ 12 dhe
3. Liqejtë e poshtëm 13 ‐ 16.
Liqeni i fundit është më i madhi për nga dimensioni dhe ka qasje të lehtë për çdo vizitor. Ka dimensione 55
x 45 m me thellësi mbi 5 m me sipërfaqe 2250 m².
Liqeni më i thellë është liqeni i 10‐të me thellësi 9m.
Liqeni më i gjatë është liqeni i 8‐të me gjatësi 56m , gjerësi 18.5 m dhe thellësi 5‐6m.
Ujëvara më e lartë është në mes të liqenit të 8‐të dhe 9‐të me lartësi 21m.
Pamja më e bukur e ujëvarës është në mes të liqenit të 15‐të dhe 16‐të me lartësi 8 m për shkak ramjes
direkte si dhe sasisë së ujit gjatë rënies me pamje impozante.
Mikroformat relevike;
‐ Në kanjonin e Mirushës janë krijuar forma të veçanta relievike: thellime, shpella,prerje shkëmbore, depozitime materiali, liqeje, etj. Forma karakteristike përveç ujëvarave dhe liqeneve janë edhe shpellat me forma dhe madhësi të ndryshme.
Shpella e Kishës së madhe dhe të vogël, shpella në liqenin e dhjetë, shpella në liqenin e nëntë që ndahet në dy kanale atë të djathtë dhe të majtë, shpella pas liqenit të nëntë, dhe shpella e Dushit ‐Shpella e madhe,shtrihet te liqeni i fundit në anën e djathtë të rrjedhës lumore. Kjo shpellë shtrihet në një reliev
karakteristik në formë muri. Shpella në të kaluarën gjeologjike ka qenë burim i ujërave nëntokësore, ka hyrje me gjerësi 4 m, lartësi 12 m dhe gjatësi 40 m. Në fund të shpellës ka pak stalaktite dhe stalagmite si dhe shtylla karstike.
Shpella e kishës së vogël ‐ ka madhësi të vogël me gjatësi 4 m. Hyrja në shpellë ka gjerësi 1.4 m që nga fundi ngushtohet edhe më shumë. Fundi i shpellës është horizontal dhe i mbushur me baltë. Nga hyrja në shpellën e madhe të Kishës, kanali shkon ka JL ku pas 4 m paraqiten shkëmbi gëlqeror në forma të
ndryshme dhe me ndërprerje, ku përmes atyre ndërprerjeve ka mundësi me pas qasje në shpellën e kishës së vogël. Kjo shpellë në të kaluarën ka shërbye për fshehjen e murgjve ortodoks në kohen e perandorisë osmane. Në shpellë janë gjetur mbetje të freskave ndërsa në shpellën e madhe janë gjetur gjurmë të altarit të lutjeve.
Shpella te liqeni i dhjetë ‐ shtrihet nën ujëvarë me gjerësi 9 m, gjatësi 16 m dhe me thellësi uji 3 m,varësisht nga niveli i liqenit kjo ndryshon. Hyrja në shpellë ka gjerësi 5 m me lartësi 3 m. Shpella karstike ‐është formuar nga forca erozive e ujit të lumit Mirusha.
Shpella tek liqeni i nëntë ‐ përbëhet nga dy kanale: i djathtë dhe i majtë, hyrja në këtë shpellë është e mundshme vetëm nën ujërat e liqenit të nëntë. Kanali i majtë ka një hyrje formë harku me gjerësi 3 m,lartësi 6 m dhe gjatësi kanali 43 m. Kanali i djathtë – ka hyrje harkore me gjerësi në hyrje 6m dhe lartësi 7m.
Shpella karstike ‐ në të kaluarën e hershme gjeologjike këto shpella kanë qenë burime nëntokësore të ujit në lumin Mirusha .
Shpella më e madhe – shtrihet përgjatë liqenit të nëntë. Deri te shpella arrihet vetëm nën ujë nga kanali I Mirushës. Shpella ende është nën ndikimin eroziv të lumit Mirusha. Në tërë gjatësinë e shpellës (44 m) në fund të saj është e mbushur me ujë 5‐6 m. Hyrja ka gjerësi deri 9 m, ndërsa lartësi 5 m. Shpella shtrihet ka JL. Shpella është formuar në fund të luginës së Fshatit Dush e cila shkon nga Veriu në Jug në drejtim të kanjonit. Deri te shpella mund të arrihet nëpërmjet rrugës Dush – Ponorc në afërsi të Fillimit të kanjonit.
Shpella e Dushit është më interesante dhe me vlerë natyrore në tërë regjionin e Mirushës. 
Gjatësia e kalueshme e shpellës është 180 m. Duhet cekur edhe dy kanale sekondare nga 40 m, kështu që gjatësia me kanale sekondare është 260 m

BlogRoll

Popular Posts