NJE INJEKSION QE RRIT KUJTESEN
Shtimi i qelizave nervore në trup pothuajse
dyfishohet me anë të injeksionit me faktorin rritës IGF-1. Këtë e kanë zbuluar studiuesit
në Göteborg, Suedi. Kjo mund të shfrytëzohet për kurimin e trurit pas një ataku
zemre, kur qelizat e trurit nuk kanë marrë gjak, apo në rastin e ndonjë
sëmundjeje tjetër.
Më parë besohej se tek njerëzit nuk mund të lindin qeliza
të reja pas foshnjërisë, por para një gjysëm viti neurologu Peter Eriksson dhe
grupi i tij dhanë prova mbi se si truri i njeriut ndërton qeliza të reja
nervore përgjatë tërë jetës.
Është arritur
në përfundimin se stresi i dëmton qelizat e reja ndërsa
një mjedis i larmishëm e stimulues i pasuron ato. Ajo që shton më tepër numrin
e qelizave të reja është lëvizja trupore.
Pikërisht ajo që ndodh gjatë lëvizjes trupore është çlirimi i faktorit rritës IGF-1.
Kështu në provat e bëra tek minjtë injeksimi i faktorit rritës IGF-1 jo vetëm që bëri të mundur shtimin e qelizave por edhe ndikoi tek qelizat e reja që të bëheshin qeliza nervore dhe jo vetëm qeliza të zakonshme mbështetëse të qelizave nervore.
Shtimi gjeti vend në një pjesë të trurit që quhet hippocampus dhe që ka domethënie të madhe për kujtesën dhe të mësuarit. Përparësia me faktorin shumues IGF-1 është që mund të injektohet në krah e përsëri të arrijë trurin. Pasi është një lëndë e vetë trupit edhe mund të kalojë pengesën e gjak-trurit. Nga ky studim që do të vazhdojë edhe për të paktën 5 vjet të tjera mund të përfitojnë edhe ata njerëz që nuk kanë pjesë truri të dëmtuara por që duan të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe aftësinë për të mësuar.