Cfare eshte interneti |
Cfare eshte Interneti? Interneti eshte nje bashkesi rrjetash te shumellojshme te shperndara ne te gjithe ruzullin tokesor. Rrjetat jane te lidhura me njeri tjetrin dhe realizojne shkembimin e informacionit ndermjet tyre.
Qe nje kompjuter te jete i lidhur ne Internet duhet qe ai te kete akses ne pikat e lidhjes. Lidhje me Internetin e nje personal kompjuteri behet duke u lidhur me nje ISP ( Internet Service Provider)
. Cfare eshte ISP?
ISP eshte nje kompani e cila ben te mundur aksesimin e nje personal kompjuteri ose rrjeti kompjuterash ne Internet. Per nje pagese mujore ISP i jep klienteve nje username, password dhe nje menyre aksesi qe mundesojne lidhjen ne Internet. ISP eshte e lidhur me nje NAP (Network Acces Point), e cila eshte nje ISP e nje rendi me te larte. Ne varesi te fuqise se ISP dhe kostos se sherbimit ajo ofron mundesi te ndryshme aksesimi ne Internet.
Dial-up
Dial-up eshte nje lidhje me ane te linjes telefonike me shume linja qe ofrohen per shume perdorues se bashku. Nje lidhje e tille eshte e pershtashme per tu perdorur per nje kohe te kufizuar.
Lidhjet e dedikuara
Linjat e dedikuara jane lidhje fikse. Ne ndryshim nga Dial-up linjat e dedikuara jane krjuar per nje shfrytezim te Internetit per nje kohe sa me te plote. Ne momentin qe nje kompjuter lidhet me Internetit neprmjet ketij modeli ateher ky kompjuter pajiset me nj IP statike, e cila nuk ndryshon sa here futemi ne Internet sic ndodh ne rastin e Dial-up' kur kjo eshte e ndryshueshme
- Wireless
Wireless eshte nje teknologji qe mundeson nje menyre shperndarje te Internetit nepermjet valeve elektromagnetike pa patur nevoje per per kabell. Menyra e funksionimit te saj eshte montimi i nje antene ne nje vend te caktuar dhe ne nje zone afer saj ka akses ne Internet. Wireless ofron bandwidth dhe shpejtesi te madhe por eshte disi e kushtueshme.