Pana eshte nje lloj i ajkes se qumeshtit.
Pana ka përkthimin në shqip ajkë ose mazë.Por shumë nga ne mund të ngatërrohen me këtë përkthim. Eshtë e vërtetë që pana është pjesa e ajkës së qumështit, por nuk mund ta marrim në kushtet e shtëpisë duke zier thjesht qumështin.
Pana është një nënprodukt i qumështit që karakterizohet nga përmbajtja e madhe e yndyrës. Ajo nxirret nga qumështi me një proçes centrifugimi që ndan molekulat e yndyrës nga pjesa tjetër e lëngshme e qumështit. Në një litër qumësht nxirret rreth 35 gramë yndyrë.
Pana gjen një përdorim të gjerë në kuzhinë. Ekziston pana e freskët e cila ka një skadencë të shkurtër. Mund ta përdorim si për receta të ëmbla ashtu dhe për ato të kripurat. Kur e rrahim me rrahësin elektrik, bëhet si shkumë dhe e përdorim për ëmbëlsira të ndryshme. Këtë lloj pane mund ta përdorim edhe pa e rrahur duke e shtuar në shumë salca për makarona e jo vetëm.
Ekziston pastaj edhe pana e kuzhinës që është e konservuar dhe ka një skadencë disa mujore. Këtë lloj pane mund ta rrahim me rrahësin elektrik, e përdorim vetëm në receta të kripura.
Në Shqipëri ky nënprodukt i qumështit njihet më shumë me emrin pana sesa ajkë ose mazë. Për këtë arsye edhe ne kur shkruajmë përbërësit e recetave e shkruajmë me emrin pana.