Teoria qelizore pohon
se:
- Njësia bazë ndërtimore
dhe funksionale e gjallesave është qeliza
- Qelizat e kanë prejardhjen e
tyre nga qeliza pararendse nëpërmjet proçesit të riprodhimit
- Qeliza është njësia bazë e
e zhvillimit dhe e rritjes
- Qeliza është njësia bazë e
ripërtëritjes
- Qeliza është njësia bazë e
trashëgimisë
PËRBËRËSIT E QELIZËS
Në çdo qelizë mund të dallojmë këto struktura qelizore:

- Membrana qelizore
- Protoplazma
MEMBRANA QELIZORE
Njihet ndryshe edhe me termin plazmalema. Ka trashësi 7-9nm.Në të vihen re dy zona strukturalisht të ndryshme. Përveç një polariteti të theksuar të sipërfaqes me strukturë të spikatur mozaike,vihet re një diferencë e theksuar e dy anëve të membranës (asimetria e membranës plazmatike). Modeli i mozaikut fluid( Singer-Nicolson 1972) e përshkruan membranën si një strukturë dinamike:

- Proteinat periferike notojnë
mbi shtresën lipidiko-fluide, ndërsa proteinat integrale janë të zhytura
në brendësi të membranës falë mbetjes hidrofobe.
- Molekulat e membranës janë të
lidhura midis tyre në mënyrë që të formojnë një kompleks supermolekular
(struktura irreale e mozaikut), pasi vetëm kjo mënyrë organizimi mund të
zgjidhw disa nga funksionet specifike të saj.
FUNKSIONI:
- Kufizues: kufizon mjedisin brendaqelizor nga mjedisi jashtëqelizor
- Rregullues:kontrollon futjen e lëndëve të ndryshme të nevojshme
për qelizën, eleminon mbeturinat dhe sekreton produktet qelizore
- Strukturor: lidhja e saj me substanca të ndryshme u jep
indeve strukturë të qëndrueshme
- Ndijor: kap dhe u përgjigjet nëpërmjet receptorëve të gjithë
molekulave specifike që vijnë në lëngun jashtëqelizor
PROTOPLAZMA
Është e gjithë lënda qelizore me veprimtari biologjike.Protoplazma përmban 60-70% ujë, proteina, lyra, sheqerna dhe kripëra minerale. Përbëhet nga:

- Bërthama
- Citoplazma
BËRTHAMA
Përbëhet nga: membrana bërthamore, nukleoplazma, nukleolat,kromozomet.
Bërthama është qëndra e kontrollit të aktivitetit qelizor.Pa bërthamën qeliza nuk mund të jetojë për një kohë të gjatë.Bërthama ka formë sferike ose ovale. Pozicionohet thuajse në qëndër të qelizës.Mbështillet ngamembrana bërthamore e cila është poroze.Përmban një lëng viskoz, koloidal të pasur me proteina që quhetnukleoplazëm.Në të gjenden disa trupa sferikë që quhen nukleola dhe fije të holla kromatine: kromozomet.Nukleolat përmbajnë ARN që merr pjesë në sintezën e proteinave. Kromozomet përbëhen nga ADN e molekula proteinash.
CITOPLAZMA
Ndahet në:

- Citosol (lëngu brendaqelizor)
- Organelet (të cilat kryejnë funksione specifike për
qelizën)
Organelet ndahen
në:
- Organele me membranë (mitokondritë,
rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lisozomat dhe peroksizomat)
- Organele pa membranë (citoskeleti,
centriolat, ribozomet flagjelët ciljet)
MITOKONDRITË
Ndërtohen nga:
Ndërtohen nga:
- Membrana e jashtme
- Membrana e brëndshme
- Kreshtat (të formuara nga rrudhosjet dhe palosjet e membranës së
brëndshme)
- Matriksi (përmbajtja e lëngët që gjendet në qëndër të
mitokondrisë dhe ka përmbajtje të lartë enzimatike)
Funksioni:
- Prodhues të energjisë së nevojshme për veprimtarinë
qelizore.95% e energjisë që i nevojitet qelizës prodhohet në mitokondri
RRJETI ENDOPLAZMATIK
(R.E.P.)
Është një sistem gypash dhe trastëzash.
Ndahet në:
Është një sistem gypash dhe trastëzash.
Ndahet në:
- Rrjeti endoplazmatik i lëmuar
- Rrjeti endoplazmatik kokrrizor (përmban ribozome dhe merrr pjesë në ndryshimet
kimike të proteinave dhe pakeimin e tyre për në organelet e qelizës)
Funksioni:
- Prodhues: i proteinave , karbohidrateve dhe lyrave
- Depozitues: ruan dhe depoziton lëndët e prodhuara , thith
substanca nga citosoli pa prekur veprimtarinë qelizore
- Transportues: nëpërmjet sistemit të gypave dhe kanaleve lëndët mund
të lëvizin në pjesë të ndryshme të qelizës
APARATI I GOLXHIT
Përbëhet nga trasta membranore që quhen sakule. Një qelizë mund të ketë më shumë se një aparat Golxhi.Vendosen afër bërthamës.

- Sintetizon lëndë të ndryshme që shërbejnë si sekrecione
- Paketon sekrecionet dhe enzimat e ndryshme që përdoren në
citoplazmën e qelizës
- Merr pjesë në formimin dhe
ndryshimin e membranave qelizore
LISOZOMAT
Janë fshikëza që përmbajnë enzima me funksion tretës. Formohen nga aparati i Golxhit.

- Tretës
- Ushqyes
- Shkatërrues dhe mbrojtës
PEROKSIZOMAT
Janë fshikëza më të vogla se lisozomat dhe formohen nga rrjeti endoplazmatik kokrrizor

- Thithin dhe neutralizojnë substancat e ndryshme me natyrë helmuese që prodhohen
ose futen në qelizë
MIKROFIJËZAT DHE
MIKROGYPTHAT
Janë pjesë përbërëse të citoskeletit.
Mikrofijëzat përbëhen nga një proteinë që quhet aktinë.

- I japin qëndrueshmëri dhe
- Ndryshueshmëri në formë qelizave
Mikrogypthat përbëhen nga një proteinë që quhet tubulinë
Funksioni:
Funksioni:
- Formojnë përbërësit kryesor të citoskeletit
- I japin qëndrueshmëri qelizës
- Kapin dhe pozicionojnë organelet e ndryshme të qelizës
- Marrin pjesë në
ndryshimin e formës së qelizave
- Ndihmojnë në lëvizjen e qelizës
CENTRIOLAT
Janë struktura cilindrike të përbëra nga mikrogyptha të shkurtër të organizuara në 9 grupe me nga 3 mikrogyptha në grup.

- Drejtojnë fijet e ADN gjatë ndarjes qelizore
CILIET
Përbëhen nga 9 çifte mikrogypthash që rrethojne një çift të vendosur në qëndër. Ciliet lëvizin ritmikisht duke shkaktuar lëvizjen e lëngut përreth qelizave.

- Ndihmojnë lëvizjen e organizmave që i kanë (parameci)
FLAGJELËT: Për nga ndërtimi ngjajnë me ciliet por janë më
të gjatë.
Funksioni:
Funksioni:
- Lëvizës për qelizën
KLOROPLASTET
Gjenden vetëm në qelizat bimore. Kanë formë ovale ose sferike rrallë të sheshtë.klorofila ndodhet në brendësi të disa disqeve të shkurtër që quhen grana.Struktura e kloroplastit karakterizohet nga: një membranë e dyfishtë,stroma(matriksi pa ngjyrë) që përmban shumë proteina. Në stromë gjenden trasta membranore diskoidale që quhen tilakoide.

- Kryejnë fotosintezën.
Proçes që çon në shndërrimin e energjisë dritore në energjikimike e
nevojshme për sintezën e substancave të pasura me energji ( glukoza,
amidoni) duke u nisur nga substanca të varfra në energji ( uji dhe
dioksidi i karbonit)
MURI QELIZOR
Qeliza bimore rrethohet nga disa shtresa të vendosura mbi membranën qelizore që formojnë murin qelizor. Këto shtresa përmbajnë lëndë të tilla si:pektina, celuloza, linjina.Ka pore nëpërmjet të cilave mund të kalojnë lehtësisht molekula të çfarëdo madhësie.

- I jep formë
- qëndrueshmëri
- dhe mbrojtje qelizës
bimore
FUNKSIONI I MEMBRANËS
QELIZORE.
PËRSHKUESHMËRIA NËPËRMJET TRANSPORTUESVE
Membrana qelizore rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet tretësirave që gjenden brenda qelizës dhe mjedisit rrethues.Ajo është një membranë gjysëm e përshkueshme, dhe si e tillë përshkohet nga molekula dhe jone të shumta në përpjestime të ndryshme.Veprimi rregullues i membranës qelizore synon që:

- të kalojnë lehtësisht në dy
drejtime molekulat e ujit, substancat ushqyese, gazet dhe lëndë të tjera
- të mbajë në brendësi të qelizës
substancat që marrin pjesë në formimin e strukturave qelizore.
Por cilët janë faktorët
që përcaktojnë sasinë dhe shpejtësinë e kalimit të këtyre substancave?
DIFUZIONI (shpërhapja)
Proçesi me anë të të cilit molekulat zhvendosen në hapsirë derisa përqëndrimi i tyre në çdo pjesë të kësaj hapësire të jetë i njëjtë quhet difuzion ose shpërhapje.
Kur numri i molekulave që hyjnë brenda në qelizë është i barabartë me numrin e molekulave që dalin jashtë saj themi se është arritur ekuilibri dinamik.
Faktorët e jashtëm që përcaktojnë shpejtësinë e shpërhapjes janë:

- Përqëndrimi
- Temperatura
- Trysnia
OSMOZA: SHPËRHAPJA E
UJIT
Shpërhapja e ujit, nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme, nga zona me përqëndrim më të vogël drejt zonës me përqëndrim më të madh quhet osmozë.
Kur uji shpërhapet në qelizë nëpërmjet osmozës ushtron mbi membranë një trysni që quhet trysni osmotike ose turgor.
Difuzioni dhe osmoza janë proçese fizike mbi të cilët qeliza nuk ushtron asnjë kontroll. Ato nuk kërkojnë harxhim energjie nga ana e qelizës prandaj konsiderohen si transport pasiv.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë →brenda.Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria quhet citolizë.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet plazmolizë.
Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor tretësira quhet izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes së molekulave të ujit nga jashtë↔ brenda është e barabartë
TRANSPORTI AKTIV
Në qelizë hyjnë ose dalin disa substanca edhe kur trysnia e shpërhapjes duhet të shkaktonte normalisht lëvizjen në drejtim të kundërt.Lëvizja e molekulave përkundrejt gradientit të përqëndrimit quhet transport aktiv.Kjo përzgjedhje selektive e membranës qelizore lidhet me nevojat e qelizës.

- Molekulat me përmasa shumë të
mëdha për të cilat qeliza ka nevojë por që nuk mund të përshkojnë
membranën, futen në qelizë me anë të endocitozës. Kur lënda është e ngurtë
proçesi quhet fagocitozë, kurse kur është e lëngët pinocitozë. Nxjerrja
jashtë e molekulave me përmasa të mëdha që nuk mund të përshkojnë
membranën quhet ekzocitozë.
qeliza bimore
membrana
berthama
mitokondria