• Feed RSS
Showing posts with label ruajtja e kujteses. Show all posts
Showing posts with label ruajtja e kujteses. Show all posts
KUJTESA FLEKSIBLE

Prof. Dr. Eric (shqip. Erik) R. Kandel i Universitetit Kolumbia (Columbia University) në Nju Jork  (New York) të ShBA-së mbahet si "Einstein (shqip. Ajnshtajn) i hulumtimit të trurit". Në vitin 2000 ai mori Çmimin Nobel në Mjekësi për hulumtimin e tij mbi themelet e mendjes. Në një kërmill tepër të thjeshtë, që zotëron qeliza të veçanta nervore, "lepurin e detit" (shkc. aplysia), ai zbuloi proteina të cilat krijojnë kujtesën afatgjatë

Immanuel Kant
duhet të ketë qenë i pari që përmes të menduarit ka kuptuar se truri lind i ditur, me një program të vetin.
Sot e dimë që ashtu është, thotë Kandel i cili nga ana e tij adhuron si Freud'in ashtu edhe Kant'in. Truri ka programe që nuk janë krijuar nga përvoja. Këtë mund ta shohim edhe gjatë zhvillimit të trurit ku shumë prej zhvillimeve janë të programuara gjenetikisht. Këtë Kant e ka quajtur "paradije", dije të brendshme dhe Kandel e ka parë përmes eksperimentesh me lepurin e detit ku ka dalë se ky kërmill i madh deti, me një trup të një maceje të vogël e me qeliza nervore të pakta por të mëdha, lind me atë arkitekturë refleksesh që ka. Por a mundet ky kërmill atëherë të mësojë diçka nga përvoja ? Ai ka gjetur atë mbi të cilën edhe Freud (shqip. Frojdi) kishte pasur një ide se kontaktet midis qelizave nervore, sinapset, nuk janë fikse por fleksible. Ato mund të ndërrojnë vend dhe këtë e bëjnë të shtyra nga të mësuarit dhe kujtimet. Ky është një parim i përgjithshëm.





 Filozofi britanik John Locke (shqip. Xhon Lok) ka thënë se shumë në jetë vjen nga të mësuarit. Kandel ka zbuluar se lepuri i detit mund të mësojë shumë gjëra. Kjo pasi me të vërtetë arkitektura e reflekseve është me të lindur por të mësuarit është hapi tjetër, një shtresë tjetër që krijohet mbi arkitekturën e reflekseve dhe që mund të ndërrojë elementet e kësaj arkitekture duke i bërë më të forta apo më të dobëta.
Kandel thotë se ai është evolucionist dhe se Darwin (shqip. Darvini) ka pasur të drejtë. Nëse një mekanizëm i jep përparësi organizmit atëherë ky ruhet dhe përcillet tek brezat e tjerë. Po ashtu të mësuarit dhe kujtesa janë shumë të rëndësishme kështu që çdo kafshë sado e vogël duhet t'i ketë. Ato duhet të dinë se ku të gjejnë ujë, ushqim, ku janë armiqtë, ku janë miqtë. Gjithkush duhet ta dijë këtë
.

GJENDET MEKANIZMI I KUJTESES NE TRU
Shkencëtarët kanë gjetur një mekanizëm të panjohur më parë përmes rënies së fuqisë së nyjeve nervore të trurit (sinapseve), një proçes i cili çon në krijimin e kujtesës dhe ruajtjen për një kohë të gjatë të saj. Rritja apo rënia e fuqisë ndër sinapse sjell ndryshime në kujtesë. Ky ndryshim fuqie ndodh gjithashtu edhe përgjatë zhvillimit të trurit.
Pas eksperimenteve të bëra mbi minj nga Insitituti Mjekësor Howard Hughes (HHMI) dhe Universiteti Brown doli se nyjet dobësohen pasi krijohen proteina të reja në atë vend apo kthehen menjëherë në proteina të tjera proteinat që kanë ardhur tek këto nyje për përpunim.
Ky mekanizëm është një mënyrë e përshtatshme e trurit për të shprehur ndryshimet e tij por jo vetëm kaq, ai është njëkohësisht edhe një mekanizëm thelbësor i zhvillimit të një truri normal.
Që më parë dihej që sinapset kishin një mekanizëm që krijonte proteina por nuk dihej që ky mekanizëm ndryshonte edhe vetë sinapset.

BlogRoll

Popular Posts