• Feed RSS
Showing posts with label vetedija. Show all posts
Showing posts with label vetedija. Show all posts

                             KUJTIMET
 Kujtimet marrin formë, ndryshojnë tërë kohës dhe bashkë me to ndryshojnë edhe njerëzit.
Njeriu beson në vërtetësinë dhe përhershmërinë e kujtesës. Gjërat, të cilat nuk i vijnë ndërmend në mënyrë të vetëdijshme, i mban thjesht për hapërdarje ose i ndrydh përbrenda.

Kujtesa interpreton. Sipas Sigmund Freud'it kujtimet mund të gjurmohen deri në formën e tyre fillestare përmes hipnozës ose psikoterapisë. Mirëpo studimet më të fundit tregojnë se kujtesa jonë më tepër i interpreton gjërat sesa i përcjell me përpikmëri ato. Kujtesa rishkruan gjatë tërës kohës skenarin e jetës sonë, ajo fshin, fut dhe u jep skenave të shkuara kuptim të ri. Prandaj nuk duhet t'i besojmë qorrazi kujtesës sonë. E vërteta mund të mos ketë qenë ashtu si e besojmë ne. 
Intrepretimi Studiuesi amerikan John Kotre zbuloi se kujtesa jonë i jep rrugës së jetës sonë një kuptim të përshkrueshëm. Mirëpo ne jemi të prirur të interpretojmë disa rrethana ashtu si na shkon ne për shtat. Ne i besojmë kujtesës sonë në mënyrë intuitive, sidomos kur bëhet fjalë për diçka që e mbajmë mend shumë mirë. Për shembull: në kujtesë ka mbetur që yt atë të ka mësuar të ngresh balonën në një kodër të qytetit. Por kjo nuk është e vërteta. Në kujtesë, dy gjëra të ndryshme mund të kokolepsen me njëra-tjetrën dhe prej tyre të dalë një përjetim i vetëm i sajuar. Kujtesa mund të lërë mënjanë edhe gjërat e këqia: p.sh. ajo ndrydh përbrenda zënkat e shpeshta përballë dashurisë së parë të madhe.
Struktura anatomike Strukturat anatomike të cilat vendosin mbi kujtesën dhe harresën ndodhen thellë në lobin tëmthor të njohura si "hippocampus" (hipokampus) dhe "korteksi rinal". Këto rajone ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës. Nëse dëmtohet njëra prej këtyre dy strukturave atëhere kujtimet nuk mund të ruhen më. Përgjatë veprimit të sjelljes "së vërtetë" ndërmend të gjërave janë në veprim rajonet e lobit tëmthor përbrenda trurit. Përgjatë veprimit të sjellës "së rreme" ndërmend të gjërave vihet në veprim një rajon përbrenda trurit ballor. Kjo dukuri shfaqet gjithnjë kur është fjala për konflikte. Kështu truri na sinjalizon që kujtesa është duke na mashtruar. Por ne nuk e vëmë re. 
Truri është më i shpejtë se vetëdija

Njeriu merr një vendim dy milisekonda e gjysmë përpara se të jetë i vetëdijshëm mbi të. Ky mund të shihet në formën e një shtyse të vogël elektrike.
Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi
vullnet të lirë por tregon se ky vullnet i lirë nis me diçka të pavetëdijshme. Edhe Freud'i ka thënë se shumë nga ajo që bëjmë vjen nga pavetëdija.

Një shembull është
gjuha e folur. Ne nuk dimë nëse gjuha që përdorim është e rregullt nga ana gramatikore, se ku është folja apo emri, se a jemi duke përdorur një folje apo emër në fjalinë që po themi, mbi këtë jemi të pavetëdijshëm por ia arrijmë të merremi vesh me tjetrin pasi gjuha që flasim është njëfarësoj korrekte, ndonëse ndoshta jo në mënyrë të përsosur.
Truri ka një kore të jashtme që quhet
korteks cerebral. Ky është i ndarë në katër rajone. Njëri prej tyre është korja ballore (korteksi frontal). Ky merret me vullnetin e lirë, me veprimet, me kujtesën tepër afatshkurtër dhe është sintezë e proceseve më të larta mendore.
Truri rindërton gjithçka mbi të dhëna tepër të kufizuara. Të dhënat atje jashtë janë të plota por truri përdor vetëm një sasi të kufizuar të tyre. Kështu atij i duhet gjithnjë t'i plotësojë me hamendësime. Gjatë plotësimit bëhen gabime pasi truri ka kufirin e tij.

BlogRoll

Popular Posts