KUJTIMET
Kujtimet marrin formë, ndryshojnë tërë kohës dhe bashkë me to ndryshojnë edhe njerëzit.
Kujtimet marrin formë, ndryshojnë tërë kohës dhe bashkë me to ndryshojnë edhe njerëzit.
Njeriu beson në vërtetësinë dhe përhershmërinë e
kujtesës. Gjërat, të cilat nuk i vijnë ndërmend në mënyrë të vetëdijshme, i
mban thjesht për hapërdarje ose i ndrydh përbrenda.
Kujtesa interpreton. Sipas Sigmund
Freud'it kujtimet mund të gjurmohen deri në formën e tyre fillestare përmes hipnozës ose psikoterapisë. Mirëpo studimet më të fundit tregojnë se kujtesa jonë më tepër i interpreton gjërat sesa i përcjell me përpikmëri ato. Kujtesa rishkruan gjatë tërës
kohës skenarin e jetës sonë, ajo fshin, fut dhe u jep skenave të shkuara kuptim të ri. Prandaj nuk duhet t'i besojmë qorrazi kujtesës
sonë. E vërteta mund të mos ketë qenë ashtu si e besojmë ne.
Intrepretimi
Studiuesi amerikan John Kotre zbuloi se kujtesa jonë i jep rrugës së jetës sonë
një kuptim të përshkrueshëm. Mirëpo ne jemi të prirur të interpretojmë disa rrethana ashtu si na shkon ne për shtat. Ne i besojmë kujtesës sonë në mënyrë
intuitive, sidomos kur bëhet fjalë për diçka që e mbajmë mend shumë mirë. Për
shembull: në kujtesë ka mbetur që yt atë të ka mësuar të ngresh balonën në një kodër të qytetit. Por kjo nuk është e vërteta. Në kujtesë, dy
gjëra të ndryshme mund të kokolepsen me njëra-tjetrën dhe prej tyre të dalë një
përjetim i vetëm i sajuar. Kujtesa mund të
lërë mënjanë edhe gjërat e këqia: p.sh. ajo ndrydh përbrenda zënkat e shpeshta
përballë dashurisë së parë të madhe.
Struktura anatomike Strukturat anatomike të cilat vendosin mbi kujtesën dhe harresën ndodhen thellë në
lobin tëmthor të njohura si "hippocampus" (hipokampus) dhe
"korteksi rinal". Këto rajone ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës. Nëse
dëmtohet njëra prej këtyre dy strukturave atëhere kujtimet nuk mund të ruhen
më. Përgjatë veprimit të sjelljes "së vërtetë" ndërmend të gjërave
janë në veprim rajonet e lobit tëmthor përbrenda trurit. Përgjatë veprimit të
sjellës "së rreme" ndërmend të gjërave vihet në veprim një rajon përbrenda trurit ballor. Kjo dukuri shfaqet gjithnjë kur është fjala për konflikte. Kështu truri na sinjalizon që kujtesa është duke na mashtruar. Por ne
nuk e vëmë re.