RENIA E FLOKEVE
Fenomeni fillon
në moshën në mes 20 deri 30 vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bijnë në mënyrë
masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni
seksual mashkullor testosteron. Një njeri i
shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet
me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e zgjasin proçesin e
rritjes së flokëve. Çezari mundohej të fshihte flokët e rënë duke vendosur një
kurorë përqark kokës.
Shkaqet e
rënies së flokëve
Flokët rriten
për dy deri tre vjet përpara se të bijnë. Rënia e flokëve të vjetër është krejt
natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe
del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u binë 150 qime flokësh.
Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje
infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj.
Rënie flokësh e
trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia
gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar
dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron - apo si ç´emërohet
ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e
flokëve dhe ngunjohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve por edhe
ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, porja mbyllet krejt.
Flokët e trashë zëvendësohen me flokë shumë më të imët,
më të shkurtër, dhe të thinjura. Rënia fillon në dy anët e ballit dhe pastaj
ndiqet nga krijimi i një tulle në pjesën e prapme të kokës.
Propecia - një mjet kundër rënies së flokëve
Propecia bllokon enzimën që lidhet me Testosteronin duke
e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu
me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të
burrave , dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të
prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Megjithëse nuk ka prova, 2% e burrave
që marrin tabletën Propecia thonë se ajo i bën impotentë por 90 % e tyre thonë
se nuk ndjejnë asnjë lloj ndryshimi në fuqinë e tyre seksuale. Tableta duhet
marrë përditë, dhe nëse ndalohet marrja e saj, proçesi i rënies së flokëve nis
nga e paraPropecia nuk funksionon për gratë. Gratë shtatzëna nukduhet në asnjë
mënyrë të marrin apo qoftë edhe të prekin me dorë ato tableta sepse kjo mund të
çonte në shpërfytyrimin e foshnjeve që do të lindnin.