Kyçi
|
Kyçi rrethohet nga
një cipë indi lidhës që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Është cipa e kyçit ajo që krijon lëngun e kyçit.
Kupa mbërthehet pas eshtrave dhe mbështjell kështu
të gjithë kyçin. Kupa e kyçit është e përforcuar në disa vende nga disa rripa
të fuqishëm, lidhëset e kyçit apo ligamentet, të cilat janë të ndërtuara nga inde të tendosura
lidhëse.Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje
të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të
tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit.