STRESI
Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetiak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa.

Nëse
përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi
përmes sistemit të stresit në trup i cili përbëhet nga nerva dhe hormone.
Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të
ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese.
Tajiten hormone
Organet
kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i
dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë
hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu
nuk mund t'i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi
nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës
kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e
dhimbjes.
Gjëndrat
adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe
kortizol.
Preken shumë pjesë të trupit
Përmes
nervave të sistemit nervor të
dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka
ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit:
Zemra dhe enët e gjakut
Zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t'u mpiks
Mushkëritë
Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera.
Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera.
Muskujt
Muskujt tkurren kur trupi bëhet gati për të luftuar apo për t'ia mbathur këmbëve.
Muskujt tkurren kur trupi bëhet gati për të luftuar apo për t'ia mbathur këmbëve.
Stomaku dhe zorrët
Gjaku rishpërndahet nga stomaku, zorrët dhe disa rropulli për tek muskujt, zemra dhe mushkëritë. Stresi çliron gjithashtu acide yndyrore dhe sheqer që u japin energji muskujve dhe organeve. Gjithashtu shtohet përqindja e kolesterolit të dëmshëm.

Sistemi imunitar i mbrojtjes
Në rastin e stresit kohëshkurtër përforcohet sistemi imunitar i mbrojtjes ndaj sulmeve. Por kur stresi vazhdon për një kohë të gjatë pa pasur mundësi trupi për të marrë vehten atëherë sistemi imunitar dobësohet.

Hormonet
Stresi kohëgjatë bën që të tajiten përqindje të mëdha hormonesh stresi ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet.
Stresi kohëgjatë bën që të tajiten përqindje të mëdha hormonesh stresi ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet.
Të luftosh apo të ia mbathësh
Hulumtuesit
e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke
dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria
nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe tajitja e hormoneve të stresit
adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet në trup. Gjaku ntrashet, pulsi
dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund
të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin.
Nëse
njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo
do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të
larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup.
Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi
mund të ndikojë shëndetin për të keq.
Marrja e arratisë kur mungon
kontrolli
Nëse stresi ndjehet mbizotërues dhe i pamundur për ta
kontrolluar atëherë krijohet një kundërveprim për të marrë arratinë. Njeriu
ndjehet i varur nga të tjerët, i nënshtruar, i pashpresë, i shqetësuar dhe i molisur.
Në këtë lloj kundërveprimi stresor rritet aktiviteti i
trurit gjë që bën që të dërgohen hormone për tek gjëndrat adrenale mbi veshka.
Gjëndrat adrenale mbi veshka rrisin prodhimin e kortizolit në trup, ndërkohë që
prodhimi i hormonit gjinor testosteron, insulinës dhe hormonit të rritjes
pakësohet. Në afat të shkurtër trupi merr më tepër energji në formën e sheqerit
në gjak (glukozës) dhe acideve të lirë yndyrorë. Por mund të bëjë me kalimin e
kohës që njeriu të ndjehet i pafuqishëm dhe t'i mungojnë energjitë, ta ketë të
vështirë për të kujtuar gjëra dhe të përqendrohet.
Trupi jep gaz dhe frenon
Gjatë stresit kohëshkurtër, tajitja e adrenalinës dhe
noradrenalinës në trup bën që ky t'i "japë gazit". Trupi nxehet dhe
aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet.
Ndërkohë tajiten gjithashtu hormone të cilat riparojnë
dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë e cila ka një ndikim qetësues. Trupi "frenon".
Kur stresi i ngutshëm merr fund atëherë trupi "heq
këmbën nga gazi" dhe "frena" bën që trupi të marrë vehten. Por
në rastin e stresit kohëgjatë trupi "i jep gazit" në të njëjtën kohë
që efekti frenues zhduket. Përqindja e hormoneve të marrjes së vetes ulet. Mu
këtu shfaqet rreziku për efekte negative të stresit mbi shëndetin.
Sëmundje dhe shqetësime që
shkaktohen nga stresi
Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë
është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me hormonet e
stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet.
Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë
çrregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të
shtypjes së gjakut, ose në probleme me zemrën dhe stomakun.
Vetëm kohët e fundit ka pasur përfillje dhe dijeni të
mjaftueshme për të matur stresin.
Stresi apo ndryshe ndemja, nuk është diçka e re, por është gjendur gjithmonë si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Stresi ka qenë gjithnjë jetësor kur për shembull është dashur për t'iu shmangur rreziqeve që kanoseshin. Kur truri bën të ditur rrezikun, zemra nis të rrahë më shpejtë, muskujt tkurren dhe në gjak lëshohet adrenalinë për të çliruar shtytje në mënyrë që trupi të kundërvepronte më me të shpejtë dhe të duronte më tepër. Nëse stresi nuk do të gjindej, njeriu nuk do të kishte arritur të mbijetonte.
Pra stresi mund të përshkruhet si kundërveprim i i trurit dhe i pjesës tjetër të trupit ndaj atyre kërkesave, sfidave dhe ngarkesave të cilave i nënshtrohemi në rrethana të ndryshme të jetës. Stresi ka për qëllim të kujdeset që aftësia fizike t'i përgjigjet atyre kërkesave që truri pret të gjejë.

Por sot kundërveprimet nuk janë aq të vyeshme si dikur, për më tepër janë të vështira t'i shfryesh jashtë.
Thyerja psiqike dhe fizike
Thyerja psiqike dhe fizike në kuptimin e dukurisë që
shoqëron shoqërinë moderne njihet në gjuhë si suedishtja me termin e vet
përkatës (suedisht - utbrändhet) dhe është një gjendje molisjeje.
Një përcaktim që përdoret për gjendjen më sipër është
edhe sindromë kapitjeje
që do të thotë se bëhet fjalë për shumë simptoma dhe shqetësime që kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.
E thënë me pak fjalë, thyerja psiqike dhe fizike është
faza më e lartë e stresit. Njeriu nuk u ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve
mbi atë që trupi dhe shpirti nuk po ndjehen mirë. Atij do t'i duhet një kohë e
gjatë për t'u riaftësuar por jo të kuptohet sikur ai ka marrë fund njëherë e
përgjithmonë.
Stresorët fizikë dhe psiqikë
Fjala stresor është përdorur për ato gjëra që shkrehin
stresin në tru dhe trup. Këto mund të jenë fizike ose psikologjike.
Tek stresorët fiziologjikë hyjnë tuhatja, alkoholi dhe ndotësit e mjedisit por edhe dëmtimet fizike ndezin
kundërveprimet stresore.
Tek stresorët psikologjikë hyjnë për shembull andrallat
në marrëdhëniet ndërnjerëzore, tallja nga shokët, pakënaqësia me punën, humbja e ndonjë të afërmi dhe mungesa
e të çmuarit nga të tjerët.
Stresi pozitiv dhe ai negativ
Trupi dhe shpirti mund të kundërveprojnë me stres pozitiv
kur njeriu është i ngarkuar me gjëra që i sjellin kënaqësi të cilat njeriu i ka
zgjedhur vetë dhe që e cytin përpara. Por edhe nëse njeriut i pëlqen puna që bën, trupi nuk mund t'i
përballojë ngarkesat e tepërta. Prandaj stresi pozitiv mund të kthehet në
negativ nëse njeriu nuk i dëgjon paralajmërimet e trupit. Të gjitha llojet e
stresit kthehen në të dëmshme nëse trupi është i stresuar për një kohë të gjatë
pa pasur mundësi për ta marrë veten sërish. Shumë prej atyre që e kanë pësuar
kanë qenë të frymëzuar nga një punë nxitëse sa që nuk kanë pasur ndonjë balancë
në jetë, dhe nuk u kanë kushtuar vëmendje atyre paralajmërimeve të trupit dhe
shpirtit. Ndërsa stresi negativ shfaqet kur njeriu ndjen pakënaqësi dhe nuk
mundet ta ndryshojë këtë gjendje. Kjo mund të vlejë si për jetën private ashtu
edhe për atë në punë.