KOENZIMA
Q KUNDER PLAKJES
Kimisti
Walt Dunlop (shqip.
Uollt Danlap) ka veçuar lëndën bakteriale Koenzimën Q nga shkëmbijtë nënujorë
koralorë Great Barrier Reef buzë bregdetit
verior të Australisë
dhe shpreson me këtë të frenojë vjetërsimin e lëkurës së njerëzve. Në qullin
koralor ka baktere
që sa më tepër i nënshtrohen rrezatimit agresiv
ultravjollcë aq më tepër e prodhojnë këtë koenzimë. Koenzima Q kap radikalet e lira. Radikalet e
lira, një rrezik për vargjet e DNA'së,
shpërbëhen aq shpejt, sa më tepër goditen bakteret.Bakteret janë të afta të
rrisin menjëherë dhe pamasë mekanizmat e tyre mbrojtës dhe ndreqës. Koenzimë Q
ka edhe në lëkurën
e njeriut, por pakësohet me të shpejtë në moshë të thyer. Walt Dunlop shpreson
tani, që mekanizmat e zbuluara do të mundeshin të përdoreshin dikur. Përmes
kësaj ai nuk don të bëjë ndokënd më të ri, por më saktë të bëjë një çap përpara
kundër sëmundjeve që kanë të bëjnë me moshimin si dobësitë kardiake ose
sëmundjet degjeneruese si Alzheimer
dhe Parkinson.
Koralet
rriten deri menjëherë nën sipërfaqen e ujit, pasi që kanë nevojë për dritë për fotosintezën. Por kur nisin
baticë-zbaticat, banorët e ujit u nënshtrohen papritur faktorëve me rrezik për
jetën si ajri dhe rrezatimi i drejtpërdrejtë i diellit.