• Feed RSS
Showing posts with label drini i bardhe. Show all posts
Showing posts with label drini i bardhe. Show all posts
Kosova gjendet në qendër të të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje dhe brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vëtëm rreth 100 km. • Pozita gjeografike: Ballkan, Evropa Juglindore. • Koordinatat gjeografike: 43 16 N, 41 53 S, 21 16 E, 19 59 W. • Sipërfaqja: 10,887 km2 • Kufijtë tokësor: 700.7 km (Shqipëria 111.8 km, IRJ e Maqedonisë 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km, Serbia 351.6 km) • Pika më e ulët: Drini i Bardhë 297 m (pranë kufirit me Shqipërinë) • Pika më e lartë: Gjeravica 2,565 m • Burimet natyrore: nikeli, zinku, plumbi, linjiti, magnezi, qymyri, bakri, ari etj. Majat më të larta të maleve • Gjeravica (Regjioni Pejë) 2.656 m • Bistra (Regjioni Ferizaj) 2.640 m • Marjash (Regjioni Pejë) 2.530 m • Luboteni (Regjioni Ferizaj) 2.496 m • Kopraniku (Regjioni Pejë) 2.460 m • Mali i Strellcit (Regjioni Pejë) 2.377 m • Mali i Lumbardhit (Regjioni Pejë) 2.335 m Lumenjtë dhe Liqenet e Republikes se Kosovës Lumenjtë kryesor të Kosovës dhe gjatësia e tyre ne territorin e saj: • Drini i Bardhë 122 km • Sitnica 90 km • Lumbardhi i Pejës 62 km • Morava e Binçës 60 km • Lepenci 53 km • Ereniku 51 km • Ibri 42 km • Lumbardhi i Prizrenit 31 km Liqenet kryesor të Republikes se Kosovës janë: • Gazivoda (Komuna Zubin Potok) 9.10 km2 • Radoniqi (Komuna Gjakovë) 5.96 km2 • Batllava (Komuna Besianë) 3.27 km2 • Badovci (Komuna Prishtinë) 2.57 km2 . statistikat vitale të ekonomisë • GDP: 4 miliardë dollar (2007) o GDP shkalla e rritjes reale: 2.6% (2007) o GDP për kokë banori: 1.800 dollar (2007 o GDP - ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60% • Fuqia punëtore: 832.000 (2007). 21.4% të angazhuar në bujqësi • Shkalla e papunësisë: 43% (2007) • Shkalla e inflacionit: 2% (2007) • Buxheti: o Të hyra: 1.364 miliard dollar o Shpenzime: 1.008 miliard dollar (2007) • Energjia: o Prodhimi: 3.996 miliard kWh (2006) o Shpenzimi: 4.281 miliard kWh (2006) • Eksporti: 110 milion € (2006) o Partnerët e eksportit: BE (25.8%), Serbia (18.9%), Shqipëria (11.4%), Maqedonia (8.8%), Zvicra (6.4%), etj. o Mallrat që eksportohen: Materiale të papërpunuara (38.7%), Mallra tëpërpunuara (28.8%), Makineri e pajisje transporti (8.1%), etj o Importi: 1.3 miliardë € (2006) o Partnerët e importit: BE (30%), Maqedonia (19.7%), Serbia (14.6%), etj. o Mallrat që importohen: Mallra të përpunuara (20.3%), Makineri e pajisje transporti (17.8%), Ushqime dhe kafshë të gjalla (17.5%), Lëndë djegëse (16.6%), Produkte kimike (10.6%), etj. • Ndihma ekonomike: 324 milion dollar (2007) • Borxhi i jashtëm: sipas Bankës Kombëtare të Serbisë 1.2 miliard dollar, por Kosova ka pranuar rreth 900 milion dollar (2007) Tregu i punës në Kosovë Kosova ka një popullsi relativisht të re në moshë. 29,0 % e popullatës në moshë pune është e punësuar, kurse 23,3 % është e papunë. Shkalla e papunësisë (përqindja e të papunësuarve në fuqi punëtore) është 44,9%. Tregu i punës në Kosovë karakterizohet me normë (shkallë) të madhe të papunësisë si dhe me numër të madh të punëkërkuesve të regjistruar. Dy të tretat e të gjithë punëkërkuesve të regjistruar janë të pakualifikuar. Shumica e punëkërkuesve të regjistruar i përkasin grupit të moshës, në mes 25 dhe 39 vjeç. Në vitin 2007, numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 334.595 persona. Vetëm 1.5% e tyre janë me universitet apo shkollë të lartë të kryer. Megjithatë Kosova, është një parajsë për hapjen e mundësive të punësimit, sepse interesimi për punë është shumë i madh. Demografia Artikulli kryesor: Demografia e Kosoves • Numri i popullsisë: 2.126.708 (2007) • Grupet etnike: Shqiptarët 92%, Serbët 5.3%, të tjerët 2.7% (Turq, Boshnjak, Goran, Ashkali, Rom, Egjiptian) • Feja: Myslimane 92%, Krishtere-katolike 2%, Krishtere-ortodokse 6% • Gjuhët: Shqipe 92%, Serbe 6%, Boshnjake e Turke 2% }

BlogRoll

Popular Posts