• Feed RSS
Showing posts with label fotosinteza. Show all posts
Showing posts with label fotosinteza. Show all posts

KOENZIMA Q KUNDER PLAKJES

Kimisti Walt Dunlop (shqip. Uollt Danlap) ka veçuar lëndën bakteriale Koenzimën Q nga shkëmbijtë nënujorë koralorë Great Barrier Reef buzë bregdetit verior të Australisë dhe shpreson me këtë të frenojë vjetërsimin e lëkurës së njerëzve. Në qullin koralor ka baktere që sa më tepër i nënshtrohen rrezatimit agresiv ultravjollcë aq më tepër e prodhojnë këtë koenzimë. Koenzima Q kap radikalet e lira. Radikalet e lira, një rrezik për vargjet e DNA'së, shpërbëhen aq shpejt, sa më tepër goditen bakteret.Bakteret janë të afta të rrisin menjëherë dhe pamasë mekanizmat e tyre mbrojtës dhe ndreqës. Koenzimë Q ka edhe në lëkurën e njeriut, por pakësohet me të shpejtë në moshë të thyer. Walt Dunlop shpreson tani, që mekanizmat e zbuluara do të mundeshin të përdoreshin dikur. Përmes kësaj ai nuk don të bëjë ndokënd më të ri, por më saktë të bëjë një çap përpara kundër sëmundjeve që kanë të bëjnë me moshimin si dobësitë kardiake ose sëmundjet degjeneruese si Alzheimer dhe Parkinson.
Koralet rriten deri menjëherë nën sipërfaqen e ujit, pasi që kanë nevojë për dritë për fotosintezën. Por kur nisin baticë-zbaticat, banorët e ujit u nënshtrohen papritur faktorëve me rrezik për jetën si ajri dhe rrezatimi i drejtpërdrejtë i diellit. 

Cfare eshte fotosinteza?

Bimet e kriojne vete ushqimin e tyre ,duke kapur driten e diellit nepermjet klorofilit. Proteinat dhe enzimat perdorin driten e diellit per te krijuar hidrogjen, elektrone dhe oksigjen. Oksigjeni clirohet gjate konvertimit te dioksidit te karbonit ne karbohidrate  ,ose ushqimin e bimeve. Cdo vit bimet konvertojne 1.012 bilion ton CO2 ne energji , kryesisht ne formen e ushqimit ose reservave. Fotosinteza eshte nje proces i paster , i plote dhe i pademshem . U deshen biliona vjet per bimet te fitonin kete aftesi.

BlogRoll

Popular Posts