• Feed RSS
Showing posts with label si te parandalojme renien e flokeve. Show all posts
Showing posts with label si te parandalojme renien e flokeve. Show all posts
Humbja e flokëve është një fenomen normal dhe gjithçka ndodh gjatë ndërrimit të stinëve, sidomos në vjeshtë. Shkaktarët kryesorë që dobësojnë flokët tanë janë: stresi, pirja e duhanit, ushqyerja e dobët, shtatzënia, barnat, etj.
Si të ndalojmë humbjen e flokëve? 
Për të arritur rezultate të kënaqshme duhet të zbatohen disa metoda natyrale, drejtpërdrejt në flokë, në formën e maskës, para ose pas larjes me shampo. Ju vetëm duhet të zgjidhni përbërësit tuaj të preferuar:
1. Aloe Vera
Një përbërës i dobishëm për forcimin e flokëve është aloe vera. Përdoret si gel, aplikohet në flokë për të paktën gjysmë ore para se të pastrohen. Gjithashtu, duke marrë një lugë (çaji) në ditë me lëng aloe vera në stomak bosh, mund të nxitim rritjen e flokëve më shpejt.
2. Hudhra 
Metodat natyrore kundër rënies së flokëve, me të vërtetë të reagojnë në favorin tuaj. P.sh. Përzieni disa thelpinj hudhër të copëtuar. I vendosni këto në një filxhan qumësht për 45 minuta, më pas aplikoni këtë trajtim të mirë gjatë ditës në kokën tuaj. Hudhrën mund ta përzieni dhe me vaj ulliri.
3. Xhenxhefili
Xhenxhefilin, mund ta konsiderojmë si një bimë vërtetë të mrekullueshme, duke u bazuar në cilësitë e saj vepruese në rast të problemeve të shumta shëndetësore. Me referencë të veçantë për sëmundjet e ftohjes, është gjithashtu e dobishme në përgatitjen e një trajtimi për të rritur flokët dhe stimuluar qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Nevojitet xhenxhefil pluhur dhe vaj susami. Recetën e plotë do ta publikojmë në artikullin e radhës.
4. Bimët 
Për ta përfunduar, mund të themi se ky fenomen, i cili prek meshkujt dhe femrat njësoj, mund të shërohet me metoda natyrore: rozmarinë, hithër, sherbelë. Në çfarë mënyre? Vendosini këto bimë në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 5 minuta. Më pas kullojeni, dhe shpëlajini flokët pasi t’i keni larë me shampo. Kështu ju do të keni krijuar një losion, që i bën flokët shumë të butë dhe të dendur! Për të përshpejtuar procesin, shtoni disa pika vaj esencial rozmarine në shampon tuaj.

RENIA E FLOKEVE
Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30 vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bijnë në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron. Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e zgjasin proçesin e rritjes së flokëve. Çezari mundohej të fshihte flokët e rënë duke vendosur një kurorë përqark kokës.
Shkaqet e rënies së flokëve
Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bijnë. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u binë 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. 
Rënie flokësh e trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron - apo si ç´emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngunjohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, porja mbyllet krejt.
Flokët e trashë zëvendësohen me flokë shumë më të imët, më të shkurtër, dhe të thinjura. Rënia fillon në dy anët e ballit dhe pastaj ndiqet nga krijimi i një tulle në pjesën e prapme të kokës.
Propecia - një mjet kundër rënies së flokëve
Propecia bllokon enzimën që lidhet me Testosteronin duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave , dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Megjithëse nuk ka prova, 2% e burrave që marrin tabletën Propecia thonë se ajo i bën impotentë por 90 % e tyre thonë se nuk ndjejnë asnjë lloj ndryshimi në fuqinë e tyre seksuale. Tableta duhet marrë përditë, dhe nëse ndalohet marrja e saj, proçesi i rënies së flokëve nis nga e paraPropecia nuk funksionon për gratë. Gratë shtatzëna nukduhet në asnjë mënyrë të marrin apo qoftë edhe të prekin me dorë ato tableta sepse kjo mund të çonte në shpërfytyrimin e foshnjeve që do të lindnin.

BlogRoll

Popular Posts