Ekzistojnë
dy parime bazë për ta mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet
kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë,
duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë,
atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të
gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo
funksionon dhe sa ju mund të kuptoni do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe
me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor.
1.
Lexoni libra
Zgjidhni
një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt.
Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia
arrijnë qëllimit t’ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një
ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke
imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori
interesante për të treguar
2.
Luani lojëra
Lojërat
janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat
elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra
mbështeten tek logjika e matematika.
3.
Përdorni dorën e kundërt
kalojeni
ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini
dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t’i hapni
dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të
shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për
këtë.
4.
Mësoni numrat e telefonit
Telefonat
celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh
numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur
kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.
5. Hani
edhe për trurin tuaj
Truri
juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e
peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit.
Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.
6.
Ndahuni nga rutina
Sa
shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t’i bënim gjatë gjithë ditës.
Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta
ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e
ushqimore, përdorni gjëra që s’i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në
fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë
përsëri vigjilent.
7.
Kaloni nga një rrugë e ndryshme
Udhëtoni
apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në
rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të
rrugës për të shkuar në një dyqan.
8.
Mësoni një aftësi të re
Mësimi
i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të
hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t’i lidhni gjërat ndryshe.
Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e
dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t’ju japin
diçka për të menduar.
9. Bëni
lista
Listat
janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t’i lidhni artikujt njëri me
tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë
të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të
mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni
listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.
10.
Zgjidhni një mjeshtëri të re
Gjeni
diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë.
Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti
muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha
këto janë zgjedhje të shkëlqyera.