INTERVISTA/ Flet mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni
Hepatiti C është një sëmundje inflamatore e mëlçisë, e cila mund të përhapet shumë lehtë. Mënyra më e shpeshtë e transmetimit janë transfuzionet e gjakut. Kjo është një sëmundje që shpesh herë është “e heshtur”, dhe pa shenja klinike, por që mund të jetë dhe fatale për jetën e pacinetit. Në një intervistë për “Shëndet Plus” mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, shpjegon se si shfaqet, cilët janë faktorët e riskut dhe si mund të mbrohesh nga kjo sëmundje:
Doktoreshë, çfarë është hepatiti C?
Hepatiti C është inflamacioni i mëlçisë i shkaktuar nga prania në gjak e virusit të hepatitit C. Infektimi me virusin e hepatitit C çon në sëmundje kronike të mëlçisë si: cirroza dhe kanceri i mëlçisë.
Si trasmetohet virusi i hepatitit C?
Virusi i hepatitit C transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e infektuar.
Kush riskon më shumë për t’u prekur nga ky virus?
Njerëzit më të rrezikuar për t’u prekur nga virusi i hepatitit C janë: personat që kanë marrë gjak sidomos para 1992 (para fillimit të procedurave rutinë të kontrollit të gjakut) si hemofilikët,të hemodializuarit,talasemikët. Po ashtu përdoruesit intravenozë të drogës, qoftë dhe për një here të vetme. Personat që kanë kryer ndërhyrje dentare ose kirurgjikale. Të riskuar janë dhe ata persona që kanë berë tatuazhe ose body piercing, fëmijët që lindin nga nëna e infektuar. Të ekspozuar ndaj riksut të infektimit janë dhe personeli shëndetësor, i cili është në kontakt me këtë kontigjent të sëmurësh. Po ashtu mjaft në risk janë dhe personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë.
Si shfaqet kjo sëmundje?
Infeksioni nga hepatit C kalon në dy faza:faza e parë ose hepatiti viral akut, ndodh në 6 muajt e parë pas infektimit me virusin e hepatitit C dhe vetëm 20 % e të sëmurëve, arrinë ta pastrojnë virusin nga organizmi i tyre, pa patur nevojë për mjekim. Gjatë fazës së dytë ose që njihet si hepatiti kronik, 80 % e pacientëve të infektuar do të zhvillojnë hepatit kronik viral C (HCV). Hepatiti C ka një zhvillim të ngadaltë për 10 deri 20 vjet. Afërsisht 20% e pacientëve me HCV do të zhvillojnë cirrozë. Nga ky kontigjent 6% arrijnë dekompensim, dhe 4% zhvillojnë kancer të mëlçisë.
Si mund ta kuptosh se je prekur nga ky virus?
Përsa i përket shenjave klinike ato janë të pakta, prandaj hepatiti viral C është cilësuar si “sëmundja e heshtur”. Më shpesh takohet lodhja, ankthi, depresioni, rëndimi në anën e djathtë. Paceitni shfaq humbje të oreksit, zverdhje të mukozave dhe të lëkurës, të përziera, dhimbje muskujsh dhe artikulacionesh. Hepatiti C mund të ketë edhe manifestime të tjera ekstra hepatike, si: hematologjike (anemi aplastike, trombocitopeni), dermatologjike (vaskulit, porfiria), renale
(glomerulonefriti, sindroma nefrotike), endokrine (diabet,antitrupa antitiroide), vaskulare (vaskuliti i nekrotizuar, poliarteriti nodoz).
Si mund të parandalohet prekja nga ky virus?
Fatkeqësisht, deri më sot nuk ka vaksinë për hepatitin C , prandaj prandalimi konsiston thjesht në kujdesin që duhet treguar, duke patur parasysh rrugët e marrjes së infeksionit.
Pacientët duhen të testohen për hepatit C nëse ato kanë faktorë të njohur rrisku dhe nëse, kanë transaminaza të larta. I rëndësishëm është roli i biopsisë hepatike, pasi biopsia konfirmon diagnozen klinike,vlerëson shkallën e dëmtimit fibrotik dhe nekroinflamator, vlerëson terapinë dhe patologjinë bashkëekzistuese. Të gjithë pacientët me HCV janë kandidate të mundshëm për trajtim.
Si mjekohet kjo sëmundje?
Mjekimi bëhet me interferon të pegiluar dhe me ribavirine.Këto medikamente nxisin sistemin imun, luftojnë virusin dhe parandalojnë shumëzimin e tij. Me fjalë të tjera terapia ndaj hepatitit C synon të pastrojë virusin nga organizmi dhe të parandalojë zhvillimin e cirrozës, të kancerit dhe të insufiçensës së mëlçisë. Kështu mund të arrihet një përgjigje virologjike e qëndrueshme, çka do të thotë që virusi të mos jetë më i kapshëm në gjakun e pacientit 6 muaj pas përfundimit të terapisë. Ky rezultat është tregues i shërimit të plotë.
Përhapja
Në botë ka 170 milion njerëz të infektuar nga virusi i hepatitit C (HCV), shifër kjo që i korrespondon rreth 3% e popullsisë së botës. Çdo vit numërohen 3 deri 4 milionë raste të reja me infeksion HCV.
Risku
Kush është më i ekspozuar ndaj virusit
-personat që i janë nënshtruar transfuzionit të gjakut
-përdoruesit e drogave
-personat që kanë kryer ndërhyrje dentare ose kirurgjikale
-personat që kanë berë tatuazhe
-fëmijët që lindin nga nëna e infektuar
-personeli shëndetësor
-personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë