KUJTESA
FLEKSIBLE
Prof. Dr. Eric (shqip. Erik) R. Kandel i Universitetit Kolumbia (Columbia University) në Nju Jork (New
York) të ShBA-së mbahet si "Einstein (shqip. Ajnshtajn) i hulumtimit të
trurit". Në vitin 2000 ai mori Çmimin Nobel në Mjekësi për hulumtimin e tij mbi themelet e mendjes. Në një kërmill tepër të thjeshtë, që zotëron qeliza të veçanta nervore, "lepurin e
detit" (shkc. aplysia), ai zbuloi proteina të cilat krijojnë kujtesën
afatgjatë
Immanuel Kant duhet të ketë qenë i pari që përmes të menduarit ka kuptuar se truri lind i ditur, me një program të vetin. Sot e dimë që ashtu është, thotë Kandel i cili nga ana e tij adhuron si Freud'in ashtu edhe Kant'in. Truri ka programe që nuk janë krijuar nga përvoja. Këtë mund ta shohim edhe gjatë zhvillimit të trurit ku shumë prej zhvillimeve janë të programuara gjenetikisht. Këtë Kant e ka quajtur "paradije", dije të brendshme dhe Kandel e ka parë përmes eksperimentesh me lepurin e detit ku ka dalë se ky kërmill i madh deti, me një trup të një maceje të vogël e me qeliza nervore të pakta por të mëdha, lind me atë arkitekturë refleksesh që ka. Por a mundet ky kërmill atëherë të mësojë diçka nga përvoja ? Ai ka gjetur atë mbi të cilën edhe Freud (shqip. Frojdi) kishte pasur një ide se kontaktet midis qelizave nervore, sinapset, nuk janë fikse por fleksible. Ato mund të ndërrojnë vend dhe këtë e bëjnë të shtyra nga të mësuarit dhe kujtimet. Ky është një parim i përgjithshëm.
Filozofi britanik John Locke (shqip. Xhon Lok) ka thënë se shumë në jetë vjen nga të mësuarit. Kandel ka zbuluar se lepuri i detit mund të mësojë shumë gjëra. Kjo pasi me të vërtetë arkitektura e reflekseve është me të lindur por të mësuarit është hapi tjetër, një shtresë tjetër që krijohet mbi arkitekturën e reflekseve dhe që mund të ndërrojë elementet e kësaj arkitekture duke i bërë më të forta apo më të dobëta.
.