• Feed RSS
Ne Mesopotami (ne greqisht toke midis dy lumenjve) u zhvillua nje prej qyteterimeve me te hershme. Historia e saj njohu shume luftera te pergjakshme, popullsi te ndryshme luftuan per territore dhe zevendesuan njera-tjetren.
Perendite e Mesopotamise ishin te shumta, pasi cdo popull qe sundoi per nje kohe te caktuar solli me vete dhe perendite dhe besimet perkatese.

Keto perendi kishin thuajse te gjitha pamje dhe ndjenja njerezore, dashuronin, vuanin, grindeshin, kishin familje dhe femije. Por, ndryshe nga njerezit e thjeshte, ato nuk vdisnin, por sundonin perjetesisht boten e njerezve.
Ne Mesopotami linden qytetet e para ne historine e njerezimit. Sumeret, nje prej popullsive te kesaj zone, themeluan disa 'qytet-shtete' te vogla, te qeverisura nga nje mbret, te pavarura nga pikpamja administrative dhe ekonomike.

Qyteti ishte vendi ku sovrani duhet te shfaqte pushtetin e tij dhe, per kete arsye, u ndertuan pallate te bukura dhe tempuj madheshtore, te mbrojtura nga mure te forta.





Zigurati

Zigurati i Urit, kushtuar perendise Nannar, Irak

Ne qender te qytetit ngrihej nje kulle e shenjte, e quajtur zigurat, e perbere nga tarraca te mbivendosura qe ngjiten lart. Me kohe ziguratet u bene gjithmone e me te larta, ne majen e tyre ndodhej sanktuari i Zotit, ndersa me poshte gjendeshin magazina, dyqane e 'biblioteka', ne te cilat ruheshin mijera pllaka te gdhendura me hieroglife. Ziguratet ndertoheshin me tulla balte, ngaqe vendi nuk kishte gure. Ndertuesit zbuluan se po te perzihej balta me fije kashte perftohej nje material shume i qendrueshem dhe lehtesisht i transportueshem.
Zbulimet arkeologjike kane nxjerre ne drite edhe pallate madheshtore, te cilat ne fillim nuk ndertosheshin ne ndonje plan te sakte, por me vone asiro-babilonasit dhe perset u dhane nje pamje me te rregullt dhe te planifikuar.

Skulptura

Artistet sumere krijuan bizhuteri te mrekullueshme ne gure te cmuar, si dioriti, qe paraqesin mbreter dhe perendi. Por, asiret dhe babilonasit ishin vecanerisht te afte ne realizimin e bazorelieveve, qe zbukuronin muret dhe oborret e sallave e pallateve me skena luftimesh dhe kortezhe, qe parakalojne  si ne nje film ne paretet e mjediseve me te rendesishme. Bemat heroike te sovreneve dhe skenat e gjuetise se luaneve ishin dy prej temave me te dashura te ketyre basorelieveve. Subjektet paraqiteshin zakonisht me kembet dhe koken ne profil e me bustin perballe. Keshtu mendohej se paraqitej me me shume vertetesi trupi i njeriut dhe vihej me shume ne dukje veprimi qe ai kryente. Duhen permendur gjithashtu edhe skulpturat imponuese, qe rueanin portat e mureve dhe sallat e fronit ne pallatet asire. Ato paraqesin dema me koke njeriu, perbindesha pozitive, me mjekren dhe floket e rregulluara me kujdes.



Piktura

Tempujt dhe pallatet ishin zbukuruar edhe me piktura te rafinuara. Per fat te keq deshmite e tyre jane shume te rall. Prej tyre dalim ne perfundimin se teknika e tyre i ngjan afreskut dhe se subjektet e paraqitura ishin procesionet e ndryshme, betejat, skenat e gjahut, qw u thurnin lavde fitoreve te sovranit
cfare eshte interneti, interneti cfare eshte, eshte cfare interneti
Cfare eshte interneti
Lidhja me Internetin, Konfigurimi i tij.
Cfare eshte Interneti?   Interneti eshte nje bashkesi rrjetash te shumellojshme te shperndara ne te gjithe ruzullin tokesor. Rrjetat jane te lidhura me njeri tjetrin dhe realizojne shkembimin e informacionit ndermjet tyre.
Epiri dhe Epiriotet . Kush ishin dhe s jetonin

Arti Romak -
Go down to Download this document.
Territori francez mes monarkeve vendas dhe atyre angleze


Sikunder e kemi permendur edhe me pare, Franca doli si shtet me vete pas Traktatit te Verdunit. Procesi i bashkimit te ketij vendi kaloi, permes nje lufte te gjate midis feudaleve vendas dhe monarkeve angleze. Lordet luftonin mes tyre per te zgjeruar gjithnje e me shume territore. Megjithate, jo rralle here ata perdoren lidhjet martesore, te cilat siguronini aleanca te fuqishme politike zgjerim te pronave te tyre. Kete situate do ta shfrytezonin mbreterit angleze, qe i synonin kaq shume territoret franceze. Kjo menyre sjelljeje dhe veprimi i anglezeve, fillimisht u justifikua me faktin se Uilliami (mbreti anglez) ishte nga Normandia.
Per kete arsye ai shikohej si mbreti i Anglise dhe territoreve te Normandise ne France.Duke ndjekur shembullin e francezeve, Henriku II (anglez), u martua me dukeshen e Akuitanise, zoteruese te Frances Jugore. Me keto territore monarket angleze, kishin ne dore me shume hapesira sesa vete monarket franceze. Gjithesesi kjo situate do te fillonte per te ndryshuar ne favor te francezeve. Filipi II, detyroi monarket angleze t'i leshonin Francen veriore. Marrja e ketij territori, fuqizoi mbretin francez ne pikpamje ekonimike dhe politike. Ai u pa si njeriu qe rivendosi dinjitetin kombetar tek francezet. Fitorja mbi anglezet, isht njekohesisht nje sinjal i qarte dhe per lordet feudale. Tashme ata duhej t'i bindeshin pushtetit mbreteror, duke hequr dore nga fuqia e tyre lokale. Per kete, Filipi II, do te kujdesej qe permes reformave te arrinte synimet e tij per nje pushtet mbreteror te fuqishem. Reformat administrative ishin hapi i pare drejt krijimit te nje pushteti te qenderzuar. Ne thelb te saj u synua qe provincat te qeveriseshin nga nenpunes te mbretit te cilet jepnin llogari para tij. Ne praktike kjo do te thoshte se pushteti i lordeve lokale nuk njihej me.

Monarkia kombetare nen Luigjin IX

Luigji IX (1226-1270), ishte mbreti qe punoi ne dy drejtime: vendosja e kontrollit te plote mbi territorin francez; dhe fuqizimi i pushtetit mbreteror. Lugji IX, arriti te perfundonte nje paqe me monarkun anglez, sipas te ciles ky i fundit hiqte dore perfundimisht nga pretendimet mbi Francen veriore dhe veriperendimore. Ky akt diplomatik i hapi rrugen bashkimit perfundimtar te vendit. Tani pritej qe mbreti francez te ishte po aq i sukseshem ne reformat e tij ne politiken e brendshme. Modeli i qeverisjes se tij, ishte nje dualizem, mes idese se nje qeverisjeje te drejte dhe deklarimit te tij se pushteti ishte vullnet i zotit. Pavaresisht kesaj, Luigji IX, ka meriten qe e vendosi pushtetin mbi baza institucionale. Ne nje forme piramidale, nga Keshilli Mbreteror qe luante rolin e institucionit me te larte qendror, degezoheshin institucione me funksione gjyqesore, financiare, ligjvenese dhe fiskale. Ndonese nuk kishte nje parlament te tipit anglez, Keshilli mbreteror mori iniciativen e hartimit te disa ligjeve qe shume shpejt gjeten zbatim ne te gjithe vendin. Nder te tjera ne keto ligje parashihej funksionimi i gjykates mbreterore. Percaktimi i kesaj gjykate si me e larta ne te gjithe mbreterine, menjanonte rolin e gjykatave te lordeve feudaleve. Krijimi i ketyre institucinoeve u pasua me nje forme monetare, lokale, duke ndikuar ne rritjen e shkembimeve tregtare dhe ne zhvillimin e ekonomise. Forcimi i pushtetit qendror, i vendosi ne plan te dyte ambiciet e feudaleve lokale dhe krijoi kushtet per zhvillimin e qyteteve, ekonomise si dhe hodhi bazat per krijimin e nje shteti te fuqishem qe do te luake nje rol te dores se pare ne zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqerore ne Evrope per nje periudhe te gjate.


BlogRoll

Popular Posts