1. Mosekzistenca e spermatozoidëve në lëngun spermatik, gjë e cila ndodh në dy raste kryesore:
a) Kur shkatërrohen gypat seminifere që prodhojnë spermatozoidet, si rezultat i ndonjë sëmundjeje, megjithëse ndodh rralë që testikujt e fëmijës të zhvillohen pa prezencën e gypave prodhues të spermatozoidëve. Edhe mund të ndodhë, por shumë rrallë. Ajo që është më e përhapur, është se prishja e gypave të spermatozoideve në mënyrë dytësore si pasojë e ndonjë sëmundje ndodh zakonisht në moshat 15-30 vjeç, dhe sëmundja më e rrezikshme prej këtyre është infeksioni i gjendrës së pështymës (shytave). Megjithëse shytat para fazës së pubertitetit zakonisht nuk shkaktojnë ndonjë infeksion në testikuj, por mundësia e prekjes së njërit apo të dy testikujve është e madhe kur ndodh sëmundje virale pas moshës së pubertitetit. Kurse sëmundjet e tjera më pak të rrezikshme që mund të çojnë në prishjen e qelizave të spermatozoideve, janë sëmundje të tilla si Tuberkulozi, Gonorrea, Lija (Sifilisi). Mbyllja e kanaleve bashkuese ndodh më shpesh me prezencën e këtyre tre sëmundjeve.
b) Kur spermatozoidet janë të pafuqishme për t’u liruar nga testikujt, edhe pse në formë mund të jenë normale. Bllokimi i gypave seminifere që prodhojnë spermatozoidet është shkaku kryesor për këtë.
2. Numri i pakët i spermatozoideve në lëngun spermatik.
Është e vështirë të përcaktohet numri i mjaftueshëm i spermatozoideve për të ndodhur shtatzania, për arsye se kjo varet nga shumë faktorë. Numri më i ulët i spermatozoideve brenda normave normale në një ml. lëng spermatik përcaktohet me rreth 40 milion spermatozoidë, por me kusht që lëvizja e tyre të jetë normale, dhe megjithatë nuk mund të përcaktohet numri më i ulët i mundshëm për mundësinë e shtatzanisë, por sa më shumë të ulet numri i tyre, aq më shumë ulet mundësia për pjellori, dhe nëse numri i spermatozoideve ulet në 10 milion në një ml., mundësia e shtatzanisë është thuajse e parealizueshme, por megjithatë, nuk humbet totalisht.
3. Kur numri i spermatozoidëve është i mjaftueshëm, por ato nuk lëvizin ashtu si duhet. Spermatozoidet e rritur karakterizohen për bishtin e tyre që i ngjan shkopit, i cili i shtyn ato përpara në formë spirale dhe me shpejtësi, dhe kjo është e domosdoshme për spermatozoidin që ka për të përshkuar një distancë të gjatë deri te veza për ta pllenuar atë. Sipas specialistëve, lëvizja e spermatozoidëve është më e rëndësishme se numri i tyre për të qenë i mundur pllenimi.
Infertiliteti tek femrat
1) Problemet me ovulacionin:Këto janë shkaku më i shpeshtë. Ovulacion d.m.th shkëputja e një qelize (veze) nga vezorja për tu fertilizuar.Problemet me menstruacionet mund të jenë një shenjë e problemit me ovulacionin.Por edhe gratë që nuk kanë probleme me menstruacionet mund të kenë probleme me ovulacionin.
2) Dëmtimi i kanaleve të mitrës (tuba uterina):Nëse këto kanale janë të bllokuara plotësisht apo pjesërisht pengojnë takimin e sperms me vezën. Prej problemeve që dëmtojnë kanalet mund të përmendim infeksionet e organeve gjenitale, endometriozis, operacionet e kësaj zone, shtatzania ektopike etj.
3) Endometriozis:Endometriozis është ekzistenca jashtë mitrës e indit që rrethon pjesën e brendshme të mitrës.
4) Faktorët e mitrës dhe e qafës së mitrës (serviksit):Polipet (copëza mishi që dalin prej mitrës ao qafës së saj ), problemet me formën e mitrës, enfeksoinet e ndryshme, cilësia e mukusit (sekrecion që prodhohet prej gjendrave qafës së mitrë).
5) Mioma :Është tumor i mirë i cili në varësi të vendodhjes, numrit apo madhësisë mund të bëhet shkak për infertilitet.
6) Problemet imunologjike:Këto probleme kanë lidhje me antikorpet (antitrupat) që sulmojnë qelizat e sperms apo të vezëve dhe i dëmtojnë ato. Kurimin e kanë të vështirë.