Nje nga semundjet me vdejeprurese, qe ka marre miliona jete njerezish dhe ende nuk eshte gjetur nje kure kunder saj pas qindra mijra studimeve dhe perpjekjeve.
Virusi HIV, shkaktar i AIDS-it po evoluon duke u bërë më pak vdekjeprurës dhe po më pak infektiv. Në këtë përfundim kanë mbërritur një grup shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe.
Sipas tyre virusit aktual i duhet më shumë kohë për të shkaktuar AIDS, të paktën në krahasim me 2-3 dekada më parë, ndërsa disa virologë shkojnë akomë më tej kur thonë se HIV mund të jetë që tani i padëmshëm dhe se evoluimi i tij vazhdon.
Më shumë se 35 milion njerëz në gjithë botën janë të prekur nga virusi, të cilit studiuesit i njohin aftësinë për t’u përshtatur dhe për t’i bërë ballë sistemit imunitar.
Burimi