krize epileptike duke ndodhur |
Informacion mbi semundjen e epilepsise, krizat epileptike.
Epilepsia ose semundja e tokes eshte nje crregullim neurologjik kronik i karakterizuar nga kriza te paprovokuara dhe te vazhdueshme. Keto jane paqendrueshmerira elekrtike ne tru te cilat fillojne nga mungesa e shkruter e vemendjes ne dredhje te muskujve apo deri ne konvulsione te renda dhe te tejzgjatura. Rreth 50 milione njerez ne te gjithe boten kane epilepsi dhe 90% e ktyre personave jetojne ne rajonet ne zhvillim sipas te dhenave nga Organizata Boterore e Shendetit.
Nje person diagnostikohet me epilepsi kur ka kaluar dy ose me shume kriza. Keto kriza epileptike jane nje ndryshim i shkurter ne aktivitetin normal te trurit. Krizat epileptike jane shenjat kryesore te epilepsise. Disa kriza mund te ngjajne sikur i semuri fikson shikimin per kohe te gjate diku. Ka edhe kriza te cilat shoqerohen me renien e personit pertoke dhe fillon te dridhet i gjithe trupi duke humbur vetedijen se cfare po ndodh perreth.
Sa kohe zgjat nje krize epilepsie?
Zakonisht krizat e epilepsise variojne nga disa sekonda ne disa minuta sipas llojit te krizes.Ndonjehere eshte e veshitre te thuhet se kur personi epileptik po peson nje krize. Personi epileptik ne kete rast mund te duket konfuz ose sikur po fikson shikimin ne boshllek. Rasti me i lehte per ta kuptuar eshte kur ato bie dhe dridhen. Zakonisht epilepsia mund te shoqerohet dhe me shkume nga goja.
Krizat epileptike i kategorizojme ne ty grupe, ne krizat e pergjithshme te cilat prekin te dyja anet e trurit dhe ato te pjesshme qe prekin vetem nje zone te tij. Nje person me epilepsi mund te perjetoje me shume se nje lloj krize.
Por, krizat jo gjithmone jane simptoma te epilepsise, pasi ato mund te ndodhin edhe si pasoje e disa problemeve te tjera mjeksore si ethe te larta, niveli i ulet i sheqerit ne gjak dhe perdorim i alkoli apo drograve.
Disa nga shkaqet me te shpeshta te epilepsise jane
mbytja, tumori ne tru, infeksioni i trurit, demtim traumatik ne tru ose demtim ne koke, humbja e oksigjenit ne tru si psh gjate lindjes, crregullime gjenetike si psh simptoma Down apo semundje te tjera neurologjike si psh semundja e Alzheimerit.