Cfare eshte Omega 3
Ndryshe mund ta quajme vaji i peshkut
Ne pergjithesi, yndyrnat jane te demshme, por jo te gjitha
Renedesia e Omega 3 |
Kemi 3 lloje acidi yndyror, te saturuara, mono jo te saturuara dhe poli jo te saturuara.
Keto te fundit perbehen nga familjet omega-6 dhe omega-3, te cilave u eshte kushtuar shume vemendje pasi konsiderohen si yndyrna te mira.
Meqenese trupi yne nuk mund ti prodhoje vete keto yndyrna per shkak te mungeses se disa enzimave dhe keto jane te nevojshme per funksione te shumta trupore, perfshire rritjen, riprodhimin, shikimin dhe zhvillimin e trurit, atehere ne duhet ti marrim nepermjet ushqimit. Per kete arsye omega-6 dhe omega-3 konsiderohen si acide yndyrore esenciale per trupin. Nje deficence ne nutrientet esencial, si vitamina a, vitamina c, zinku apo yndyrnat esenciale nxisin semundjen.
Ne Cilat ushqime gjendet omega-3
Ne dietat tona ka dy tipe madhore te acideve yndyrore omega-3: ato qe gjenden ne burimet bimore dhe ato qe vijne nga peshku, ushqimet e detit dhe algat. Acidi alfa-linolenik ose ALA gjendet ne perimet gjethe jeshile, ushqimet detare, fara dhe disa nga frutat e thata. Gjithashtu e gjejme ne sasi me te pakte ne disa vajra perimesh.
Ndersa, ne lidhje tipin tjeter te omega-3 kemi acidin eikosapentaeonik (EPA) dhe acidin dokosahekzenoik (DHA) qe vijne nga burime detare si peshku dhe algat.
Burime: Ascentahealth
Me shume: Nxenesit e dobet kane mungese Omega 3
Efektet Positive te Omega 3 per arteriet koronare
Benefitet e Omega 3
.Omega-3 renditet si nje nga nutrientet me te rendesishem ne ditet e sotme. Ne vitin 2008, jane publikuar disa studime mbi rolin e acideve yndyrore EPA dhe DHA te omega-3 ne popullsine e moshuar.
Perqendrimet e uleta ne EPA dhe DHA rezultuan ne nje risk me te madh te vdekjes prej te gjitha kauzave, sikurse nxisnin dhe pershpejtonin problemet conjitive. Keto studime tregojne qe nje konsum me i madh i omega-3 mund te sjell benefite te vecanta shendetsore te cilat suplementet afat-shkurtra nuk mundet ti ofrojne.
Nder keto benefitet qe omega 3 ofron jane:
1.Omega-3 ndikon ne shendetin e zemres. Nje studim italian mbi 11,324 mbijetues te sulmit kardiak u gjet se pacientet qe ushqeheshin me vaj peshku reduktonin rezikun prej nje sulmi kardiak ne te ardhmen, mbytje/bllokim apo vdekje. Gjithashtu ne nje studim tjeter Amerikan u zbulua se burrat qe konsumonin peshk 1 here apo me shume ne jave kishin 50% me pak mundesi per te vdekur nga nje sulm i papritur kardiak, se ata qe konsumonin peshk me pak se njehere ne muaj.
2.Omega-3 normalizon dhe rregullon nivelin e triglicerideve te kolesterolit. Mesohet se vaji i peshkut eshte shume eficent dhe efektiv ne kete drejtim. Reduktimi i aktivitetit te enzimave qe shkaktojne melcine te metabolizoj yndyrnat.
Nivele te qendrueshme te trigliceridit jane nje indikim i fuqishem per te patur profile te shendetshme te lipideve, gje qe indikon shendet te zemres.
Studimet tregpjne se yndyrnat omega-3 jane anti-arritmike( parandalojne ose veprojne kundra aritmise kardiake), anti-trombotike ( ndalon trombozen ose trashjen e gjakut ne nje ene gjaku) anti aterosklerotike (ndalon depozitat e yndyres dhe firave ne muret e brendshme te arteries dhe anti-inflamatore ( kunder inflamacionit, nxehtesia, dhimbjet, enjtja)
3.DHA ndikon ne aftesine e femijes per te mesuar dhe ne sjellje. Per te rritur potencialin intelektual te femijes, mendohet se konsumi i vajit te peshkut eshte shume efektiv. Femijet me nivele te uleta te DHA kane shfaqur aftesi me te varfra ne te lexuar, kujtese apo probleme te sjelljes. Gjithashtu, femijet qe kane konsumuar suplemente me omega-3 kur kane qene foshnje kane performuar me mire ne te mesuar, te shprehur dhe ne teste te inteligjences ne moshat 3-5 vjec.
: