Perse nevojiten proteinat?
Proteinat e trupit tone kane aftesi per te kryer shume funksione.Ato ndodhen ne prapaskenen e punes se madhe qe kryejne qelizat e trupit. Ne fakt ato jane te domosdoshme per te krijuar strukturen , funksionin, dhe mirefunksionimin e indeve dhe organeve tona. Disa shembuj te puneve specifike qe ato kryejne ne brendesi te qelizave tona perfshijne ndihmen ne tretjen e ushqimit, ndihmojne qarkullimin e gjakut dhe rrisin imunitetin tone ndaj semundjeve
Cfare jane proteinat?
Proteina është përbërës kryesor organik i shumë indeve në trupin e njeriut, i cili formohet nga një rend i aminoacideve që janë të sistemuara nga sistemi jetësor.
Proteinat duhet të ndahën në pjesë përbërëse-amino acide brenda sistemit të tretjes në menyrë që trupi ti përdorë ato për qëllimet e veta.
Pra bashkimi i amino acideve formon proteinën dhe gjithashtu proteina mund të ndahet në amino acide.
Cdo funksion i qelizave të gjalla varet nga proteinat. Proteinat formojnë diku rreth 15 % të trupit dhe janë përgjegjëse për formimin e muskujve, eshtrave, ligamenteve, lëkurës, thonjëve dhe qimeve-flokëve. Po ashtu bëjnë trnasportimin e oksigjenit në qelizat e gjakut formojnë antitrupa, sistemin imun dhe gjithashtu shërbejnë për rregullimin e hormoneve dhe metabolizmit-sistemit të tretjes së ushqimit. Pra roli më i rëndësishëm i proteinës është të ndërtojë, ti mbajë dhe ti regjenerojë indet në trupin tonë, gjegjësisht ta formojë trupin tonë.Proteinat ndahen sipas vlerës biologjike që do të thotë se disa proteina që kanë vlerën biologjike më të lartë janë proteina të kualitetit të lartë dhe treten më shpejt në organizëm, ndërsa ato proteina që kanë vlerë biologjike të ulët janë proteina të kualitetit të ulët dhe treten më ngadalë në organizëm.
Proteina e hirrës - thartirat, ka vlerën më të lartë bilogjike pra është kualiteti më i lartë i proteinës dhe tretet shumë shpejtë në organizëm,
Proteina e kazeinës - proteina e qumeshtit ka vlerën mesatare biologjike dhe tretet më ngadale në organizmin e njeriut.
Proteina e sojës - bizelja, fasulja, arrat, kikirikat, etj. ka vlerën më të ulët biologjike dhe tretet shumë ngadalë në organizmin e njeriut.
Proteinat ndahen edhe në: proteinë të plotë dhe proteinë të mangët - e paplotë.
Proteina e plotë është ajo proteinë e cila përmban 9 amino acidet themelore pra është proteinë e kompletuar dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.
Proteinë të plotë përmbajnë: hirra, vezët, qumështi, djathi, jogurti, mishi i bardhë i pulës, mishi i peshkut, mishi i kuq (bifteku,proshuta),etj.
Proteina e mangët - e paplotë është proteinë e pakompletuar sepse i mungojnë 2 apo 3 amino acide nga 9 amino acidet themelore, pra nuk i ka të gjitha amino acidet themelore.
Edhe kjo proteinë është e dobishme për shëndetin e njeriut dhe ka mundësi të kompletohet, të bëhet proteinë e plotë.
Për tu kompletuar proteina e mangët dhe për tu bërë proteinë e plotë nevojitet që të konsumohet së bashku me proteinë të plotë.
Ushqimi duhet të përmbaje prej 15 deri 25 përqind proteina. Cdo njeriu gjatë ditës i nevojiten prej 0.8 deri 1 gram proteinë për kilogram të peshës trupore, ndërsa sportistëve për shkak të aktiviteteve fizike ju nevojitet një sasi më e madhe e proteinës diku prej 1.5 deri 1.8 gram për kilogram.Pra një person që peshon 80 kg. i duhen prej 64 deri 80 gram proteinë gjatë ditës. Sportisti që peshon 80 kg. i duhen prej 120 deri 144 gram proteinë gjatë ditës. Duhet cekur se nëse konsumojmë më shumë se 2 gram proteinë për kilogram të peshës trupore atëherë proteina e tepërt nuk do të ndihmon në rritjen e muskujve por do të përdoret si energji apo do të kthehet-ruhet si yndyrë në trupin e njeriut.Sa i përket rezervave të proteinës në trupin e njeriut, është vërtetuar se mbrenda një racioni ushqimor organizmi mund ti absorboj-thith diku prej 25 deri 35 gram proteinë, qka do të thotë se nëse përdorim më shumë se 40 gram proteinë brenda një racioni, proteina e tepërt do të kthehet-ruhet si yndyrë ose do të nxjerret jashtë përmes zorrës së trashë-jashtëqitjes.
Kjo tregon më së miri pse konsumimi i ushqimit gjegjësisht proteinës duhet të merret brenda 4 apo 6 racioneve ditore, pra cdo 2,5 - 3 orë.
Ushqimi që përmban përqindje të lartë të proteinës:
Ushqimi Sasia Proteina (gram)
E bardha e vezes 1 4
E kuqja e vezes 1 1.5
Mishi i bardhë i pulës 100 gr. 25
Mishi i kuq - bifteku 100 gr. 30
Proshuta 100 gr. 20
Peshku 85 gr. 25
Qumështi 250 ml. 8
Djathi 100 gr. 20
Kosi 250 ml. 9
Drithërat (bizelja, fasulja) 100 gr. 6
Lajthia 100 gr. 15
Arra 100 gr. 15
Kikirikat 100 gr. 25
Fara luledielli 100 gr. 20
Cfare jane proteinat ? |