PROBLEMET E ZEMRES
Një
studim i ri provon se sa më i shëndetshëm të jetë njeriu në moshë të re, aq më
e qëndrueshme do të jetë gjendja e tij shëndetësore dhe më i pakët rreziku nga
problemet e zemrës.
Studimi,
i botuar në numrin e fundit të Revistës së Shoqatës Mjekësore Amerikane,
analizoi gjendjen shëndetësore të 4 mijë e 500 të rinjve nga mosha 18-30 vjeç
për 15 vjet radhazi.
Gjenda shëndetësore
u përcaktua nga përgjigja e sistemit kardiologjik dhe atij të frymarrjes gjatë
përdorimit të një aparature për stërvitje: "Një ndër përfundimet kryesore
të studimit ishte se të rinjtë që nuk gëzonin shëndet të mirë, me kalimin e
kohës ndesheshin me një rrezik më të madh për tu prekur nga sëmundja e zemrës.
Ata që bënin një nivel të ulët ushtrimesh
fizike kishin 3-6 herë më shumë gjasa të vuanin nga tensioni i
lartë, diabeti dhe probleme të metabolizmit se sa pjesëmarrësit
që bënin ushtrime rregullisht. Ndërsa ata që bënin fare pak stërvitje fizike
kishin 40 për qind më shumë shanse për nivele të larta kolesterine". Dr. Carnethon është autore e studimit mbi rrezikun e problemeve koronare
tek të rinjtë. Ajo thotë se pjesëmarrësit që përmirësuan gjendjen fizike gjatë
studimit, ulën njëkohësisht rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Pra
mesazhi është i qartë: Nuk është kurrë vonë të vish në formë të mirë fizike.
Ata që filluan fiskulturën dhe që ruajtën gjendjen e mirë fizike kishin rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet
kardiovaskulare në moshë të mesme.