Nëse unë jam pre-diabetik ose kam diabet, a më duhet mua ta lë duhanin? PO! Duhani rrit rrezikun e problemeve serioze të shëndetit të lidhura me diabetin. Njerëzit që janë pre-diabetikë janë që tashmë në një rrezik të madh të sëmundjes së zemrës. Duhani e përkeqëson këtë akoma dhe më shumë. Ju mund ta përmirësoni shëndetin tuaj duke e lënë atë. Lënia e cigares në çfarëdolloj moshe do të përmirësojë shëndetin tuaj, por sa më herët që ju të hiqni dorë aq më mirë do të jetë për ju.
Pse është kaq e vështirë për ta lënë?
Duhani përmban nikotinë, një nga substancat më problematike të njohura. Ajo shkakton varësinë fizike dhe psikologjike dhe e bën zakonin e pirjes së duhanit shumë të vështirë.
Si ndikon duhani në shëndetin tim?
Duhani prek shëndetin tuaj në shumë mënyra. Ai mund të:
- Rrisë rrezikun e atakut të zemrës dhe sëmundjes kardiovaskulare, krahasur me joduhanpirësit që janë pre-diabetikë ose që kanë diabet.
- Rrisë nivelin e glukozës në gjak. Duhani mund të rrisë rezistencën e insulinës dhe të stimulojë hormonet e stresit. Të dyja rrisin nivelin e glukozës në gjak dhe e bëjnë më të vështirë menaxhimin pre-diabetikdhe të diabetit.
- Rrisë rrezikun e sëmundjeve të mushkërive, kancerin e gojës dhe të fytit.
- Të kontribuojë tek nervi dhe dëmtimi i venave të gjaku-t.
- Të bëjë që enët e gjakut të ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e oksigjenit që arrijnë indet e trupit. Kjo është për shkak të shumë komponimeve të dëmshme të duhanit dhe tymit të thithur.
- Rrisë rrezikun e disfunksionit erektil (e njohur edhe si impotencë).
- Rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve serioze në këmbë dhe dëmtimeve në veshka.
- Rrisë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve dhe mishrave të gojës.
Duke lënë duhanin, ju mund të zvogëloni rrezikun tuaj ndaj një sërë kushtesh të rrezikshme për jetën, duke përfshirë kancerin e gojës dhe të fytit, mushkërive, atakut në zemër, sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të syve dhe dëmtim të nervit tuaj dhe enëve të gjakut. Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të përmirësuar glukozën tuaj në gjak.
Si të ulësh rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
- Mos pini cigare;
- Mbani kolesterolin, trigliceridet dhe presionin e gjaku-t brenda normave të rekomanduara;
- Ndiqni një të ushqyer të shëndetshëm dhe mundohuni të mbani peshën e trupit sa më normale që të jetë e mundur;
- Bëni aktivitet të rregullt fizik;
- Mbani nivelin e glukozës në gjak brenda normave të rekomanduara;
- Flisni me doktorin në lidhje me ilaçin e aspirinës. Kjo mund të ndihmojë njerëzit që janë në një rrezik të lartë.
Pse njerëzit pinë duhan?
Njerëzit pinë për shumë arsye. P.sh. pirja e duhanit mund të:
- Bëjë një person që të ndjejë që ato kanë më shumë energji. Kjo sepse nikotina mund të veprojë si një stimulant.
- Ndihmojë një person që të ndihet më në formë.
- Sjell dëshirë për momentin.
- Ndalojë urinën.
Nëse ju jeni përpjekur për ta lënë, por jeni rikthyer tek duhani sepse e kishit shumë të vështirë, ju akoma keni mundësinë që ta lini atë në mënyrë të suksesshme.
Si mund ta lë unë?
Është e zakonshme për duhanpirësit që të përpiqen për ta lënë shumë herë përpara se të vendosin për ta lënë atë përfundimisht. Planifikoni përpjekjet tuaja për ta lënë dhe merrni mbështetje nga doktori, qendra e lënies së cigares dhe miqtë tuaj dhe familjarët, të cilët mund të rrisin mundësitë tuaj për sukses.
Këshilla për lënien e duhanit
- Mos pini cigare në shtëpinë tuaj. Keni më shumë mundësi që të keni sukses.
- Hidhni poshtë cigaret, çakmakët dhe tavllat e duhanit nga shtëpia dhe makina juaj.
- Nëse njerëzit që jetojnë me ty pinë cigare, sugjeroni që edhe ato ta ndalojnë pirjen e duhanit ose ta pijnë jashtë shtëpisë. (Mbani mend që fëmijët vuajnë nëse ju e pini cigaren brenda).
- Punoni sesi ju mund të përballoni vendet dhe situatat që ju bëjnë juve që të pini.
- Bëni plane: konsideroni alternativat e gjërave që ju mund të bëni në vend të pirjes së duhanit kur ju ndjeni dëshirën për të pirë. Gjithsesi, mundohuni ti rezistoni tundimit për të pirë kafe, çaj ose kola. Në fakt, është mirë për të pirë sa më pak kafeinë, pasi trupi do të mbajë më shumë kafeinë kur ju ta lini. Në vend të saj, provoni ujin ose lëngje me përmbajtje të ulët kafeine.
- Mbani mend se çdo dëshirë zgjat vetëm pak minuta.
- Përdorni këtë metodë: SHMANGNI duhanin–MERRNI frymë thellë–PINI sa më shumë ujë–BËNI diçka tjetër.
- Flisni me familjarët dhe miqtë tuaj sesi mund t’ju ndihmojnë dhe kurajojnë për ta lënë.
- Trajtojeni veten me lekët që keni kursyer. Puna juaj meriton që të shpërblehet!
Të kuptuarit se pse ju pini
- Nëse mendoni se cigarja ju jep juve më shumë energji, shikoni në gjëra të tjera për të rritur nivelin e energjisë tuaj. Kjo mund të përfshijë bërjen e më shumë aktiviteti fizik, të ngrënit shëndetshëm, duke fjetur më shumë gjumë, shmangien e mërzisë, p.sh. duke bërë një aktivitet të ri që ju nuk mund ta bënit ndërkohë që pinit cigare.
- Në qoftë se të paturit e një cigareje në dorën tuaj ju bën të ndiheni më të qetë, mendoni për mënyra të tjera për tu ndjerë më të relaksuar. Ju mund ta provoni duke mbajtur një “top stresi” në dorën tuaj, duke dëgjuar muzikë, duke bërë diçka aktive, të tilla si duke shkuar për një shëtitje. Më e rëndësishmja, mendoni për arsyet që ju ndiheni të stresuar. Përpiquni të gjeni mënyra për tu marrë me to apo ta diskutoni me mjekun tuaj. Gjithashtu referojuni Menaxhimit të Stresit dhe fletëve të informacionit të diabetit.
- Nëse juve ju shijon pirja e cigares, mundohuni të mendoni për përfitimet e lënies së duhanit (shihni më poshtë) dhe gjërat që ju mund të bëni në vend të saj.
- Shumë njerëz pinë cigare në mënyrë që të reduktojnë të ngrënët e tyre dhe mendojnë se ato marrin peshë nëse heqin dorë. Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me marrjen e peshës, konsideroni rritjen e aktivitetit fizik dhe flisni me doktorin tuaj ose një dietolog të akredituar për mënyrën sesi të ulni marrjen e peshës.
Përfitimet e mospirjes së duhanit
Lënia e duhanit mund që të:
- Zvogëlojë rrezikun tuaj të atakut në zemër dhe sëmundjes kardiovaskulare;
- Zvogëlojë rrezikun tuaj të kancerit;
- Zvogëlojë rrezikun e problemeve me enët e gjakut dhe rrezikun e mpiksjes së gjakut;
- Zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kataraktit dhe sëmundjes së rëndë të syve;
- Pëmirësojë ndjenjën tuaj të shijimit;
- Lehtësojë kollitjen;
- Përmirësojë aftësinë tuaj për të marrë pjesë dhe shijuar aktivitetin fizik (pa patur probleme frymëmarrjeje);
- Shpëtojë ju dhe rrobat tuaja nga era e tymit të duhanit;
- T’ju japë një ndjenjë kontrolli dhe pavarësie pa pasur nevojë që të mbështeteteni tek cigaret për t’u ndjerë të lehtësuar;
- Të ruani paratë tuaja dhe/ose t’ju lejojë juve për ti shpenzuar ato për gjëra të tjera që pëlqeni.