Mamaja ka qenë e re kur të ka lindur?
Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç kur ju ka lindur, ju keni 2 herë mundësi më shumë të bëheni 100 vjeç, sesa dikush që është lindur nga një nënë e madhe në moshë - kjo sipas shkencëtarëve të Universistetit të Çikagos. Ata mendojnë se, sa më e re të jetë nëna, aq më i shëndetshëm është fetusi.
Organe
* Pankreasi
* Buza
* Dora
* Ezofagu
* Goja
* Gishtat e dorës
* Hunda
* Indi (organ)
* Kapilare
* Koka
* Lëkura
* Mushkëria
* Mëlçia
* Qafa
* Truri
* Vena
* Veshi
* Zemra
* Syri
* Veshkat
* Organet gjenitale
* Këmbët
* Stomaku
* Faringsi
* Laringu
* Zorret e holla
* Zorret e trasha
* Kockat etj.
Sisteme organike
* Sistemi i Qarkullimit te Gjakut
* Sistemi urinar
* Sistemi respirator
* Sistemi limfatik
* Sistemi gastro-intenstinal
* Sistemi nervor
* Sistemi kockor
* Sistemi muskular etj.
* Pankreasi
* Buza
* Dora
* Ezofagu
* Goja
* Gishtat e dorës
* Hunda
* Indi (organ)
* Kapilare
* Koka
* Lëkura
* Mushkëria
* Mëlçia
* Qafa
* Truri
* Vena
* Veshi
* Zemra
* Syri
* Veshkat
* Organet gjenitale
* Këmbët
* Stomaku
* Faringsi
* Laringu
* Zorret e holla
* Zorret e trasha
* Kockat etj.
Sisteme organike
* Sistemi i Qarkullimit te Gjakut
* Sistemi urinar
* Sistemi respirator
* Sistemi limfatik
* Sistemi gastro-intenstinal
* Sistemi nervor
* Sistemi kockor
* Sistemi muskular etj.
Mjekësia
Mjekësia ose
Medicina (lat. ars medicina = arti i shërimit) merret me shëndetin dhe
parandalimin, njohjen edhe shërimin e sëmundjeve dhe lëndimeve. Gjithashtu ajo
merret me shtatzëninë, lindjen dhe vdekjen.Degët e mjekësisë
* Anatomia
* Kardiologjia
* Neurologjia
* Pediatria
* Sëmundjet e Brendshme
* Gjinekologjia
* Obstetrika
* Mjekësia e përgjithshme
* Kirurgjia
* Anestezia
* Nefrologjia
* Psikiatria
* Patologjia
* Reumatologjia
* Dietologjia
* Stomatologji
* Sëmundjet infektive
* Urologjia
* Dermatologjia
* Mjekësia ligjore
* Mjekësia e rrezeve
* Hematologjia
* Onkologjia
* Gastroenterologjia
* Mjekësia e transfuzionit
* Neurofisiologjia
* Alergologjia
* Pneumologjia
* Ortopedia
* Kirurgjia kardiotorakale
* Angiologia
* Otorinolaringoiatria
* Oftalmologjia
* Endokrinologjia
* Diabetologjia
* Proktologjia
* Nutricioni
* Kujdesjet Infermierore
RENIA E FLOKEVE
Fenomeni fillon
në moshën në mes 20 deri 30 vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bijnë në mënyrë
masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni
seksual mashkullor testosteron. Një njeri i
shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet
me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e zgjasin proçesin e
rritjes së flokëve. Çezari mundohej të fshihte flokët e rënë duke vendosur një
kurorë përqark kokës.
Shkaqet e
rënies së flokëve
Flokët rriten
për dy deri tre vjet përpara se të bijnë. Rënia e flokëve të vjetër është krejt
natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe
del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u binë 150 qime flokësh.
Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje
infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj.
Rënie flokësh e
trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia
gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar
dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron - apo si ç´emërohet
ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e
flokëve dhe ngunjohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve por edhe
ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, porja mbyllet krejt.
Flokët e trashë zëvendësohen me flokë shumë më të imët,
më të shkurtër, dhe të thinjura. Rënia fillon në dy anët e ballit dhe pastaj
ndiqet nga krijimi i një tulle në pjesën e prapme të kokës.
Propecia - një mjet kundër rënies së flokëve
Propecia bllokon enzimën që lidhet me Testosteronin duke
e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu
me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të
burrave , dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të
prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Megjithëse nuk ka prova, 2% e burrave
që marrin tabletën Propecia thonë se ajo i bën impotentë por 90 % e tyre thonë
se nuk ndjejnë asnjë lloj ndryshimi në fuqinë e tyre seksuale. Tableta duhet
marrë përditë, dhe nëse ndalohet marrja e saj, proçesi i rënies së flokëve nis
nga e paraPropecia nuk funksionon për gratë. Gratë shtatzëna nukduhet në asnjë
mënyrë të marrin apo qoftë edhe të prekin me dorë ato tableta sepse kjo mund të
çonte në shpërfytyrimin e foshnjeve që do të lindnin.
GJAKU, GRUPET
DHE TRANSFUZIONI I GJAKUT.
Gjaku është
mediumi nëpërmjet te cilit qelizat aktive dhe indet e trupit mbahen ne
marrëdhënie me njeri-tjetrin. Substancat ushqyese, përfshire oksigjenin kalojnë
nëpërmjet gjakut; materialet e padobishme përfshire acidin karbonik, kalojnë
nga indet ne gjak - kjo lidhje e vazhdueshme furnizon indet me energji dhe
lejon daljen e materialeve te padobishme.
Sekrecionet e shume gjëndrave te trupit kalojnë nëpërmjet gjakut ne indet e ndryshe qe janë te destinuar te influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor ne mbajtjen konstante te temperaturës se trupit ne pjese te ndryshme te tij.
Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (ne reaksion) e me një ere te dobët por karakteristike. Përbehet nga një likuid transparent, ngjyre te verdhe te hapur - i quajtur PLAZMA - ose liquor sanguinis, ne te cilin "notojnë" një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe te kuqe e plateletet e gjakut.
Qelizat e Kuqe -ERITROCITET.
Janë disqe te rrumbullakëta bi-konkave, ngjyre te verdhe - por kur shihen ne grup janë ne ngjyre te kuqe. Mesatarisht kemi rreth 5.000.000 eritrocite për një milimetër kub. Këto përmbajnë Hemoglobinën e cila është një komponent i hekurit, me një afinitet për oksigjenin. Pra bazuar ne aftësinë e hemoglobinës për te "kapur" e transportuar oksigjenin nga mushkëritë ne inde, gjaku behet një nga komponentët baze te trupit njerëzor. Çdo qelize e kuqe ka një jetëgjatësi te shkurtër, kur "lodhet" atëherë trupi e shkatërron nëpërmjet mëlçisë apo shpretkës dhe e ekskreton (jashteqet) me ane te biles.
Qelizat E Bardha-LEUKOCITET.
Janë qeliza pa ngjyre me forme e madhësi te ndryshme. Me te mëdha se qelizat e kuqe por me te pakta ne numër (raporti është 1 me 500). Gjithashtu ato kane dhe një veçori tjetër-Lëvizjen, e nëpërmjet kësaj kalojnë nga muret e kapilareve, ne lëngjet e trupit. Invazioni nga mikroorganizmat sjell një rritje te shumte te korpuskulëve te bardhë (leukocitozis) te cilët tentojnë te kongregohen tek vendi i infeksionit duke rrethuar e shkatërruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet FAGOCITOZE - DHE ËSHTË NJË NGA MEKANIZMAT ME TE RËNDËSISHME NËPËRMJET TE CILIT TRUPI MBROHET ndaj infeksioneve. Rruazat e bardha derivojne nga palca e kockave dhe nga gjëndrat limfatike, e këto ndahen ne tipe te ndryshme, sipas funksionit qe kane.
TROMBOCITET - janë qeliza ne forme disku, shume me te vogla se rruazat e kuqe, me origjine jo krejtësisht te qarte, por kane rol ne koagulimin e gjakut, janë rreth 300.000 për milimetër kub.
PLAZMA
Një lëng ne te cilin trupat e përmendura me lart "notojnë", është solucion me vlera ushqyese dhe shërben për jashtëqitjen e produkteve te panevojshme. Plazma mban ne forme solucionesh proteina, yndyra, sheqerna, urenë, kripëra (me te njohurat klorurin e potasit dhe bikarbonatet, po ashtu dhe gazra-oksigjen, acidin karbonik dhe nitrogjenin. Një nga proteinat e rëndësishme ne plazme quhet - Fibrinogjen. Ky gjendet ne trajte solucioni, por ne rastin e humbjes se gjakut -HEMORRAGJI- alternohet dhe merr një forme tjetër te quajtur - Fibrine. Si rezultat i kësaj qelizat "ngatërrohen" e ngjiten me njëra tjetrën duke formuar TROMB-in i cili ne fillin është i bute e me pas forcohet plotësisht-ky proces njihet me emrin Koagulimi i Gjakut dhe është një mekanizëm natyror i mbrojtjes tone ndaj hemorragjisë - pra një metode për te parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enën e dëmtuar. Sasia e plote e gjakut te një njeri ndryshon nga faktorë e individë te ndryshëm, por ka formula specifike për ta llogaritur atë me afërsi te kënaqshme, megjithatë nuk është gabim te themi se një person i rritur, i shëndetshëm ka rreth 5-6 litra gjak. Pas dhënies se këtij informacioni te shkurtër mbi gjakun, te cilin shume mund ta kenë dëgjuar ne periudha te ndryshme, gjate shkollës, leximeve apo nga kontakti me mjekun e spitalet, le te ndalemi te Grupet e gjakut;
Grupet e GJAKUT.
----------------------
Është mese e mundur qe njerëzit ne te shkuarën te kenë menduar, se vdekja nga Hemorragjia - mund te parandalohet duke dhëne gjak nga një person te tjetri. Vështirësitë teknike e mungesa e njohurive e kane penguar këtë praktike te kaloje përtej spekulimit. Megjithatë, Richard Lower, ne 1666, tentoi te transfuzojë gjakun e qengjit ne një pacient qe vuante nga konvulsionet. Ne te njëjtën kohe te njëjtën gjë beri ne France, Jean Dean. Rezultatet ishin te pakëndshme; pak tentativa u bene me pas deri ne 1901. Ishte pikërisht ne këtë vit qe Karl Landsteiner, një patolog amerikan - demonstroi se suksesi i një transfuzioni te gjakut varet nga dy gjera:
a. qelizat e gjakut te donor-it (dhuruesit)
b. plazma e recipientit (marrësit). Duke bere eksperimente te ndryshme - përzierjen e qelizave dhe plazmës ne kombinimet e mundshme - ai gjeti katër grupe gjaku. Këto grupe varen nga prezenca ne qelizat e kuqe te një substance, për te cilën sot dimë qe përmban proteine e karbohidrate. Këto substanca quhen - Antigjene. Te injektuara ne kafshe këto detyrojnë organizmin qe te prodhoje antibodies (antitrupa). Megjithatë shume antitrupa janë prezentë qe ne lindje, si ne rastin e antitrupave te grupeve te gjakut. Kemi dy substanca te grupeve te gjakut, te quajtura A dhe B, ose A e B te marra se bashku ose asnjërën prej tyre. Grupet e gjakut janë emëruar A, B, AB dhe O. Plazma përmban antitrupa te këtyre substancave ne një mënyrë te tille qe qelizat e individit nuk i shkatërrojnë ato. Kështu pra qelizat e grupit A ekzistojnë ne plazmën e cila përmban një anti-B antitrup; qelizat e grupit B jetojnë ne prezencën e anti -A antitrupash; Qelizat e grupit AB nuk janë te shoqëruara nga asnjë lloj antitrupash; personat me gjak te grupit O kane plazme qe ne përbërjen e saj gjinden dhe anti-A e anti B anti trupat. Pra nuk është absolutisht e domosdoshme tu japim njerëzve te njëjtin grup gjaku. P.sh një person me grup gjaku A mund te jete dhurues për një person me grup gjaku AB, sepse ne trupin e këtij te fundit nuk ka antitrupa. Po kështu mund te themi se grupi i gjakut O mund ti jepet çdo personi pasi ky i fundit ne qelizat e tij nuk ka antigjene, ky fakt na ka bere qe ne apelime ta quajmë " dhurues universale" njerëzit me grup gjaku O dhe "recipientë universale" njerëzit me grup gjaku AB.
Vlen për te thënë këtu se këto "substanca" te grupeve te gjakut janë prezentë dhe ne indet e tjera veç gjakut. Kjo shpjegon vështirësitë qe lindin ne graftet e lëkurës apo gjate transplanteve. Pasi indet, po ashtu si dhe gjaku, do shkatërroheshin nga anti-trupat.
C`NDODH NËSE JAPIM NJË GRUP GJAKU GABIM ?
Nëse kjo ndodh, ky gjak "do sulmohej" e shkatërrohej nga antitrupat, nëse jepen sasi te mëdha gjaku atëherë mund te kemi dëmtime te pakthyeshme te veshkave e vdekja mund te vije si rezultat i kësaj.
Grupi RHESUS.
Është një grup tjetër me një rëndësi te konsiderueshme, ka marre emrin pasi për here te pare u gjend te majmunet Rhesus (Rhesus monkeys). Tek njeriu sillet si tek grupet e gjakut A, B, O - ne aspektin se është një antigjen prezent ne rruazat e kuqe, por ndryshe nga to nuk ka antitrupa presente ne plazem. Thuhet se rreth 85 % e popullsise jane Rhesus positive - pra kane antigjenin resus, ndërsa 15 % ku antigjeni mungon është Rhesus negative. Njerëzit me grup Rhesus negative, ndryshe nga ata pozitive, prodhojnë antitrupa tek ky rhesus antigjen - nese u injektohet. Kjo gjë mund te ndodhe gjate një transfuzioni, nëse përveç grupit te gjakut - nuk kontrollohet dhe faktori Rhesus.
Rëndësia e Faktorit Rhesus gjate shtatzënisë është kjo :
Nëse nena e ka gjakun me Rhesus negativ dhe babai me Rhesus pozitiv fëmija, natyrisht mund te jete me gjak ose Rh -, ose me Rh+. Kjo e fundit nuk paraqet problem, por nëse fëmija ka gjakun me Rh pozitive, disa nga rruazat e kuqe te tij mund te futen ne qarkullimin e gjakut te nënës e për rrjedhoje trupi i saj stimulohet qe te prodhoje Rhesus antitrupa. Ne një mënyrë a një tjetër këto antitrupa, mund te kthehen ne sistemin e fëmijës dhe fillojnë e shkatërrojnë rruazat e kuqe te tij. Kjo mund te jete serioze dhe ne disa raste fëmija lind i vdekur ose provokohet lindje e parakohshme.
Megjithatë tabloja e vërtete nuk është kaq e frikshme, ne realitet duhen 2 ose me shume shtatzëni për nënën qe trupi i saj te prodhoje antitrupa ne sasi te mjaftueshme qe te rrezikohet jeta e fëmijës se saj. Po ashtu ne analiza ne mund te kapim shume shpejt e fare thjesht nëse gjate shtatzënisë trupi i nënës ka filluar te prodhoje antitrupa, nëse ato janë prezentë atëherë merren masa për te ruajtur jetën e fëmijës (natyrisht qe nena nuk është ne rrezik ne këtë rast). Kjo fushe është akoma me e zgjeruar sesa po e paraqesim ne këtu, pasi natyrisht nuk mund te përmendim te gjitha teknikat qe mjekësia ka ne dispozicion për këtë problem, i cili është nen kontrollin e plote te mjekësisë moderne.
GRUPE TE TJERA GJAKU.
Janë shume grupe te tjerë gjaku qe njihen, por është tepër e rralle mundësia qe ato te shkaktojnë probleme, ne çfarëdo lloj mënyre. Kemi grupet M dhe N e S dhe P e shume te tjerë, disa e kane marre emrin nga pacientet e pare ne te cilin janë zbuluar - një mode mjekësore moderne kjo.
Rëndësia kryesore ne studimin e këtyre grupeve dhe shume te tjerëve është ne Etnologji - studimet sociale dhe te origjinës fisnore ashtu si dhe ne mjekësinë ligjore, përdoret ne rastet e përcaktimit te atësisë se fëmijës; por kurrë nuk mund ta provoje atë me ekzaktësi - sot për këtë problem përdoret testi i DNA, POR NE ANËN TJETËR KA FUNKSION PËRJASHTUES - P.SH MUND TE PROVOJE ME SAKTËSI QE NJË PERSON NUK ËSHTË BABAI I FËMIJËS - NE DISA KOMBINIME GRUPESH.
TRANSFUZIONI I GJAKUT !
Shenja me e qarte për një Transfuzion gjaku është ne rastet e hemorragjisë - veçanërisht ne ato akute dhe masive (aksidente, trauma etj) ku gjaku i humbur duhet zëvendësuar me shpejtësi e ne sasinë e plote. Ne hemorragjitë e ngadalshme, gjaku zëvendësohet - gjithashtu - por jepet me kohe me te ngadalte - për te mos renduar punën e zemrës. Ne raste shoku (shock) apo gjate djegieve, nuk humbet shume gjak por kemi humbje te plazmës e për pasoje presioni i gjakut bie. Kjo është tepër e rrezikshme. Ne një moment hemorragjik humbja e plazmës konsiderohet me e rrezikshme sesa humbja e rruazave te kuqe. Ne fakt kur nuk kemi mundësi te japim direkt gjak apo plazme - ne rastet urgjente jepet një solucion te dobët salin (kripor) sa për te restauruar presionin e gjakut derisa te arrijmë te marrim furnizime me gjak.
Mund te mendohet se jepet transfuzion gjaku ne rastet me anemi, por meqë janë faktorë e mekanizma te tjerë ne veprim kjo aplikohet rralle, sepse:
1. Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaçet.
2. Gjithmonë ka një element Risku - sado te vogël, ne transfuzion.
3. Anemia është ne qeliza dhe jo ne plazme, pra dhënia e sasive te mëdha te lëngjeve direkt ne qarkullimin vazal ,mund te mbisforcoje një zemër paksa te dëmtuar nga anemia. Por ka dhe raste, kur mund te behet transfuzion, ne anemi tepër te avancuara, kjo behet me "qeliza te paketuara", duke hequr plazmën nga gjaku.
Një rëndësi te veçante transfuzioni merr gjate operimeve kirurgjikale. Shume operacione kane humbje gjaku pasi ka procedura ekstensive te cilat duan kohe. Kjo humbje gjaku ve ne pikëpyetje suksesshmërinë e operacionit. Transfuzione gjaku përpara, gjate dhe/ose pas operacioneve bëjnë te mundur qe kirurget te bëjnë ndërhyrje te tilla, qe paraardhësit e tyre shume vjet me pare veç mund ti ëndërronin. Ka raste te pafundme se kur mund te jepet një transfuzion gjaku, por mendja menjëherë te shkon te përdorimi numër një dhe ne shkalle masive i tij - e ku tjetër veçse ne lufte. Nuk mund te rrime pa kujtuar kirurget e mjeket e Luftës se dyte Botërore te forcave aleate, te cilët bene transfuzione e operime ne një shkalle te papare ndonjëherë. Me një guxim vetëmohues e organizim shembullor, sallat operatore e ekipet e transfuzionit - shpesh kane vepruar ne vijën e frontit apo fare pranë tij, e ku ka qene një nder faktorët, qe nuk mund te konsiderohet i vogël, ne fitoren përfundimtare. ohdan Gworys të Universitetit të Breslau

NJERIU PAS DISA VJETESH
Pas disa mijëvjeçarëve qelizat gri do të zënë shumë vend
në tru duke e bërë atë të zmadhohet. Me zmadhimin e tij do të zmadhohet shumë
edhe koka e njeriut. Por balli do të mbesë i sheshtë ndërkohë që zmadhimi do të
kryhet për së gjati dhe ky i fundit do të ketë një formë si ajo e Frankenstein-it. Në profil koka e njeriut do të ngjajë katrore.
Por
zmadhimi i trurit nuk do të thotë se njeriu do të jetë më inteligjent. Kjo sipas nje antropologu polak.
STRESI
Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetiak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa.

Nëse
përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi
përmes sistemit të stresit në trup i cili përbëhet nga nerva dhe hormone.
Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të
ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese.
Tajiten hormone
Organet
kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i
dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë
hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu
nuk mund t'i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi
nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës
kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e
dhimbjes.
Gjëndrat
adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe
kortizol.
Preken shumë pjesë të trupit
Përmes
nervave të sistemit nervor të
dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka
ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit:
Zemra dhe enët e gjakut
Zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t'u mpiks
Mushkëritë
Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera.

Muskujt
Muskujt tkurren kur trupi bëhet gati për të luftuar apo për t'ia mbathur këmbëve.

Stomaku dhe zorrët
Gjaku rishpërndahet nga stomaku, zorrët dhe disa rropulli për tek muskujt, zemra dhe mushkëritë. Stresi çliron gjithashtu acide yndyrore dhe sheqer që u japin energji muskujve dhe organeve. Gjithashtu shtohet përqindja e kolesterolit të dëmshëm.

Sistemi imunitar i mbrojtjes
Në rastin e stresit kohëshkurtër përforcohet sistemi imunitar i mbrojtjes ndaj sulmeve. Por kur stresi vazhdon për një kohë të gjatë pa pasur mundësi trupi për të marrë vehten atëherë sistemi imunitar dobësohet.

Hormonet
Stresi kohëgjatë bën që të tajiten përqindje të mëdha hormonesh stresi ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet.

Të luftosh apo të ia mbathësh
Hulumtuesit
e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke
dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria
nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe tajitja e hormoneve të stresit
adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet në trup. Gjaku ntrashet, pulsi
dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund
të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin.
Nëse
njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo
do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të
larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup.
Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi
mund të ndikojë shëndetin për të keq.
Marrja e arratisë kur mungon
kontrolli
Nëse stresi ndjehet mbizotërues dhe i pamundur për ta
kontrolluar atëherë krijohet një kundërveprim për të marrë arratinë. Njeriu
ndjehet i varur nga të tjerët, i nënshtruar, i pashpresë, i shqetësuar dhe i molisur.
Në këtë lloj kundërveprimi stresor rritet aktiviteti i
trurit gjë që bën që të dërgohen hormone për tek gjëndrat adrenale mbi veshka.
Gjëndrat adrenale mbi veshka rrisin prodhimin e kortizolit në trup, ndërkohë që
prodhimi i hormonit gjinor testosteron, insulinës dhe hormonit të rritjes
pakësohet. Në afat të shkurtër trupi merr më tepër energji në formën e sheqerit
në gjak (glukozës) dhe acideve të lirë yndyrorë. Por mund të bëjë me kalimin e
kohës që njeriu të ndjehet i pafuqishëm dhe t'i mungojnë energjitë, ta ketë të
vështirë për të kujtuar gjëra dhe të përqendrohet.
Trupi jep gaz dhe frenon
Gjatë stresit kohëshkurtër, tajitja e adrenalinës dhe
noradrenalinës në trup bën që ky t'i "japë gazit". Trupi nxehet dhe
aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet.
Ndërkohë tajiten gjithashtu hormone të cilat riparojnë
dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë e cila ka një ndikim qetësues. Trupi "frenon".
Kur stresi i ngutshëm merr fund atëherë trupi "heq
këmbën nga gazi" dhe "frena" bën që trupi të marrë vehten. Por
në rastin e stresit kohëgjatë trupi "i jep gazit" në të njëjtën kohë
që efekti frenues zhduket. Përqindja e hormoneve të marrjes së vetes ulet. Mu
këtu shfaqet rreziku për efekte negative të stresit mbi shëndetin.
Sëmundje dhe shqetësime që
shkaktohen nga stresi
Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë
është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me hormonet e
stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet.
Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë
çrregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të
shtypjes së gjakut, ose në probleme me zemrën dhe stomakun.
Vetëm kohët e fundit ka pasur përfillje dhe dijeni të
mjaftueshme për të matur stresin.
Stresi apo ndryshe ndemja, nuk është diçka e re, por është gjendur gjithmonë si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Stresi ka qenë gjithnjë jetësor kur për shembull është dashur për t'iu shmangur rreziqeve që kanoseshin. Kur truri bën të ditur rrezikun, zemra nis të rrahë më shpejtë, muskujt tkurren dhe në gjak lëshohet adrenalinë për të çliruar shtytje në mënyrë që trupi të kundërvepronte më me të shpejtë dhe të duronte më tepër. Nëse stresi nuk do të gjindej, njeriu nuk do të kishte arritur të mbijetonte.
Pra stresi mund të përshkruhet si kundërveprim i i trurit dhe i pjesës tjetër të trupit ndaj atyre kërkesave, sfidave dhe ngarkesave të cilave i nënshtrohemi në rrethana të ndryshme të jetës. Stresi ka për qëllim të kujdeset që aftësia fizike t'i përgjigjet atyre kërkesave që truri pret të gjejë.

Por sot kundërveprimet nuk janë aq të vyeshme si dikur, për më tepër janë të vështira t'i shfryesh jashtë.
Thyerja psiqike dhe fizike
Thyerja psiqike dhe fizike në kuptimin e dukurisë që
shoqëron shoqërinë moderne njihet në gjuhë si suedishtja me termin e vet
përkatës (suedisht - utbrändhet) dhe është një gjendje molisjeje.
Një përcaktim që përdoret për gjendjen më sipër është
edhe sindromë kapitjeje
që do të thotë se bëhet fjalë për shumë simptoma dhe shqetësime që kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.
E thënë me pak fjalë, thyerja psiqike dhe fizike është
faza më e lartë e stresit. Njeriu nuk u ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve
mbi atë që trupi dhe shpirti nuk po ndjehen mirë. Atij do t'i duhet një kohë e
gjatë për t'u riaftësuar por jo të kuptohet sikur ai ka marrë fund njëherë e
përgjithmonë.
Stresorët fizikë dhe psiqikë
Fjala stresor është përdorur për ato gjëra që shkrehin
stresin në tru dhe trup. Këto mund të jenë fizike ose psikologjike.
Tek stresorët fiziologjikë hyjnë tuhatja, alkoholi dhe ndotësit e mjedisit por edhe dëmtimet fizike ndezin
kundërveprimet stresore.
Tek stresorët psikologjikë hyjnë për shembull andrallat
në marrëdhëniet ndërnjerëzore, tallja nga shokët, pakënaqësia me punën, humbja e ndonjë të afërmi dhe mungesa
e të çmuarit nga të tjerët.
Stresi pozitiv dhe ai negativ
Trupi dhe shpirti mund të kundërveprojnë me stres pozitiv
kur njeriu është i ngarkuar me gjëra që i sjellin kënaqësi të cilat njeriu i ka
zgjedhur vetë dhe që e cytin përpara. Por edhe nëse njeriut i pëlqen puna që bën, trupi nuk mund t'i
përballojë ngarkesat e tepërta. Prandaj stresi pozitiv mund të kthehet në
negativ nëse njeriu nuk i dëgjon paralajmërimet e trupit. Të gjitha llojet e
stresit kthehen në të dëmshme nëse trupi është i stresuar për një kohë të gjatë
pa pasur mundësi për ta marrë veten sërish. Shumë prej atyre që e kanë pësuar
kanë qenë të frymëzuar nga një punë nxitëse sa që nuk kanë pasur ndonjë balancë
në jetë, dhe nuk u kanë kushtuar vëmendje atyre paralajmërimeve të trupit dhe
shpirtit. Ndërsa stresi negativ shfaqet kur njeriu ndjen pakënaqësi dhe nuk
mundet ta ndryshojë këtë gjendje. Kjo mund të vlejë si për jetën private ashtu
edhe për atë në punë.
KOENZIMA
Q KUNDER PLAKJES
Kimisti
Walt Dunlop (shqip.
Uollt Danlap) ka veçuar lëndën bakteriale Koenzimën Q nga shkëmbijtë nënujorë
koralorë Great Barrier Reef buzë bregdetit
verior të Australisë
dhe shpreson me këtë të frenojë vjetërsimin e lëkurës së njerëzve. Në qullin
koralor ka baktere
që sa më tepër i nënshtrohen rrezatimit agresiv
ultravjollcë aq më tepër e prodhojnë këtë koenzimë. Koenzima Q kap radikalet e lira. Radikalet e
lira, një rrezik për vargjet e DNA'së,
shpërbëhen aq shpejt, sa më tepër goditen bakteret.Bakteret janë të afta të
rrisin menjëherë dhe pamasë mekanizmat e tyre mbrojtës dhe ndreqës. Koenzimë Q
ka edhe në lëkurën
e njeriut, por pakësohet me të shpejtë në moshë të thyer. Walt Dunlop shpreson
tani, që mekanizmat e zbuluara do të mundeshin të përdoreshin dikur. Përmes
kësaj ai nuk don të bëjë ndokënd më të ri, por më saktë të bëjë një çap përpara
kundër sëmundjeve që kanë të bëjnë me moshimin si dobësitë kardiake ose
sëmundjet degjeneruese si Alzheimer
dhe Parkinson.
Koralet
rriten deri menjëherë nën sipërfaqen e ujit, pasi që kanë nevojë për dritë për fotosintezën. Por kur nisin
baticë-zbaticat, banorët e ujit u nënshtrohen papritur faktorëve me rrezik për
jetën si ajri dhe rrezatimi i drejtpërdrejtë i diellit.
Kyçi
|
Kyçi rrethohet nga
një cipë indi lidhës që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Është cipa e kyçit ajo që krijon lëngun e kyçit.
Kupa mbërthehet pas eshtrave dhe mbështjell kështu
të gjithë kyçin. Kupa e kyçit është e përforcuar në disa vende nga disa rripa
të fuqishëm, lidhëset e kyçit apo ligamentet, të cilat janë të ndërtuara nga inde të tendosura
lidhëse.Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje
të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të
tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit.
NJE INJEKSION QE RRIT KUJTESEN
Shtimi i qelizave nervore në trup pothuajse
dyfishohet me anë të injeksionit me faktorin rritës IGF-1. Këtë e kanë zbuluar studiuesit
në Göteborg, Suedi. Kjo mund të shfrytëzohet për kurimin e trurit pas një ataku
zemre, kur qelizat e trurit nuk kanë marrë gjak, apo në rastin e ndonjë
sëmundjeje tjetër.
Më parë besohej se tek njerëzit nuk mund të lindin qeliza
të reja pas foshnjërisë, por para një gjysëm viti neurologu Peter Eriksson dhe
grupi i tij dhanë prova mbi se si truri i njeriut ndërton qeliza të reja
nervore përgjatë tërë jetës.
Është arritur
në përfundimin se stresi i dëmton qelizat e reja ndërsa
një mjedis i larmishëm e stimulues i pasuron ato. Ajo që shton më tepër numrin
e qelizave të reja është lëvizja trupore.
Pikërisht ajo që ndodh gjatë lëvizjes trupore është çlirimi i faktorit rritës IGF-1.
Kështu në provat e bëra tek minjtë injeksimi i faktorit rritës IGF-1 jo vetëm që bëri të mundur shtimin e qelizave por edhe ndikoi tek qelizat e reja që të bëheshin qeliza nervore dhe jo vetëm qeliza të zakonshme mbështetëse të qelizave nervore.
Shtimi gjeti vend në një pjesë të trurit që quhet hippocampus dhe që ka domethënie të madhe për kujtesën dhe të mësuarit. Përparësia me faktorin shumues IGF-1 është që mund të injektohet në krah e përsëri të arrijë trurin. Pasi është një lëndë e vetë trupit edhe mund të kalojë pengesën e gjak-trurit. Nga ky studim që do të vazhdojë edhe për të paktën 5 vjet të tjera mund të përfitojnë edhe ata njerëz që nuk kanë pjesë truri të dëmtuara por që duan të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe aftësinë për të mësuar.

KUJTIMET
Kujtimet marrin formë, ndryshojnë tërë kohës dhe bashkë me to ndryshojnë edhe njerëzit.

Njeriu beson në vërtetësinë dhe përhershmërinë e
kujtesës. Gjërat, të cilat nuk i vijnë ndërmend në mënyrë të vetëdijshme, i
mban thjesht për hapërdarje ose i ndrydh përbrenda.
Kujtesa interpreton. Sipas Sigmund
Freud'it kujtimet mund të gjurmohen deri në formën e tyre fillestare përmes hipnozës ose psikoterapisë. Mirëpo studimet më të fundit tregojnë se kujtesa jonë më tepër i interpreton gjërat sesa i përcjell me përpikmëri ato. Kujtesa rishkruan gjatë tërës
kohës skenarin e jetës sonë, ajo fshin, fut dhe u jep skenave të shkuara kuptim të ri. Prandaj nuk duhet t'i besojmë qorrazi kujtesës
sonë. E vërteta mund të mos ketë qenë ashtu si e besojmë ne.
Intrepretimi
Studiuesi amerikan John Kotre zbuloi se kujtesa jonë i jep rrugës së jetës sonë
një kuptim të përshkrueshëm. Mirëpo ne jemi të prirur të interpretojmë disa rrethana ashtu si na shkon ne për shtat. Ne i besojmë kujtesës sonë në mënyrë
intuitive, sidomos kur bëhet fjalë për diçka që e mbajmë mend shumë mirë. Për
shembull: në kujtesë ka mbetur që yt atë të ka mësuar të ngresh balonën në një kodër të qytetit. Por kjo nuk është e vërteta. Në kujtesë, dy
gjëra të ndryshme mund të kokolepsen me njëra-tjetrën dhe prej tyre të dalë një
përjetim i vetëm i sajuar. Kujtesa mund të
lërë mënjanë edhe gjërat e këqia: p.sh. ajo ndrydh përbrenda zënkat e shpeshta
përballë dashurisë së parë të madhe.
Struktura anatomike Strukturat anatomike të cilat vendosin mbi kujtesën dhe harresën ndodhen thellë në
lobin tëmthor të njohura si "hippocampus" (hipokampus) dhe
"korteksi rinal". Këto rajone ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës. Nëse
dëmtohet njëra prej këtyre dy strukturave atëhere kujtimet nuk mund të ruhen
më. Përgjatë veprimit të sjelljes "së vërtetë" ndërmend të gjërave
janë në veprim rajonet e lobit tëmthor përbrenda trurit. Përgjatë veprimit të
sjellës "së rreme" ndërmend të gjërave vihet në veprim një rajon përbrenda trurit ballor. Kjo dukuri shfaqet gjithnjë kur është fjala për konflikte. Kështu truri na sinjalizon që kujtesa është duke na mashtruar. Por ne
nuk e vëmë re.
Sëmundje
* Infarkti
* Infarkti miokardit
* Gripi
* Diarre
* Kolera
* Multiple Skleroza
* Tumori i trurit
* Asthma Bronkiale
* Bronchiti
* Pneumonia
* Laringiti
* Mykoviscidoza
* SIDA
* Anemia
* Talasemia
* Kanceri i gjirit
* Kanceri i Stomakut
* Antraksi
* Spondiliartroza
* Diabeti i sheqerit
* Toksikomania
* Tabagizmi
* Alkoolizmi
* Bulimia
* Anoreksia
* Obeziteti
* Fibriomat
* Kistet
* Tumoret
* Gangrena
* Infeksioni urinar
* Glomerulonefriti
* Nefroza
* Pielonefriti
* Cistiti
* Melenat
* Amenorhea
* Anuria
* Asfiksia
* Afagia
* Kariesi
* Prostati
* Hemorohidet
* Mykthi
* Alopecia
* Rakitizmi
* Tetania
* Blefariti
* Konjuktiviti
* Glaukoma
* Shkolija e retines
* Retinopatia diabetike
* Hernia diskale
* Artritet
* Stenoza mitrale
* Insuficienca renale
* Insuficienca Kardiake
* Insuficienca hepatike
* Ekzema
* Skizofrenia
* Neurozat
* Otiti
* Sinoziti etj.
* Autizmi
Ekzistojnë
dy parime bazë për ta mbajtur trurin e shëndetshëm dhe të mprehtë ndërsa vitet
kalojnë: varieteti dhe kureshtja. Kur gjithçka që bëni bëhet e dorës së dytë,
duhet të bëni një ndryshim. Nëse mund ta zgjidhni fjalëkryqin edhe në gjumë,
atëherë ka ardhur koha të lëvizni përpara drejt sfidës së re në mënyrë që të
gjeni ushtrimin e duhur për trurin. Kureshtja për botën që ju rrethon, si ajo
funksionon dhe sa ju mund të kuptoni do të bëjë që truri të punojë shpejt dhe
me efikasitet. Përdorini idetë e mëposhtme për të arritur fitnesin mendor.
1.
Lexoni libra
Zgjidhni
një libër me një temë krejt ndryshe. Lexoni një novelë me bazë në Egjipt.
Mësoni për ekonominë. Ka mjaft libra të shkëlqyer jo letraro-artistik që ia
arrijnë qëllimit t’ju argëtojnë ndërsa mësoni për një subjekt. Bëhuni një
ekspert në diçka të re çdo javë. Jo vetëm që do ta vini trurin në lëvizje duke
imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori
interesante për të treguar
2.
Luani lojëra
Lojërat
janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Sudoku, fjalëkryqet dhe lojërat
elektronike mund të përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit. Këto lojëra
mbështeten tek logjika e matematika.
3.
Përdorni dorën e kundërt
kalojeni
ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk përdorni. Nëse jeni mëngjarash, hapini
dyert me dorën e djathtë. Nëse përdorni të djathtën, atëherë provoni t’i hapni
dyert me dorën e majtë. Ky ushtrim i thjeshtë do të bëjë që truri juaj të
shtrojë rrugë të reja. Mbajeni orën në dorën e kundërt që të kujtoheni për
këtë.
4.
Mësoni numrat e telefonit
Telefonat
celularë mbajnë mend çdo numër që i telefonon. Askush nuk i mëson më përmendësh
numrat e telefonit sot, por kjo është një mënyrë e mirë për të stërvitur
kujtesën. Mësoni një numër të ri çdo ditë.
5. Hani
edhe për trurin tuaj
Truri
juaj ka nevojë që të hani në mënyrë të shëndetshme. Përqendrohuni tek vajrat e
peshkut nga salmoni i egër, arrat, bajamet, farat e lirit dhe vajin e ullirit.
Hani më shumë prej këtyre ushqimeve dhe më pak ushqime të konservuara.
6.
Ndahuni nga rutina
Sa
shumë na pëlqen rutina. Gjërat që na pëlqejnë do t’i bënim gjatë gjithë ditës.
Por sa më shumë ta perfeksionojmë diçka, aq më pak punon truri për të. Për ta
ndihmuar trurin të qëndrojë i ri, duhet sfiduar. Ndryshoni rutinën në dyqanin e
ushqimore, përdorni gjëra që s’i keni përdorur më parë, hani ëmbëlsirën në
fillim. E gjithë kjo do ta detyrojë trurin të zgjohet nga zakoni dhe të jetë
përsëri vigjilent.
7.
Kaloni nga një rrugë e ndryshme
Udhëtoni
apo ecni nga një rrugë ndryshe nga ajo që kaloni zakonisht. Ky ndryshim në
rutinë do ta ndihmojë trurin të stërvitë kujtesën. Provoni anë të ndryshme të
rrugës për të shkuar në një dyqan.
8.
Mësoni një aftësi të re
Mësimi
i një aftësie të re do të vë në punë zona të ndryshme të trurit. Kujtesa do të
hyjë në punë, do të mësoni lëvizje të reja dhe do t’i lidhni gjërat ndryshe.
Leximi i Shekspirit, mësimi i gatimit dhe ndërtimi i një aeroplani nga kunjat e
dhëmbëve, të gjitha këto janë aftësi që do të sfidojnë trurin dhe do t’ju japin
diçka për të menduar.
9. Bëni
lista
Listat
janë të mrekullueshme. Bërja e listave ju ndihmon t’i lidhni artikujt njëri me
tjetrin. Bëni një listë të të gjitha vendeve ku keni udhëtuar. Bëni një listë
të ushqimeve më të shijshme që keni ngrënë. Bëni një listë të dhuratave më të
mira që ju kanë dhënë. Bëni një listë çdo ditë për të luajtur me kujtesën. Bëni
listën e ushqimeve për të blerë, por përpiquni të blini pa të.
10.
Zgjidhni një mjeshtëri të re
Gjeni
diçka që ju magjeps, që është e lehtë të bëhet dhe që nuk ju kushton shumë.
Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti
muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit apo të shkrimit, të gjitha
këto janë zgjedhje të shkëlqyera.
Mistere nga Bota
Shkencëtarët rusë në fund të viteve 40 mbajtën 5 njerëz zgjuar, duke përdorur një gaz eksperimental. Subjektet u mbajtën në një ambient te mbyllur, duke u monitoruar me kujdes oksigjenin që ata merrnin, në mënyrë që gazi të mos i vriste, meqënëse në sasi të lartë ishte helmues. Ky eksperiment u zhvillua para se të kishte rrjet kamerash, ata kishin vetëm mikrofone dhe dritare më xham 12 cm tw trashw nëpër dhoma me qëllim monitorimin e tyre. Dhoma ishte mbushur me libra, shtroje për të fjetur por nuk kishte shtrat, kishte banjo, ujë të rrjedhshëm dhe ushqim të mjaftueshëm për ata të pestë për më shumë se një muaj.
Subjektet e eksperimentit ishin të burgosur politikë, të dënuar si armiq të shtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjithçka shkoi mirë për 5 ditë, subjektet zor se u ankuan, meqënëse u ishte premtuar se do të ishin të lirë nëse i nënshtroheshin testit dhe nuk flinin për 30 ditë. Bisedat dhe aktivitet e tyre monitoroheshin dhe u vu re që ata vazhduan të flisnin gjithnjë e më shumë për incidentet traumatike të së shkuarës dhe se toni i bisedave të tyrë kaloi në një aspekt më të errët pas 4 ditësh.
Pas pesë ditësh, ata filluan të ankoheshin për situatat dhe ngjarjet që i kishin sjellë ku ndodheshin dhe nisën të shfaqnin paranojë të theksuar. Ata ndaluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe filluan të pëshpërisnin nëpër mikrofonë apo nëpër dritaret me pasqyra nga ku nuk dukej ç’kishte jashtë.
E çuditshmja është se të gjithë ata dukej se mendonin që mund të fitonin besimin e eksperimentuesve nëse ishin kundër subjekteve të tjerë që ishin mbyllur aty bashkë me ta. Fillimisht eksperimentuesit dyshuan se ky ishte efekt nga gazi.
Pas nëntë ditësh, i pari filloi të ulërijë. Ai vraponte nëpër dhomë, duke ulëritur me sa kishte në kokë, por zor se i merrej vesh ndonjë gjë, nuk arrinte të shqiptonte fjale.
Eksperimentuesit dyshuan fillimisht se mos ai kishte prere kordat vokale. Gjëja më e habitshme e kësaj sjelljeje ishte si të tjerët reaguan ndaj kësaj, apo … si ata NUK reaguan. Ata vazhduan të pëshpërisnin nëpër mikrofonë deri sa i dyti nga të burgosurit filloi të ulërinte.2 të burgosurit që nuk po bërtisnin morën librat dhe filluan të ndyenin faqet e librave me jashtqitjet dhe i ngjisnin qetësisht mbi xhamat e dritareve. Ulërimat reshtën menjëherë.
Po kështu reshtën dhe pëshpërimat në mikrofonë. 3 ditë më vonë eskperimentuesit kontrolluan mikrofonët për orë të tëra për tu siguruar që ata punonin ende, meqënëse menduan se ishte e pamundur që të mos kishte asnjë tingull me 5 njerëz aty brenda. Konsumimi i oksigjenit në dhomë tregonte që të pestë ishin ende gjallë, ndonëse sasia e oksigjenit që ata po konsumonin ishte në një nivel të atillë sikur ata po kryenin stërvitje të vazhdueshme. Mëngjesin e ditës së 14 bënë diçka të cilën thanë që nuk duhet ta bënin, që të merrnin një reagim nga të burgosurit, ata përdorën telefonin e brendshëm duke shpresuar të kishin ndonjë përgjigje nga ata, ata nuk dinin nëse subjektet ishin të vdekur apo u kishte rënë të fikët.
Ata shpallën : Po hapim dhomat për të tëstuar mikrofonët, largohuni nga dyert dhe shtrihuni barkaz në dysheme, në mos do të qëlloheni. Bindja do t’i mundesoj njërit nga ju lirim të menjëhershëm. Për habinë e tyre, ata dëgjuan një frazë të vetme më një ton shumë të qëte: Ne nuk duam më të jemi të lirë.” Nisi debati mes eksperimentuesve dhe forcave ushtarake të cilët po sponsorizonin kërkimin. Meqënëse ishte e pamundur të merrnin një përgjigje tjetër duke përdorur telefoninë e brendshme, ata vendosën të hapnin dhomën në mesnatën e ditës së 15te.
Dhoma u pastrua nga gazi stimulant, u mbush me ajër të pastër dhe menjëherë nisën dhe zërat në mikrofon. 3 nga zërat filluan të luteshin, ashtu siç mund të luteshin për jetën e njerëzve të dashur, që t’u kthenin gazin. Dhoma u hap dhe u dërguan ushtarët për të marrë subjektet e eksperimentit. Ata nisën të ulërijnë dhe më fort dhe po ashtu ulërinin dhe ushtarët, kur panë cfarë kishte aty brenda. Katër nga 5 subjektet ishin ende gjallë, ndonëse vështirë se quhej “gjallë’ gjendja në të cilën ndodheshin.
Racionet e ushqimit, pas ditës së 5të nuk ishin prekur dhe aq. Kishte copa mishi nga kofsha dhe nga kraharori i subjektit të vdekur në mes të dhomës duke bllokuar tubacionin dhe duke bërë të mundur mbledhjen e gati 4 inch ujë në dysheme. Sa saktësisht ishte gjak nga uji në dysheme nuk u llogarit asnjëherë. Edhe subjektet e mbetur gjallë kishin pjesë të mëdha të muskujve dhe të lëkurës të shkulura nga trupi. Shkatërrimi i mishit dhe shfaqja e kockave në majë të gishtërinjve tregonin që plagët ishin shkaktuar me dorë, jo me dhëmbë sic menduan shkencëtarët fillimisht. Një shqyrtim më i kujdesshëm i pozicionit dhe i këndeve të plagëve tregoi që pjesa më e madhe e tyre, në mos të gjitha, ishin të vetë-shkaktuara.
Organet abdominale nën kafazin e kraharorit të të 4 subjekteve ishin hequr. Ndërkohë që mushkeritë, zemra dhe diafragma qëndronin në vendin e tyre, lëkura dhe pjesa më e madhe e muskujve që vishnin brinjët ishin shqyer, dhe nga kafazi dukeshin mushkëritë. Të gjitha enët e gjakut dhe organet ishin të paprekur, ato thjesht ishin nxjerrë dhe lënë në dysheme, ishin shpërndarë rreth trupave me rropullitë jashtë, por që jetonin ende të subjekteve. Aparati tretës i të katërve mund të shihej që punonte ende, duke tretur ushimin. Shpejt u pa se ajo që ata po tresnin ishte ajo cka kishin shqyer nga mishi i tyre dhe e kishin ngrënë gjatë atyre ditëve.
Shumë nga ushtarët ishin forca speciale të mësuara me vështirësi, megjithatë shumë prej tyre nuk pranuan të ktheheshin në dhomë që të hiqnin subjektet. Subjektet vazhduan të ulërinin të liheshin në dhomë, madje dhe u lutën duke kërkuar dhe lëshimin e gazit që ata të mund të flinin.
Për habinë e të gjithëve, subjektet e eksperimentit kundërshtuan me forcë proçesin e largimit të tyre nga dhoma. Një nga ushtarët rusë vdiq me grykë të shqyer, një tjetër u plagos për vdekje nga një subjekt i cili i shkuli testikujt ushtarit si dhe një venë në këmbë. 5 të tjerë nga ushtarët vdiqën duke llogaritur këtu dhe ata që kryen vetëvrasje në javët pas incidentit.
Gjatë përleshjes, një nga 4 subjektet e mbetura gjallë kishte shpretkë të plasur dhe ai kullonte gjak gjithandej. Mjekët eksperimentues u munduan ta qetësonin atë, por ishte e pamundur. Atij i ishte injektuar më shumë një dozë 10 fish më e lartë se e zakonshmja me morfinë dhe ai ende luftonte si një kafshë e zënë në çark, duke i thyer disa brinjë dhe një krah mjekut. Zemra vazhdoi t’i rrihte dhe për dy minuta pasi ai kishte humbur aq gjak sa në enët e tij të gjakut kishte më shumë ajër se gjak. Edhe pasi zemra i kishte pushuar, ai vazhdoi të uleërijë dhe të përpëlitej për 3 minuta të tjera, duke u përpjekur të sulmojë këdo që mund të kapte, duke përsëritur vetëm fjalën ” Më shumë” vazhdimisht, që sa vinte e dobësohej, deri sa u bë heshtje.
3 të mbijetuarit nga subjektet ishin kontrolluar me vështirësi dhe ishin dërguar në një qendër mjekesore, dy nga ata, me korda zanore të paprekura kërkonin për gaz, që u nevojitej t’i mbante zgjuar.Subjekti më i dëmtuar u dërgua në sallën e operacionit në godinë. Gjatë proçesit të përgatitjes së subjektit për t’ia vendosur organet prapë në trup, u pa që ai ishte krejtësisht i imunizuar ndaj anestezisë që i kishin bërë për ta futur në operacion. Ai luftoi me sa fuqi kishte ndaj atyre qe e mbanin aty, ndërsa i jepej anestezia. Ai arriti të shkulë një rrip lëkure prej 4 inchësh të gjerë që i kishin vënë në njërin kyc të dorës, dhe pse dora po i mbahej nga një ushtar i fuqishëm. Duhej më shumë anestezant se zakonisht për ta kontrolluar dhe sapo mbylli qepallat, i pushoi zemra. Gjatë autopsisë së subjektit që vdiq në tryezën e operacionit u pa që gjaku i tij kishte nivel oksigjeni 3 herë më të lartë se normalja. Muskujt që kishin mbetur mbi skeletin e tij ishin të shqyer keqazi dhe ai kishte 9 brinjë të thyera gjatë përpjekjes për të mos u nënshtruar. Pjesa më e madhe e tyre ishte thyer nga tendosja e muskujve të tij.
I mbijetuari i dytë ishte ai që kishte nisur të ulërinte i pari. Kordat vokale të tij ishin të shkatërrruara, ai nuk mund të lutej apo të kundërshtonte operacionin, ai thjesht reagonte me tundje të fuqishme të kokës për të kundërshtuar kur ata afruan gazin anestezik pranë tij.Ai pohoi me kokë kur dikush aty propozoi si pa dëshirë që të provohej operimi pa anestezik dhe nuk reagoi më për 6 orët që zgjati procedura e vendosjes së rropullive dhe perpjekjeve për ti mbuluar ato me ç’kishte mbetur nga lëkura e tij. Mjeku që udhëhiqte operacionin thoshte pareshtur se ishte mjekesisht e mundur për subjektin të ishte gjallë. Një infermiere e tmerruar që po asistonte aty në operacion deklaroi se kishte parë gojën e pacientit të rrudhej si një buzëqeshje sa herë që sytë e tyre ndesheshin. Kur operacioni mbaroi subjekti vështroi kirurgun dhe nisi të dihasë rëndë, duke u munduar të flasë. Duke e kuptuar që kishte diçka shumë të rëndësishme për të thënë, kirurgu solli letër dhe laps që ai të mund të shkruante mesazhin. Ishte thjesht “Vazhdo të presësh”
Edhe dy subjekteve të tjerë iu bë i njëjti operacion, njëlloj, pa anestezik, por për ta u desh t’u injektohej një paralizues për kohën që zgjati operacioni. Kirurgu e kishte të pamundur të kryente operacionin pasi pacienti qeshte gjatë gjithë kohës. Sapo u paralizua, pacienti mund ta ndiqte kirurgun me sy. Injeksioni paralizues pastroi sistemin e tyre në një kohë shumë të shkurtër dhe ata shumë shpejt u përpoqën te kepusnin cka i mbante lidhur. Në çastin që ata mund të flisnin ata kërkonin gaz stimulant sërish. Eksperimentuesit u munduan të pyesnin pse ata kishin gjymtuar veten, pse kishin shkulur zorrët e barkut dhe pse donin stimulant përsëri.
Përgjigja e vetme që morën ishte “Duhet të qëndroj zgjuar.”
Të tre subjektet pasi u kuruan dhe e morën disi veten, u cuan në dhomë në pritje të vendimit se çdo të bëhej me ta. Eksperimentuesit po përballeshin me zemërimin e “bamirësve” meqënëse kishin dështuar në synimet e projektit të tyre, menduan euthanizinë, t’i vdisnin subjektet e mbijetuar. Oficeri që kishte komandën, një ish oficer i KGBse pa aty mundësinë për të hulumtuar se çdo të ndodhte nëse ata do futeshin në gaz përsëri. Eksperimentuesit kundërshtuan fuqishëm, por kjo nuk u mor parasysh. Kësaj here, në përgatitjet për t’u mbyllur në dhomë, subjektet ishin lidhur me nje monitor dhe ata ishin siguruar që të qëndronin mbyllur për një kohë të gjatë. Për habinë e të gjithëve, të tre reshtën së luftuari sapo iu bë e ditur që ata do ktheheshin tek gazi. Ishte e dukshme që të tre ata po rrekeshin me sa fuqi kishin që të qëndronin zgjuar. Një nga subjektet që mund të fliste ende, mërmërinte pareshtur dhe më ton të lartë.Subjekti memec po levizte këmbët duke tërhequr ato cka e mbanin lidhur sa majtas djathtas. Subjekti tjeter kishte ngritur koken nga jasteku dhe puliste syte me shpejtësi. Shkencëtarët me habi po shihnin monitorimin e valëve trunore të tij. Ato ishin normale në më të shumtën e kohës, deri kur një vijë e drejtë e pashpjegueshme, shfaqej hera herës.Dukej sikur ai vazhdimisht po përjetonte vdekje të trurit, para se të normalizohej. Ndërsa ata ishin të përqëndruar tek letrat që dilnin nga aparatura e monitorit, vetëm një infermiere pa sytë e tij të mbylleshin në atë cast që koka iu përplas mbi jastëk. Valët e trurit menjëhere ndryshuan në ato të gjumit të thellë dhe zemra u ndal përnjëherë.
I vetmi subjektqë kishte mbetur, nisei të ulërinte që të izolohej. Valët e trurit të tij tregonin po ato vija të drejta si ai që sapo kishte vdekur nga gjumi. Komandanti dha urdhër për të mbyllur dhomën me të dy subjektet aty, po ashtu dhe me tre shkencëtarët. Një nga këta të tre drejtoi armën dhe e qëlloi komandantin në ballë, pastaj e drejtoi armën nga subjekti memec dhe e qëlloi dhe atë. Pastaj ai drejtoi armën nga subjekti i mbetur, i mbetur lidhur në krevat, ndërsa pjesa tjetër e mjekëve dhe e eksperimentuesve po vraponin të shpëtonin. “Sdo mbyllem këtu me këto gjëra, jo me ty!’” I ulëriti ai njeriut të lidhur mbi tryezë.-çfarë je ti? pyeti ai,-Duhet ta di! “
Subjekti buzëqeshi.
-Kaq shpejt harrove?-pyeti subjekti. -Ne jemi ju. Ne jemi cmenduria që gëlon brenda jush, duke u përgjëruar çdo cast që të clirohemi në mendjen tuaj shtazarake. Ne jemi çfarë ju fshihnin në shtretët çdo natë. Ne jemi çfarë ju mbyllni në qetësi dhe ajo çka paralizoni kur shkoni në parajsën e natës ku ne nuk mund të shkelim.
Shkencëtari heshti. Pastaj mori shenjë zemrën e subjektit dhe qëlloi. EGG tregoi vijezen e drejtë ndërsa subjekti duke dhënë frymë tha : Pothuajse … i lirë… “/

FARET NE ANTIKITET DHE ZBULIMET NE DURRES
Në analet historike, në detin Mesdhe njihen rreth 100 fare antike greke e romake. Prania e shpeshtë e farit në burimet e shkruara dhe paraqitjet në pikturë, skulpturë dhe në monedhat e kohës bën që fari të konsiderohet një monument i denjë për festimin e fuqisë së sundimtarëve, për shfaqjen e teknikës dhe teknologjisë ndërtimore. Në kohët e sotme, vetëm 20 nga këto fare njihen nga mbetjet e tyre arkeologjike. Më i famshmi i tyre është fari i Aleksandrisë, një nga shtatë mrekullitë e botës, që ka humbur për gjithnjë. Ai që është ruajtur më mirë ndodhet në La Korunja të Spanjës dhe këtë vit është marrë në mbrojtje nga UNESCO, duke marrë titullin e Monumentit të Trashëgimisë Kulturore të Njerëzimit. Në seminar u deklarua se në muajin qershor, në një kongres ndërkombëtar, në të cilin morën pjesë specialistë të fareve antike nga e gjithë bota, u prezantua dhe hipoteza se zbulimi i Durrësit ishte një far.
Hipoteza u mbështet nga studiuesit me formën e rrumbullakët, që është tipike për faret e Mesdheut Lindor dhe përqasjen më të afërt me tri faret e ishullit Thasos të epokës greke dhe të atij roman të sapozbuluar në Patara të Turqisë. Bashkësia shkencore ndërkombëtare, sipas arkeologëve shqiptarë dhe italianë të ekipit që punoi në objektin e zbuluar, ka uruar që gërmimet e reja me mjete financiare të përshtatshme të mund ta konfirmojnë këtë hipotezë shumë tërheqëse dhe të kërkohen të gjitha mjetet për të ruajtur dhe për ta bërë objektin të vizitueshëm nga publiku. Zbulimi dhe vërtetimi i hipotezës së ngritur do e shndërronte atë në një monument antik tepër të rëndësishëm dhe të çmuar. Bashkia e Durrësit, e cila punon në bashkëpunim të ngushtë me projektin pilot për realizimin e Parkut Arkeologjik Urban e ka futur këtë pjesë në konkursin e ideve për riprojektimin arkitektonik të sheshit qendror të Durrësit.
Truri është më i shpejtë se vetëdija
Njeriu merr një vendim dy milisekonda e gjysmë përpara se të jetë i vetëdijshëm mbi të. Ky mund të shihet në formën e një shtyse të vogël elektrike.
Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi vullnet të lirë por tregon se ky vullnet i lirë nis me diçka të pavetëdijshme. Edhe Freud'i ka thënë se shumë nga ajo që bëjmë vjen nga pavetëdija.

Një shembull është gjuha e folur. Ne nuk dimë nëse gjuha që përdorim është e rregullt nga ana gramatikore, se ku është folja apo emri, se a jemi duke përdorur një folje apo emër në fjalinë që po themi, mbi këtë jemi të pavetëdijshëm por ia arrijmë të merremi vesh me tjetrin pasi gjuha që flasim është njëfarësoj korrekte, ndonëse ndoshta jo në mënyrë të përsosur.
Truri ka një kore të jashtme që quhet korteks cerebral. Ky është i ndarë në katër rajone. Njëri prej tyre është korja ballore (korteksi frontal). Ky merret me vullnetin e lirë, me veprimet, me kujtesën tepër afatshkurtër dhe është sintezë e proceseve më të larta mendore.
Truri rindërton gjithçka mbi të dhëna tepër të kufizuara. Të dhënat atje jashtë janë të plota por truri përdor vetëm një sasi të kufizuar të tyre. Kështu atij i duhet gjithnjë t'i plotësojë me hamendësime. Gjatë plotësimit bëhen gabime pasi truri ka kufirin e tij.
Subscribe to:
Posts (Atom)
BlogRoll
Pages
Popular Posts
-
INFORMACION PER PLANETET. Planetet jane trupa qiellor te erret qe rrotullohen reth nje ylli.Ne sistemin tone diellor njihen ...
-
Territori francez mes monarkeve vendas dhe atyre angleze Sikunder e kemi permendur edhe me pare, Franca doli si shtet me vete pas Traktati...
-
Cfare eshte interneti Lidhja me Internetin, Konfigurimi i tij. Cfare eshte Interneti? Interneti eshte nje bashkesi rrjetash te s...
-
Pana eshte nje lloj i ajkes se qumeshtit. Pana ka përkthimin në shqip ajkë ose mazë.Por shumë nga ne mund të ngatërrohen me këtë përkthi...
-
Teoria qelizore pohon se: Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e gjallesave është qeliza Qelizat e kanë prejardhjen e t...
-
Prodhimi i brendshëm bruto (GDP) është një nga treguesit kryesore të përdorura për të vlerësuar shëndetin e ekonomisë së një vendi. Ajo ...
-
Kjo eshte pjesa e dyte e postimit lidhur me fjale te urta dhe thenie te mencura. Fjale te urta dhe thenie te mencura. Ai qe ngute...
-
Fasulja permban shum proteina,vitamina te shendetshme per zemer dhe antistres sic jan vitamina B, pastaj acdi folik, K, riboflavinës (B2) d...
-
Semundja e sides (HIV, AIDS) Semundja e sides eshte nje semundje qe shkaterron ngadale imunitetin e trupit. Pa keto mbrojtje te r...
-
Ne Mesopotami (ne greqisht toke midis dy lumenjve) u zhvillua nje prej qyteterimeve me te hershme. Historia e saj njohu shume luftera te pe...